Ngjarjet në Prezë, kreu i PS: “Kam arsye të dyshoj te kreu i komunës. Hetimi të zbardhë të vërtetën”

anazapta

“Sulmi i armatosur që m’u bë dje në mëngjes tregon qartë se unë dhe familja ime ndjehemi seriozisht të  rezikuar. Falangat e Sali Berishës janë hedhur në veprim…”. Kështu u shpreh për gazetën “DITA ”, Kryetari i PS-së i Komunës Prezë, Lavdim Kajmaku, pas sulmit të djeshëm më armë zjarri që iu bë banesës së tij. Në të vërtetë është alarmi që ai jep për të dytën herë radhazi, pas një tjetër sulmi në shtëpinë e tij, dy ditë më parë.

Sulme me armë zjarri ndaj familjes Kajmaku ndodh vetëm dy ditë nga zjarri në bizneset dhe banesën e Kajmakut, kur persona të paidentifikuar vunë flakën automjetit të babait të tij dhe një makine që ndodhej e parkuar në oborr. Ndërsa raportohet se dje rreth orës katër të mëngjesit po ashtu është qëlluar me armë zjarri, gjurmët e të cilave kane mbetur në muret e shtëpisë. “Nuk kam asnjë armik personal dhe nuk po e marr vesh se çfarë po ndodh. Këtë çështje unë e lidh vetëm nga arsye politike, sepse jam kryetari i PS-së në Prezë. Për këtë unë akuzoj vetëm një njeri: Kryetarin e komunës së Prezës, Ahmet Halilin”, thotë Kajmaku.

Ekspertët e organit të hetimit kanë kryer këqyrjen në automjete dhe në banesë, ndërkohë që të pranishëm ishin në shtëpinë e Kajmakut edhe deputetët Pandeli Majko dhe Artan Gaçi. “Ne kemi kërkuar mbrojtje për familjen Kajmaku dhe për bizneset e tij, është një gjë e turpshme kjo që ka ndodhur. Policia duhet të priste që të përsëritej rasti? Çfarë duhet të ndodhte, duhet të vriteshin njerëz që policia e shtetit të merrte masa për të mbrojtur qytetarët

e kërcënuar?”, u shpreh deputeti Gaçi. Raportohet se kjo ngjarje së bashku me një sulm tjetër të para dy ditëve, ku biznesi i Kajmakut u shkatërrua nga zjarrvënia, po hetohen nga Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë dhe komisariati numër 6 që mbulon edhe zonën e fshatit Prezë.  Në këtë intervistë kryetari i PS-së, Lavdim Kajmaku thotë që gjithka ka nisur pas një publikimi në DITA

– Zoti Kajmaku, si ndodhi sulmi ndaj familjes suaj?

– Ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit.Një sulm i befasishëm që ka tronditur gjithë Prezën. Është qëlluar me armë zjarri me breshëri në drejtim të shtëpisë sime. Nga policia janë gjetur 9 gëzhoja si dhe gjurmët e plumbave në muret e banesës sime.

– Ju ishit në atë kohë në shtëpi?

– Jo, fatmirësisht nuk isha. Në shtëpi ishin prindërit e mi si dhe xhaxhai me gruan e xhaxhait. Ndërsa unë me familjen isha në një shtëpi tjetër që kam këtu në Prezë. Pra ishte një rastësi që nuk u ndodha aty.

– Kush mendoni se ka qëlluar me armë drejt shtëpisë suaj?

– Tani për tani nuk dihen. Mund të konfirmoj konfirmoj se kanë qenë dy persona dhe unë kërkoj që emrat e tyre të zbardhen sa më shpejt nga policia.

– Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh…

– Po. Pavarësisht se kjo tashmë është bërë publike, po ju tregoj se ndaj të gdhirë para tri ditësh, persona të panjohur u kanë vënë zjarr dy makinave të familjes sime, të babait tim dhe njërës që ndodhej në oborrin e shtëpisë sime. Dje u qëllua me armë zjarri me breshëri në drejtim të shtëpisë sime. Këto sulme nuk janë aspak të rastësishme. Këto sulme tregojnë qartë se unë dhe familja ime ndjehemi të rrezikuar

– Ju flisni për persona të panjohur. Mendoni se ky sulm ka prapavijë politike?

– Po, kështu mendoj, ky sulm ka prapavijë politike. Ka katër ditë që gazeta juaj ‘DITA ’ ka publikuar fakte të rënda për kryetarin e Komunës Prezë, Ahmet Halili. Pas atij publikimi, Halilaj është shprehur në disa raste ditën e botimit të këtij artikulli, se “përgjegjësinë për këtë botim do e mbante Lavdim Kajmaku”. Të nesërmen, shtëpisë dhe dyqanit tim iu vu zjarri. Kjo ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur unë mora një telefonatë urgjente nga kushërira ime, vajza e xhaxhait. Më tha se kishte rënë zjarr te dyqani dhe te shtëpia. Ajo ishte së

bashku me djalin e saj. Jam nisur menjëherë dhe në fillim jam hutuar pasi nuk e mendoja se do kishte rënë aq shumë zjarr.

– Pra ju mendoni se shkak si për zjarrin në banesë dhe dyqan dhe për sulmin me armë zjarri ndaj jush është kryetari i komunës së Prezës, Ahmet Halili?

– Unë dyshoj shumë se pas këtyre sulmeveai është autori. Unë nuk kam armiq personalë Ose i vetmi që është vedeklaruar si i tillë është Ahmet Halili, sikurse e tregova më sipër. Prandaj dhe kam të drejtë të dyshoj se

sulmet ndaj meje i ka organizuar ai, pra është dora e tij që i ka kurdisur. Ky është një sulm i sinkronizuar dhe i paramenduar shumë mirë ndaj familjes sime me prapavijë të qartë politike. Unë kam bërë kallëzim për këto sulme dhe pres nga organet e hetimit zbardhjen e së vërtetës. Këtë ua shpreha edhe dy deputetëve Pandeli Majko dhe Artan Gaçe që më vizituan sot pas sulmit të armatosur.

– Pse e thoni me kaq bindje këtë?

– E them sepse pas publikimit që i bëtë ju në gazetën ‘DITA ’ të historive të Ahmet Halilaj në SHBA, ai më atakoi mu me emër. Unë kam të drejtë të dyshoj. Hetimi do të zbardhë të vërtetën…

– Ju kini besim se policia do të zbardhë të vërtetën?

– Në fakt unë s’kam hiç besim tek policia dhe organet e hetimit. Sepse ne tani kemi hyrë plotësisht në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit dhe kjo është një luftë politike e mirëfilltë. Falangat e Sali Berishës janë vënë në lëvizje dhe këto janë sulme të dëshpëruara të një pushteti që është duke dhënë shpirt.

– Po në rast se policia nuk e zbardh të vërtetën e këtij krimi?

– E kam menduar edhe këtë, pasi nuk kam besim te policia. Unë jam 120 kile burrë dhe në rast se policia nuk e zbardh të vërtetën dhe të ndëshkojë autorin, unë do të kaloj në vetëgjyqësi. Unë nuk mund ta fal atë kriminel që më vë zjarrin dhe më qëllon me armë zjarri.

 

A do të lejohet krimi të kthehet në simbol të kësaj fushate?

 Nga Xhevdet Shehu

Ngjarjet në Komunën e Prezës së Tiranës të ditëve të fundit, kur brenda dy ditësh sulmohet kryetari i PS-së së komunës, Lavdim Kajmaku, janë një shenjë mjaft e keqe për fushatën që sapo ka nisur zyrtarisht për zgjedhjet e 23 qershorit. Janë sulme të rënda, të kryera natën ndaj shtëpisë dhe bizneseve të një përfaqësuesi të opozitës. Dje rreth orës katër të mëngjesit shtëpia e kryetarit të PS-së u sulmua edhe me armë zjarri. Sikurse argumentohet nga zoti Kajmaku dhe nga deputetët e opozitës që kanë shkuar në vendngjarje, këto janë sulme me prapavijë politike, ndërsa policia nuk ka arritur ende në ndonjë përfundim mbi të vërtetën. Personi i sulmuar ishte edhe më i drejtpërdrejtë kur tha se këto sulme janë vepër e falangave të pushtetit aktual të Sali Berishës. Të bën përshtypje fakti se nuk kemi asnjë reagim nga Partia Demokratike, ndërsa policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes! Gjithçka duket se nisi menjëherë pas publikimit në gazetën ‘DITA ’ të disa fakteve mbi kryetarin demokrat të Komunës së Prezës, Ahmet Halili, gjatë kohës që ai ka qenë në Shtetet e Bashkuara. Halili është shprehur në mjedise publike se “përgjegjësinë për këtë do e mbante Lavdim Kajmaku”, ndaj dhe kryetari i PS-së së komunës dyshon se Halili është dhe njeriu që ka organizuar dy sulmet radhazi kundër tij dhe familjes së tij. Ndaj i kërkon policisë zbardhjen e së vërtetës, që të mos kalojë në vetëgjyqësi. Mirëpo ka edhe afro një muaj fushatë deri më 23 qershor, ku nuk do të mungojnë dhe akuzat për persona konkretë. Pra fusha pritet të nxehet edhe më shumë. Zjarri dhe plumbat mbi shtëpinë e familjes Kajmaku në Prezë janë një ogur i keq. Deputetët socialistë Majko dhe Gaçe u shprehën dje nga Preza se kjo që i ka ndodhur familjes Kajmaku është e turpshme dhe policia duhet të veprojë urgjentisht për të garantuar jetën e qytetarëve. Nëse policia nuk vepron, ndërsa i dëmtuari ka dhënë edhe një pistë hetimi, atëherë kemi të drejtë të mendojmë se kemi të bëjmë me një shtet të inkriminuar dhe si zjarrvënia, ashtu dhe atentati me armë janë të qëllimshme. Janë terror që u bëhet qytetarëve të këtij vendi para verdiktit të rëndësishëm të 23 qershorit. Ne nuk duam ende ta mendojmë këtë, sepse përndryshe do të pranonim dështimin e demokracisë në vend dhe kjo do të na kujtonte skenat e Arturo UIsë së Brehtit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
33 Comments
  • Gjynaf ky i shkreti qe i ndodhin keto gjera , o zot ku jetojm ne ket vend , kemi frik te themi se na pelqen partija Socialiste , turp saliun , ti thirri mendjes dhe ti ndaloj militantet e vet mos te bejn me kshtu gjerash

    • Ja cben ky shtet i pabese. Eshte aq i lig sa mendon te paralizoje opoziten me arme. Kjo duhet denuar e une them ta denojme me vote kundra me 23 qershor. Te gjithe kunder saliut. Bravo opozita qe sterhiqet

      • Sa mizerje qe jane keta fytyrat injorante te saliut mer aman aman. PO eshte shume shume e dhimbshme per demokracine qe te vuaje nga te tille pleq si saliu. Kjo eshte e papranueshme

        • Ky eshte regjimi mbytes i Saliut njerez,ky njeri eshte me te vertete nje rrezik per shoqerine shqiptare ndaj duhet larguar me cdo kusht nuk mundet me te qeverisemi nga nje grup bande me ne krye kryebanditin Sali.Ti themi stop monstres Sali .

      • Ti japim fund ketij regjimi qe po na e ben jeten nje ferr te vertete, eshte bere me keq se rregjimi komunist, me 23 qershor duhet ta largojme kete qeveri te ndyre!

      • Z. Kajmaku nuk je vetem ne kete sfide te veshtire kete sfide qe duhet ta fitojme se gjithe sebashku me 23 qershor dhe per ta fituar nuk ka menyre tjeter vec se te largojme kete qeveri kriminele!

      • Cfare duan qelbesirat nga ky njeri i drejte, cfare duan nga ky njeri i mire?! Me duket se po cmendet PD per humbjen qe po afrohet . Ke mbeshtetjen tone Lavdi Kajmaku

      • Kjo eshte menyra qe Sali Berisha kerkon te marre fitoren me 23 qershor por nuk do tja arrije kurre ta beje nje gje te tille sepse me dhune nuk merret fitorja!

      • Kjo eshte nje tjeter arsye pse duhet ta largojme kete qeveri kriminelash nga pushteti me 23 qershor, ky eshte motivi pse populli Shqiptar duhet te mendoje mire para se te hedhe voten me 23 qershor!

      • Zgjohu popull dhe shih se ke kemi perballe, zgjohu popull dhe shih se me kemi te bejme, zgjohu popull dhe me 23 qershor voto kunder diktatorit!

      • Jane njerezit e pagur te Saliut qe dhunojne e bejne presione gjithandej.Kjo eshte nje mnyre qe Sali krimineli perdor per te qendruar ne krye te ketij vendi te lene mjerë.Eshte me te vertete per te vene duart ne koke teksa sheh akte te tilla.Nuk shtyhet me keshtu popull,nuk jetohet më me frike.Ta debojme Saliun,Saliun qe po na vret qe po na vjedh qe po na pi gjakun.

    • Ky eshte shteti i perbere nga pushter qe e shohin si lufte betejen politike.Godasin me cte munden njerezit e opozites.Keto akte barbare ja bejne edhe me te qarte popullit zgjedhjen se duhet debuar nje ore e me pare kjo qeveri kriminelesh.

    • Jetojme ne nje vend ku kriminelet nuk ndeshtohen por inkurajohen per te bere keto vepra penale te tmerrshme,turp per shqiperine qe eshte e udhehequr nga krye krimineli sali berisha,TURP

    • 23 qershori po vjen pasi te marre fund njehre e mire regjimi mbytes i Saliut atehere do vendoset drejtesi ne kete vend.Me pas drejtesia te punoje e pavarur e pa shqetesuar e ndikuar nga qeveria e te zbardhe nje e nga nje maskaradat e Saliut e njerezve te tij.

  • Dhe Saliu qe thote jemi Parti e te drejtes se fjales, ja ca behet ketu , tmerrr vec krime po shohim nga militantet e PD , bolll o njerez bet krime bolll se sjemi kshtu ne te vertet , jemi njerez te mire , mos u genjeni nga Saliu

    • Palacot e saliu kane vepruar ne menyre te till qe te bejne opoziten te heshti. Kjo eshte e pandershme per mendimin tim. Te gjitha gjasat jane qe opozita fiton thelle kete here. Keto lojra te bejne te mendosh se saliu po jep shpirt

  • Nuk i frikesoni dot Rilindasit me veprimet tuaja kriminale, do te viheni perpara pergjegjesis me 23 Qershor kur skuadra e Rilindjes te vije ne pushtet.

  • Kjo eshte fushata e PD, digj , plackit, kerceno,…por asgje nuk e ndal fitoren e Partise Socialiste Sali Berisha, nuk mund ta mbashe dot pushtetin me dhune.

  • shikoni njerez sesi po sillet saliu me ata qe merren me parti kundra tij shikoni sesi po i trajton ai ata ne menyren me te keqe te mundshme dhe kjo tregon diktature te rrepte ne shqiperi

  • keto sulme jane te pafalshme jo vetem pse jane per nje njeri te ps por dhe po te ishte per nje njeri te pd do kisha te njetin mendim keto tensoone jane te patolerueshme jante ne papranueshme per cdo kend

  • cdo njeri ndihet i frikesuar kur i ndodhin keto gjera brenda 3 diteve kur i digjet shteppia makina dhe qellohet me plmba vetem se eshte pjestar i nnje partie politike pavarsisht krahut qe ben pjese ajo

  • cdo njeri i denon haptaz keto su,e qe ne radhe te pare kane prapavije politike por mos te harrojeme qe te gjithe jemi shqiptar pavarsisht bindjeve politike qe kemi dhe ky eshte nje turp i madh i politikes shqiptare

  • cdo shqipatr i denon rende keto akte sa ti degjoje sepse eshte turpi me i madh i ketij vendi ndaj populli duhet te reagoje sepse po cojme vendin drejt nje katarahure te vertete

  • vendi po destabilizohet nga gjera te tilladhe te gjithe duhet t ereagojme te gjithe duhet te jemi kunder saj te gjithe duhet te protestojme dhe tmos bashkohemi e te indinjohemi nga gjera te tilla

  • ne kete vend me kete qeveri e vetmja gje qe mbetet per te then esht zot ruana diten dhe naten sepse asnjehere nuk jemi te sigrte

  • lufta qe sali berisha po krijon kunder popullit te tije , me perpara e ka pasur luften me popullin por duke i vjedhur dhe duke e rrjepur , tani po e sulmun me sjarr dhe me plumba .. turpp

  • Brerisha dhe qeverija e tij eshte teper e rrezikshme dhe gjithnje demonstron shenjat e nje diktatori i cili do ti perpi te gjithe per te mbajtur me cdo kusht pushtetin e tij te mykur dhe te degraduar keqazi

  • Shpreh keqardhjen per keto veprime te turpshe qe mbajne vulen e PD .Ajo qe dua te komentoje per kete raste te perseritur eshte se lufta per eliminim dhe konflikt parazgjedhor sapo ka filluare .
    Jo me kote para 2 muajsh Saliu miratoje ligjin qe te gjithe PD istat te armatosen .Eshte thirrje e hapur per lufte midis shqiptarve qe duan te rrijne ne shtetin e degraduar me force dhe atyreve qe shikojne te shpetojne nga kjo e keqe qe ska bere vaki as ne kohen e Dulles.
    Rruge tjeter nuk ka te mobilizohen gjithe shqiptaret qe te ruajne jeten e tyre ,biznesin familjen dhe te afermit .Tajfuni Berisha sapo ka filluar te ndrihet .Evreopes dhe Amerikes me keto qe po ndodhin ju vajti dem ndihma politike e administrative qe kane dhene deri tani.Popull nese do qe te shpetosh merr fatet ne doren tua e mos lejo askend qe te te peruli apo te te vere ne gjume . .

  • Do të njohësh njerzit kriminelë që frymezohen nga Berisha?E thjeshtë:Cdo fytyre e shtrembër shqiptare,xhungosur a qurrellosur,si e shtremëta fytyre e Berishës,është i tij! Malokarë të pandreqshëm,shpellarë me devizë PD,katundarë që lukun e fytyrës e kanë si shollë këpuce,janë kontigjent kriminal i Berishës,si ky krekomunari qe do paguaj rëndë, shumë shpejt,gjithshka mizore që ka bërë!Nuk ka cudi pse bandat e Saliut, fytyrvrerosurit katundare e shpellarë,janë në aksion!Porositëm:Plumba atyre,duke qënë vigjilentë këto ditë! Plumba!Sepse e meritojnë! Kush kercënon dhe shkaterron pronën e tjetrit,plumbin në kokë meriton!Sigurimi i ngritur nga PD, per keto ditë eshtë ne aktivitet!Disa jane të inkriminuar,disa ish te burgosur të liruar me kusht:Dhunen!Vigjilence dhe goditini,si i goditem dhe shpartalluam cecenet e Berishës ne. ’97.Mijra prej tyre han dhe maleve e grykave te Permetit! të tjerë i dogjen të gjallë në Vlore dhe Berat!Edhe me plumb atyre qe kercenojnë!Shikoni si kryekrimineli nuk flet:E di qe shpejt do shkaterrohet familjarisht dhe me gjeme të madhe! Popull,bjeru me plumb vrasësve!Nuk jane trima,se trimat nuk djegin e shkaterrojne ne pabesi! Vritini fytyrshtremberit e krimit!…Pastrojme Shqipërinë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *