IPR Marketing ka prezantuar sondazhin e dytë, të realizuar për televizionin Ora News. Në këtë sondazhin të kompanisë italiane u intervistuan 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse dhe në të njëjtën mënyrë edhe 1000 persona vetëm në qarkun e Tiranës. Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Marzhi i gabimit është 2.5 për qind. Intervistat janë kryer me telefon, 70 për qind me celularë dhe 30 për qind me telefona fiks. Ajo që është e qartë në këtë sondazh është avantazhi i koalicionit të majtë kundrejt koalicionit që është në qeveri. Sipas të dhënave të sondazhit koalicioni i majtë merr 48 për qind të votave ndërsa koalicioni që është sot në qeveri merr 43. 5 për qind. Rezultatet kanë shkaktuar tension në studio, pasi gazetari Çim Peka tha se ky është një sondazh i paguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Drejtuesja e emisionit, Ilva Tare, i kërkoi atij që të ruante seriozitetin dhe të mos bënte akuza.
Rezultati në Tiranë
17 me 15 është ndarja e mandateve në Tiranë në favor të aleancës së majtë, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin më 21 Maj. Diferenca mes dy koalicioneve bëhet nga mandatet e LSI. Aleanca e majtë arrin në 17 mandate falë 3 mandateve të LSI, e cila ne zgjedhjet e vitit 2009, mori 4 % të votave në Tiranë, ndërsa nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot sipas sondazhit do të arrinte të merrte 8 % të votave , duke e dyfishuar rezultatin.
Ne rang kombetar rezultati se kush i fiton zgjedhjet, rezultati eshte:
KOALICIONI I MAJTE 48%.
KOALICIONI I DJATHTE 43,5%.
***
Per qarkun e Tiranes pyetjes se kush i fiton zgjedhjet, pergjigja eshte:
Koalicioni i majte 49,5%.
Koalicioni i djathte 45 %.
Me koalicione. Koalicioni i majte 17 mandate. Koalicioni i djathte 15 mandate
***
Pyetjes se nëse nënshtetasit shqiptarë jashtë kufijve duhet të votojnë në shtetin ku jetojnë apo duhet të kthehen për të votuar në Shqipëri, të intervistuarit i janë përgjigjur:
58,2% Duhet të votojnë në shtetin ku ata jetojnë.
34,2% duhet të kthehen në Shqipëri për të votuar dhe 7,6% i janë përgjigjur nuk e di.
***
Të pyetur se çfarë mendimi keni për uljen e moshës për të votuar deri në 16 vjeç, shqiptarët i janë përgjigjur:
79,6% Kundër.
18,2% Pro dhe “Nuk e di” i janë përgjigjur 2,3%
***
Një nga pyetjet e rradhës ka qenë edhe në lidhje me 3 ligjet e integrimit ku të intervistuarit janë përgjigjur 39,9% se ligjet duhen modifikuar përpara se të aprovohen.
29,3% mendojnë se janë mirë kështu siç janë ndërsa 30,8% janë përgjigjur “Nuk e di”
***
Pyetja se kush po e drejton fushatën elektorale në mënyrë më bindëse dhe efikase ka marrë si përgjigje:
36,3% Edi Rama dhe PS
25% Sali Berisha dhe PD
38,7% Nuk e di
***
Të pyetur nëse janë duke e ndjekur fushatën për zgjedhjet parlamentare të Qershorit,
36,2% e të intervistuarve i janë përgjigjur se po e ndjekin me shumë interes. 45,9% po e ndjekin por me pak interes dhe 17,9% nuk po e ndjekin fare.
***
Një pyetjeje të rëndësishme se cilat janë çështjet që një parti duhet të merret kryesisht, në mënyrë që të marrë votën e qytetarëve, këta të fundit i janë përgjigjur:
Papunësia 74,6%
Kriza ekonomike 52,4%
Ligjshmëria dhe lufta kundër korrupsionit 36,9%
Integrimi në bashkimin europian 30,4%
Siguria dhe lufta kundër kriminalitetit 28,7%
Çështjet e të drejtave të grave 18,9%
Politikat rinore 15,6%
Politikat sociale 3,8%
Tjetër 1,8%
Nuk e di 1,5%
***
Të pyetur se çfarë do të mendonin mbi të gjitha për të vendosur se si do të votojnë në zgjedhje përgjigja ka qenë:
39,4% Programin
20,3% Partinë
11,2% Për kandidatët në listat e partive
9,5% Për liderin e koalicionit
5,3% Për koalicionin
14,3% Nuk e di
(Vijon)

Sondazhet po priten me interes. Perceptimi i te anketuarve eshte mese evident ne rezultat, pavaresisht marshit te gabimeve. Nje sondazh profesional dhe real.
Po shume real eshte sondazhi ne nje pytje jane pergjigjur fiks 228,6% si realizimi i planeve 5 vjecare ne socializem.As matematike nuk dine te bejne mashtruesit.Ku per nje pytje duhet te pergjigjen ne nje menyre 100% e te pyeturve . Ndersa ketu tejkalohet plani 128% me shume se te pyetur jane pergjigjur,
Ndersa problemet ekonomike 72,4% ndersa sociale 3,8 %.Pra shqiptaret jane mizerabel nga ana ekonomike por nga ana sociale( qe eshte fiks mundesija e jetes ekonomikisht) jane me te lumturit ne bote.Sepse ne SHB 47 milion njerez jetojne me asistence sociale me minimum jetik pra mbi 16 % e amerikanve.Kete perqinjdje me 3,8 % problem social nuk e gjene as ne Monaku ku jetojne pasaniket. ku pastruesja paguhet shume me mire specialitet ne shume vende te zhvilluara.
Keto te dy dukuri tregojne se sa bukur eshte bere apo paguar dhe llogaritur ky sondashi mashtrues