Për kryeministrin Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi quhet “Jakupovski”. Për Sami Lushtakun është qen, e për Vlora Çitakun paraqet problem të madh. Këso cilësimesh i kanë bërë zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, sekretarit të partisë së tyre, Jakup Krasniqi.
Gazeta kosovare “Koha Ditore” boton sot pjesë të bisedave telefonike të kryeministrit Thaçi me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, biseda midis Grabovcit dhe ministres për evrointegrime, Vlora Çitaku Grabovci me Kadri Veselin.
Këto përgjime pesë audio incizime të dërguara në adresë të medieve dhe të postuara edhe në faqen e internetit “Youtube.com” shpalosin “stilin” e komunikimit në telefon të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Vlora Çitakut e Sami Lushtakut. Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Adem Grabovci, i cili është më i përgjuari, del të jetë fajtor koordinues i proceseve në Kosovë dhe koordinues kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj.
Ndonëse Limaj nuk përmendet me emër, ai është subjekt i bisedave telefonike.
