Qeveria përcakton autoritetin kontraktues për zbatimin e projekteve të rëndësishme për kryeqytetin, siç është Bulevardi verior i Tiranës, transferimi i stacionit të trenit dhe ndërtimi i terminalit të trenit të pasagjerëve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha tha se me këtë vendim qeveria hap siparin e transformimeve të mëdha për Tiranën. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e ekzekutivit me Bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se zbatimi i këtyre projekteve mund të konsiderohet si fillimi i një epoke të re për kryeqytetin.
“Në një hark kohor ndër më të shkurtërit bashkëpunimi Bashki e Tiranës me qeverinë, fryma e bashkëpunimit, bëri të mundur hapjen e projekteve të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21. Për hir të së vërtetës duhet të themi se projekti i bulevardit është merita e atij urbanisti të madh që projektoi Tiranën, por që u arkivua për dekada nga regjimi komunist dhe për11 vite nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka përfunduar tani, çtë të them, të vjen keq. Fillon një epokë e re për Tiranën. Me këto 3 projekte të mëdha gjysma e paralizuar e Tiranës merr jetë. Kjo është një gjë shumë e madhe, kjo është një shprese.”- u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë akuzoi kryetarin e opozitës për shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, Rama i shndërroi fondet e bashkisë në rroga për administratën e tij të zgjeruar, ndërsa siç tha ai, la rrugët e Tiranës në baltë.
“Tek e dëgjoja kur thoshte qeveria nuk më ndihmonte, një qaraman, s’po them fjalë tjetër se ju kuptoni. Në një kohe kur qeveria jo që po e ndihmonte, por qeveria mori kredi sovrane për unazën e kryeqytetit. Qaramani u ankohej qytetarëve, qeveria s’më dha fonde. Unë informoj qytetaret se qeveria i dha 3 herë më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën. Po ku shkuam fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e Bashkisë në sipërmarrjen e partisë. Fondet u shndërruan ne rroga, u punësuan 5 mije persona. Rrugët nuk u ndërtuan. E dorëzoi Bashkinë me 250 km rrugë dhe rrugica baltë”- vijoi kryeministri.

Dy rruge jane ose Rama ne burg(por Sala nuk ka asnje
fakt) ose te lidhet ky idjot.
bulevardi eshte nje vepra e madhe per tiranen dhe ky eshte nje premtim qe do te realizohet dhe kjo eshte nje shprese e madhe per tiranen dhe sigurisht dhe per popullin qe me ne fund sheh nje gje te bukur
Keto projekte nuk jane per perdorimin e fushates se Z.Berisha,keto projekte kan qen te deklaruara qe ne fushaten e Z.Basha qe ky i fundit ka edhe 2vite te tjera per ti realizuar premtimet qe i bere popullit te Tiranes
qeveria i dha 3 herë më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën. Po ku shkuan fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e Bashkisë në sipërmarrjen e partisë.
Keto quhen keqtrajtime te fondeve, te lekeve tone si popull
Fillon një epokë e re për Tiranën. Me këto 3 projekte të mëdha gjysma e paralizuar e Tiranës merr jetë. Kjo është një gjë shumë e madhe, kjo është një shprese
Tirana po behet europiane por komnistat jane mesuar te jetojne te mbyllur pa asnje lidhje me te tjeret… Po behen rruge me standarte me sinjalistike moderne!
Po ai i gjati e beri qendren e Tiranes si Iraku more, apo e harruat?
Turp per Ramen