Panariti: Meta kryeministër? S’është qëndrim zyrtar i LSI

redaktor

Një prej anëtarëve të kryesisë së LSI-së, ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti deklaroi dje, se nuk ka një qëndrim zyrtar të LSI-së se Ilir Meta do të jetë kryeministër pas 23 qershorit. Ai tha se ky ka qenë mendimi individual i z.Nasip Naço.
Zoti Panariti, ç’mendim keni në lidhje me deklaratën e kolegut tuaj Nasip Naço, në Berat, i cili u shpreh se Meta do të jetë kryeministër pas 23 qershorit?
Për këtë është shprehur edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Çdo njeri ka kokën e vet mbi supe. Ka mendimet e tij. Nuk është se ka ndonjë qëndrim zyrtar të LSI-së. Janë qëndrime individuale, dëshira të shprehura në fushatë elektorale dhe që priten. Kështu që, zoti Naço ka shprehur mendimin e tij. Patjetër që objektivi ynë dhe i gjithë koalicionit është fitorja e së majtës, për të cilën LSI-ja ka kontribut të jashtëzakonshëm.
Keni ju shifra të mbështetjes që ka LSI-ja, por edhe koalicioni PS-LSI në elektorat tashmë?
Ne kemi sondazhet tona dhe në bazë të tyre e majta ka avantazh 200 mijë vota. Pra, janë 200 mijë vota në rang kombëtar që ka LSI-ja dhe kjo nuk është pak. Kryesorja është që PS-ja dhe LSI-ja të arrijnë një fitore plebishitare, e cila duhet të përkthehet në 80 mandate, që do t’i japin një bazament të qëndrueshëm qeverisjes së ardhshme, dhe për rrjedhojë kjo kërkon një mbështetje të gjerë parlamentare nga mazhoranca që duhet të jetë e së majtës. Nga disa sondazhe të brendshme, objektivi i 80 mandateve është mëse i arritshëm. Por, ka edhe një frymë në rritje për të majtën. Bashkimi i LSI-së me PS-në, nuk është thjesht një bashkim aritmetik, po një sinergji. Nuk është 1 edhe 1 bëjnë 2, por 1 edhe 1 bëjnë 5. Unë e shikoj këtë dhe e ndjej, sepse jemi çdo ditë në takime, madje edhe tani jam duke lëvizur në Fushë-Krujë. Natyrisht, ne si pjesë e koalicionit të madh opozitar, në bashkëpunim edhe me PS-në e partitë e tjera, veç faktit që kërkojmë vota për LSI-në, jemi në koordinim edhe me partitë e tjera të koalicionit, sepse objektivi ynë është fitorja e së majtës së bashkuar më 23 qershor./GSH

Share This Article
1 Comment
  • Lerini karrjerizmat,kur te kemi një Shqipëri normale! kuptoni si ka kuptuar me kohë shumica e shqiptarëve se e keqja më e madhe e ketij vendi eshtë vrasësi Berisha!Pse keni frike,idjota,ti deklaroni Sovranit se “Opozita kete rradhe perfundon LUFTEN CIVILE,nisur nga antishqiptari Sali Berisha!Italia me kryeministrin e ri Enrico Letta,e deklaroi të perfunduar!…Dhe ne Itali shteti asnjehere nuk ka vrare qytetare;aty ’97,Gerdeci,21 Janari pa cituar individe te shumte te vrare,janë Lufte Civile gje qe vazhdon dhe sot ne Shkoder,me mos lejimin e flamujve te PS,me vrasjet e bizesmeneve dhe qytetareve ne rrugë!Frika juaj per te deklaruar jo turist Brerisha ne Tomorr,apo pensionist prane niperve qe do paguajne gjithe jeten,tregon se jeni komplementues,plotsues te planit “B”sekret te njerzve të Saliut që vrasesi te shpetojë!Dëmet katastrofike qe ky vrases u ka bërë mijra shqiptareve qe nuk i kane bijte e tyre me prane,pavarsisht nga rrethanat a momentet,eshtë deshmi e shpalljes se luftes civile ne Shqiperi e cila ka pergjegjsin e saj kryesor dhe ka ardhur koha të largohet dhe pergjigjet!Ju me Nasip cëmerdelin(Nacon) enderroni kryeministrin…Nuk votohet per ju,as per PS qe duhet pranuar u vra e masakrua,me 21 janar; por per të shporrur tragjedine,luftendezesin,ate qe si bishe pylli e plagosur kercenonte:Provoni por mijra të tjere do vras!”Kunder kesaj felliqesire shqiptare do votohet dhe duhet te votohet!….Berisha VRASES i shqiptareve eshtë deviza qe edhe ne boten tjeter do e shoqeroje tek pasardhesit qe kane filluar që tani të nderrojnë këtë mbiemer kafshe me fytyre njeriu!….Nuk gaboj fare per kete sepse kam dhe fakte kush ka nderruar mbiemrin Berisha gjer tani….Lereni Nasipin të prish parate e korrupsionit që ka bërë dhe mos e mbani si konkë të lerosur tju leh per tê shtuar servilizmin karakteristik te jetes se tij!Bera mire qe nuk e takova,kur më orjentuan se donte t’me takonte!….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *