Peza: “Tiraniku” i Saliut po mbytet

redaktor

Kandidati i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza, duke komentuar hapjen e fushatës elektorale, deklaron se i vetmi skenar i socialistëve është fitorja e thellë dhe pa asnjë ekuivok i koalicionit të saj opozitar. Në faqen e tij në Facebook, ku pasqyron përmes një ditari të përditshëm zhvillimet dhe aktualitetin politik, Peza thotë se në lojë është vetëm një skenar, fitorja e thellë dhe pa asnjë ekuivok i PS dhe koalicionit të saj opozitar, rrotacioni normal i pushtetit dhe rrëzimi i Sali Berishës me votë. Sipas tij, nuk është fjala për ndonjë skenar, por për të vetmen mundësi dhe kjo është e vetmja rruge për ta futur vendin, pas 23 vitesh të trazuara tranzitive, në normalitet demokratik.

“Në këto çaste, ka filluar numërimi nga poshtë, i ditëve të muajit të fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. “Tiraniku” i Saliut po mbytet. Në të nuk ka aq varka shpëtimi sa do të donin të gjithë ata që janë në bordin e pushtetit. Megjithatë, kjo nuk është më e rëndësishmja për të majtën. Ajo që vlen në gjithë këtë histori, është vetëm FITORJA. Ajo i mbyll të gjitha plagët e së majtës dhe hallet e 8 viteve në opozitë dhe 23 viteve tranzicion, të anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve të saj”, – shkruan Alfred Peza në ditarin e tij që publikohet çdo ditë në Facebook.

Share This Article
1 Comment
  • fitorja e 23 qershorit do te jete goditja fatale qe do ta fundose perfundimisht titanikun e saliut,, bravo alfred peza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *