Berisha na i ka borxh zgjedhjet e lira

anazapta

Ja ku erdhëm sërish në të njëjtën situatë! Filluan sërish numërimet mbrapsht deri ditën e zgjedhjeve. Premtimet kanë nisur të derdhen lumë dhe, nëse i besojmë, ia vlen ta jetosh datën 23 qershor në Shqipëri, që të shohësh tërë ato gjëra që do ndryshojnë. Dhe si gjithmonë, të huajt përsërisin refrenin: “Zgjedhjet janë testi i Shqipërisë për të hyrë në Europë. Respektoni standardet!” Dhe prapë, Berisha që garanton: “po, standarde do ketë”.  Ndihem keq sa herë që përsëritet ky refren, sepse më duket fyes.

 

Dua t’u them atyre që na qeverisin se edhe unë dua standarde. Dhe standardet nuk i dua për të huajt, i dua për vete. I dua t’i them vetes se jam shtet në zemër të Europës, shtet që në vitin 2013 di të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk më duhen pallavra, as justifikime. Unë dua standarde. E meritoj pas kaq vjetësh që të rreshtohem krah vendeve demokratike e të emancipuara, sepse nuk e besoj dot që qenka kaq e vështirë të organizohen zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Në këta 22 vjet vjet, shqiptarët kanë shkuar të votojnë sa herë ka patur zgjedhje, ashtu të qetë e në paqe, të bindur se përveçse po ushtrojnë një të drejtë, po kryejnë edhe një detyrë për vendin e tyre. Po nëse votuesit e kanë kryer detyrën e tyre, administrimi i votës ka qenë nyja ku është koklavituar gjithmonë çështja. Nisin bëmat tona me komisionerë që rrihen, kuti që shqyhen, vidhen a mbushen, me raportet e OSBE-ODHIR-it as mish as peshk. Është absurde dhe e turpshme.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *