Prifti prezantohet si i pavarur: Jam për rotacion, Berishës nuk ia fal 21 janarin

anazapta

Dritan Prifti është prezantuar dje si kandidat për deputet i pavarur në Fier. Gjatë fjalës së tij, Prifti mbështeti ardhjen në pushtet të opozitës, por shprehu rezerva në lidhje me bashkëpunimin PS-LSI.

Prifti akuzoi Metën se i ka bërë ai listat e deputetëve të Partisë Socialiste.

Ai tha se ka pasur ftesë edhe nga Partia Demokratike, por që nuk e ka pranuar pasi nuk mund të pajtohet me Berishën për shumë arsye.

“Nuk mund t’ia fal Sali Berishës 21 janarin. Nuk mund t’ia fal Sali Berishës ndërhyrjen në organet e drejtësisë për të nxjerrë të pafajshëm Ilir Metën. Nuk mund t’ia fal Sali Berishës pasurimin e familjes së tij dhe varfërimin e shqiptarëve përditë”, tha Prifti.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *