Lilaj e Plaku, sytë nga Lindja e Mesme

anazapta

Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu, mund të humbasë disa nga elementët më të rëndësishëm të saj gjatë merkatos së verës. Sabien Lilaj dhe Sebino Plaku mund të transferohen në kampionatin izraelit, pasi në drejtim të tyre kanë ardhur oferta financiare që nuk mund të anashkalohen lehtë. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare interesohet nënkampionia e Izraelit, Makabi Haifa, që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Europa League.

Mbetet enigmë shuma që skuadra izraelite ofron për 24-vjeçarin, që për momentin është një nga pikat më të forta të formacionit të Mirel Josës. Edhe më konkrete është oferta për sulmuesin Sebino Plaku, i cili, nëse vendos të bëhet pjesë e Hapoel Ber Shevas, do të përfitojë 140 mijë dollarë në sezon, shumë që drejtuesit e Skënderbeut nuk janë të gatshëm për t’ia plotësuar. Hapoel Ber Sheva e mbylli sezonin në vendin e tetë, por synimet janë të jetë pjesë e skuadrave që rivalizojnë për trofe.

Fjalën e fundit pritet ta thotë presidenti Addian Takaj, i cili kërkon që skuadra e tij të kalojë një raund në Champions League, objektiv që mund të arrihet vetëm nëse ruhet grupi aktual dhe afrohet ndonjë element tjetër cilësor për të bërë diferencën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *