Thoma Miço, rrihet me një grek në Tiranë për një borxh

redaktor

Nënkryetari i partisë Mega, Thoma Miço, që aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Ministrië e Punës, është konfliktuar me një shtetas grek, për shkak të një borxhi.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh pranë ambienteve të Ministrisë së Punës, ku Miço është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me shtetasin me kombësi greke, Vasil Iatru.

Burime të policisë bëjnë me dije se shkak i zënkës ka qenë një borxh që Miço i ka pasur shtetasit grek. Për këtë arsye, Iatru kishte udhëtuar nga Amerika për të marrë borxhin, të cilin Miço nuk ia ka kthyer prej një viti.  Iatru i ka marrë pas zënkës një telefon “Nokia” dhe disa sende të tjera personale Thoma Miços, deri në kthimin e borxhit.

Por, vetë Miço e ka mohuar këtë version, duke thënë se me Iatru është konfilktuar për shkak se nuk i ka dhënë një intervistë.

Ai është një pseudo-gazetar. Zënka herën e fundit ishte se më mori telefonin, në pamundësi të më intervistonte”, tha Miço për News 24.

Partia Mega, në të cilën Thoma Miço është nënkryetar, bën pjesë në koalicionin e djathtë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *