Meta: Berisha ta marrë në shtëpi karrigen si Walesa

redaktor

Kreu i LSI-së Ilir Meta i është përgjigjur me batutë deklaratave të kryeministrit Berisha se ai nuk mund ta marrë karrigen e tij.

Në një konferencë për shtyp, Meta ka sqaruar edhe njëherë se edhe pas deklaratës së Nasip Nacos,  se nuk ka asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi gjithcka ecën në sintoni të plotë.

“Nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar përkundrazi gjithçka ecën në sintoni të plotë. Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë vendi dhe të fitojë me diferencë 200 mijë vota që është plotësisht e mundshme. Për çështjen në fjalë përgjigja më e mirë është e zgjidhur, e zgjidh kushtetuta, vota e shqiptarëve. Për premtimin e doktorit se unë s’ia marr dot karrigen dhe ai se lëshon dot, propozoj kompromis tjetër, ai nuk ka ca bën do e lëshojë zyrën se do e respektoj vullnetin e sovranit, por karrigen ta marrë me vete në shtëpi, apo PD, si ka bërë edhe idhulli i tij Les Walesa, kur humbi zgjedhjet. Nëse Gjinushi do ketë ndonjë shqetësim për këtë cështje ne do angazhohemi si LSI për shpenzimet për ndonjë karrige tjetër” tha Meta.

I pyetur në lidhje me miratimin e 3 ligjeve në Parlament, Meta u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për një mesazh përgjegjshmërie nga klasa politike përpa zgjedhjeve.

“Një fjalë thotë që fundi mbahet mend dhe fundi i këtij Parlamenti do të ishte pozitiv nëse bënte një akt i tillë” tha Meta.

Deklaratat e Metës u bënë pas takimit me shefen e ODIHR-it Conny McCormak ku sipas kreut të LSI-së u shkëmbyen mendime në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Shprehëm angazhimin që Shqipëria të ketë standartet më të larta të zgjedhjeve pasi ato janë të rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e vendit por edhe për integrimin e vendit dhe të zhvillimit ekonomik. Suksesi i këtyre zgjedhjeve është një mundësi e shkëlqyer për të ridimensionuar pozitën e Shqipërisë, për të lehtësuar marrjen e statusit por për të nxitur investimet më të rëndësishme për vendin tonë në të ardhmen” tha Meta.

Share This Article
3 Comments
  • Jam plotesisht dakort me Meten dhe Gjinushi!?.

    Berisha kur te ike ta mare kariken me vehte.

    Por problemi eshte se Berisha DO IKE ME 2021 ose ME 2025.

    Prandaj ti atyre 7 javeve qe ke ne opozite z Meta .

    Se opozite 7 javeshe je,shtoi dhe 5 jave te mbetura e 416 jave(te 8 viteve) po ne opozite.

    E me kengen:

    428 jave ne opozite,ka vendosur te qendrone.

    Vehten ta forcone!

    Prit,kur te ike Berisha.

    Prit ashtu qete qete,se:

    Dhe Toka nderkohe i ka bere nja 8 rrotullime reth Diellit.

    E Hena nja 40 rrotullime reth Tokes.

    Se ashtu si perdridheni(rrotulloheni) ju,rrotullohet dhe Toka reth Diellit.

    E Hena rreth Tokes.

    Kur nderkohe me programin e PS-se,dhe ashensorin Mali Dajtit-Hene e “keni bere”.

    E mos beni nje karrrrrrrike per vehten tuaj

    Ju njerezit e jashtezakonshem qe do”mendoni”per njerezit e zakonshem.

    Me shmezimet tuja.

  • Keni parasysh “Goxha KOMPROMIS” or Ilir FLORIRI! Per KRIMET qe Berisha ka bere keto 22 vjet ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve DREJTESIA duhet t’a denoje me BURGIM te PERJETESHEM! Dhe e Ka PAK!

  • Ah felliqesire politike dhe humane, po si mund ti marri me vete dhe ti fashise ai krimet qe keni bere se bashku mor lamash?Drejtesia duhet te thote me ne fund njehere fjalen e vet. Edhe Xhorxh Bushit Krykriminelit me permasa nderkombetare po i ngushtohet rrethi, nje dite te afert pritet te dale ne banken e te akuzuareve per tragjedite qe i shkaktoj njerzimit.
    Per ju nuk eshte dhe aq e veshtire veçse neqoftese nuk keni bere ndonje marrveshje te fshehte me Edvini. Po ndodhi kjo, ai do te perfundoj ne te njejtin vend si edhe ju. Populli ka nje shprehje ” Nuk ka hak pa marre e gjak pa lare ne kete bot”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *