EULEX arreston 5, akuzë dhe ambasadorit kosovar në Tiranë

redaktor

Policia e EULEX në bashkëpunim me Njësitin e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës ka arrestuar sot pesë persona, që janë duke u hetuar për krime luftë kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë.

Të arrestuarit janë Sami Lushtarku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi.

Një prej të arrestuarve po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte.

Krimet janë kryer në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc të Skënderajt.

Po kështu Prokuroria Speciale ka ngritur akt- akuzë edhe ndaj Sylejman Selimit, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demakut, deputet i PDK-së, Sami Lushtakut, kryetar i Komunës së Skënderajt, Sabit Gecit, Sahit Jasharit, Ismet Haxhës dhe disa të tjerëve, raporton Koha Ditore.

Mediat bëjnë me dije se ata akuzohen për torturim, dhunim dhe keqtrajtim të popullsisë civile gjatë luftës.

Share This Article
1 Comment
  • EULEX-si nuk eshte gje tjeter, vecse nje serbi e veshur me petkun e Bashkimt Europian, gje qe shihet edhe ne emerimet si ne gjykate dhe kudo gjetke vetem ish gjykatesit kosovare ne sherbim te Milloshevicit gjate viteve 1981-1999 si dhe me heret te Titos, jane po ata gjykates e prokurore qe kane denuar te gjithe shqiptaret e Kosoves qe kane dashur bashkimin emshtetin ame, republiken e Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *