Sulm barbar në Londër, i pritet koka një ushtari britanik; Siguria në alarm

redaktor

Një person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave të armatosura britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës në një rrugë të Londrës.

Ngjarja që tronditi kalimtarët dhe gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika dhe kama, që iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën.

Policia mbërriti në vendngjarje, dhe qëlloi me armë ndaj dy autorëve që u plagosën. Kalimtarët thanë se ata nuk u përpoqën të arratiseshin pas aktit barbar. Një dëshmitar tha për Associated Press se dy personat, pasi kanë masakruar viktimën e tyre, kanë qendruar të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t’u bënin foto dhe filmime.

Aktualisht dy personat, ende të paidentifikuar, ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Burime të pakonfirmuara, të cituara nga BBC, thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar thirrjet “Allahu Ekber”, që supozon se sulmi mund të jetë një formë e re e sulmeve terroriste të ekstremistëve islamikë.

Ministrja e Brendshme, Theresa May thërriti në një mbledhje urgjente Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë. BBC thotë Komiteti do të njihet me raportimin e plotë të policisë metropolitane dhe të shërbimeve sekrete, për të vlerësuar dhe kategorizuar sulmin si sulm terrorist apo si një ngjarje horror me motive të tjera.

Share This Article
2 Comments
  • Ky eshte nje sulm i rende, i keq dhe i pashpirt, i cili tregon se islamiket jane injektuar keq me terorin. Kudo shohim se vrasin njeri tjetrin, vene mina dhe kamikaze. Nuk pyesin per gra dhe femije. Jane njerez te eger dhe pa asnji moral. Edhe ne Shqiperi shohim ne mes te Tiranes, te rinj me mjekra te pa regulluara, me breke te gjata si ne mesjeten e tyre.Kjo pamje eshte e shemtuar, ndoshta edhe shpirtin e ushqejne me shemtira te te gjithe natyrave.

  • Ja fute kot Niko une jam mysliman dhe shpirtin u ushqejme vec me besim paqe dhe adhurim ndaj Zotit . Allahu thote ne Kuran kush vret nje person eshte sikur te.ket vrare.gjithe.njerzimin , kush shpeton nje person esht sikur te ket shpetuar gjithe njerezimin .Keto kriminele.apo organizata si issis jane njerez.te cmendur qe nuk pyesin per myslimane apo.krishtere vrasin cfare tju dale perpare dhe kjo e.gjithe se.jan te lidhur.me organizata kriminale e politike qe.financojne per kto terrore . Keto nuk jane.aspak muslimane e po ti pyesesh nuk kane lidhjen aspak me fene tone e nuk e kane idene e fese. Por mos harro qe edhe medje ka rol te madh ne shtrremberimin e fese Islame , nuk mund te besosh gjithcka qe.thuhet ne tv qe shumica esht e sajuar dhe manipuluese , po duhet te shohesh te dyja anet e medaljes dhe te japesh nje mendim ,, persa.i perket veshjes ato jane synete ,, te ftoj te lexosh Kuranin dhe te kuptosh si esht feja Islame ,, te garantoj se dhe une mendoja njelloj si ty ne fillim ,, Lexo !!! peace&love 🙂 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *