Djalosh, hap krahun, është ky thelbi i deklaratës me të cilën Jupp Heynckes 68 vjecar i drejtohet Jurgen Klopp teknikut të Borusias së Dortmundit. Ish sulmuesi me 360 ndeshje të luajtura në kurikulum, 220 gola, 4 tituj të Bundesligës ja thotë ish mbrojtësit që ka luajtur zero ndeshje në Bundesligën gjermane, ja thotë trajneri që fitoi Chempionsin në 98-ën me Realin e Madridit teknikut që e prek finalen për herë të parë në karrierën e tij.
“ Jam optimist, nuk pyes se cfarë do të ndodhë nëse humbas. Kam besim, do ta cojmë ne në shtëpi trofeun e Chempions”
Hyenkes ka arritur 3 herë në finalen e Champions si trajner, dhe është normale që të ketë eksperiencë në pregatitjen e një ndeshje të tillë.
“ Një ndeshje si kjo pregatitet duke përsëritur të gjitha ato gjëra që duken të lehta, goditjet e këndit, goditjet e dënimit, shikimet, gjestet. Faktori teknik ka rëndësi por ai human është më i rëndësishëm, lojtarët kanë ndjesinë e eventit, e ndiejnë ndeshjen i sheh të elektrizuar.”
Gjithsesi Klopp është një mjeshtër për sa i përket motivimit, ndërsa Hejnkes duket më i qetë , por si do ta surprizojë Borusian e Dortmundit.
“ Nuk ka ndonjë sekret. Mes nesh është gjithmonë një sfidë me porta të hapura, ku ka gola. Nuk do të ketë surpriza taktike, por do të vendosë forma e momentitn, mënyra se si përballohet presioni, e kam studiuar shumë Juventusin që nuk e njihja, Barcelonën e kam studiuar më pak, ndërsa për Borusian e Dortmundit dimë gjithshka.”
Por gjithsesi Bajerni nuk ia ka dalë ta mposhtur asnjëherë Borusian në 6 sfidat e fundit të Bundesligës, cka të bën të kuptosh se verdhezinjtë janë rivali më i fortë për Bajernin.
“ Është e pabesueshme se sa kanë fituar me meritë në këtë dyvjecar, por edhe kundër nesh nuk është e lehtë të luash, shikoni pak se si i sistemuam Juventusin dhe Barcelonën. “
Në të njëjtin mendim është dhe Frank Riberi që është I bindur se Bajerni do ta mposhtë dortmundin nëse përrsrirt pefrformcnëcën që bëri kundër Barcelonës, por një temë delikate e kësaju sfide është Mari Gëtce, I cili së fundmi ka filluar stërvitjeen me grupin dhe pritet të jetë në Uembli për të luajtur kundër Bajernirt skuadrës së tij të arshshme,
“ Është në një situatë delikate, nuk do të jetë e lehtë për një djalosh që do të jetë I Bajerenit që nga korriku të mbajë gjithë këtë peshë, por Chempionsi ëështë maksimumi për një futboillist dhe ai do të bëjë gjithshka që ta fitojë. Është një I punuësuar te Borusia dhe mund të largohet duke lënë një kujtim të mirë”
Rumenige deklaroi se fundmi se është pikërisht Hejnkes special One I vërtetë dhe tani që e kërkojnë shumë klube janë të shumtë ata që pyesin se cfarë do të bëjë trajneri gjerman pasi të përfundojë eksperienëcën e tij me Bajernin.
“ Konfirmoj se nuk do të drejtoj më një skuadër në Bundesliga, dhe fati më përi një dhuratë, duke qenë se ndeshja ime e fudnit në stol ishte në BMynchengladbah ku kam lindur dhe kam punuar për 23 vjet. duket një film, një rreth që mbyllet. Personat special janë të tjerë, janëe mjekët, zjarrfikësat, infermierët, ushtarët tanë në Afganistan. Jam njëcik sipër me moshën për të bërë aventura jashtë Gjermanisë, por do të vendos në qershor.”
Por a është i vetëjdishëm Hejnkes se nëse humbet Chempionsin do të dalë nga dera e vogël e Bajernit të Mynihut.
“Nuk është e vërtetë do të dal nga porta e madhe, pasi kurrë nuk kam pasur një skuadër që luan si kjo”.
Supersport
