Rihana harron të shkuarën

anazapta

Nëse ndonjë prej fansave kishte dyshime për kthimin e Rihanës në krahët e Kris Braun, vetë këngëtarja sjell konfirmimin. Këngëtarja ka postuar në Tuiter një foto, ku shfaqet duke përqafuar 23-vjeçarin Kris, në krevatin e saj. Kris performoi në një nga skenat e Frankfurtit, Gjermani, mbrëmjen e së mërkurës. Duket se edhe Rihana ka qëndruar me të gjatë këtyre ditëve atje.

Rihana dhe Kris Braun kanë pas krahëve një histori dashurie, e cila u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme në vitin 2009. Fotot e Rihanës së dhunuar bënë xhiron e botës, ndërsa vetë këngëtarja e denoncoi të dashurin, duke i dhënë fund lidhjes.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *