Jemi fillimi edhe fundi,
në uraganin popullor,
në uraganin që do mundi,
këtë pushtet ultra mizor!
Unë s’jam aty vetëm me vargje,
po dhe me zemër dhe me trup,
se s’mund të ketë poeti paqe,
me këtë shtet me këtë turp!
Kam qenë gjithmonë në vijë të parë,
jam ndeshur në ato beteja,
kurrë luftëtarët s’i kam parë,
si një kurioz nga kafeneja!
Kur s’ka liri në këtë jetë,
lirisë s’mund t’i vësh ti kushte,
të jesh poet dhe i vërtetë,
duhet të ndeshesh dhe me grushte!
Po unë jam ndeshur realisht,
kur qe këtu Saliu i Parë,
kur më sulmuan qenërisht,
krejt qenërisht katër zagarë!
S’me mposhtën dot katër jezitë,
ato të ndyra nevojtore,
sepse urrejtja atë ditë,
më dha fuqi mbinjerëzore!
Isha “poeti i partisë”,
që mbante Sala të rrethuar,
kohë kur në kulm të poshtërsisë,
zgjedhjet e Majit kish’ coptuar!
Dhe pikërisht nga këto zgjedhje,
fluturoi Sala nga pushteti,
po as dhe sot nga këto vjedhje,
akoma mend s’ka vënë gazepi!
Ne jemi brezi që s’u mposht,
me diktaturën fort luftuam,
e hodhëm Salën në një kosh,
porse për dreq u tradhëtuam!
Tani gjithkush nga ju e di,
si e risollën herën tjetër,
ja ku e kemi përsëri,
dhe më të marrë dhe më të egër!
Ja ku e kemi përsëri,
tani ne jemi më të vjetër,
po ende kemi aq fuqi,
të përballojmë një luftë tjetër!
Unë nga të tjerët s’kam mësuar,
se ç’është beteja edhe lufta,
po këtu koha ka treguar,
Sala s’i njeh rrugët e buta!
E tillë specie zor se haset,
kopja e saj është e pa mundur,
e ka fiksim që të përplaset,
po dhe kështu shum’ keq ka humbur!

Arben Duka je i madh! Nga te paktet opozitare te vertete deri ne gen. Saliu mundet vetem si ne 1997-en. E ka thene edhe Namik Hoti (qe i ndritte shpirti atje ku ka rene)…
Doni me per Belulin?
bravo.shume e vertet
Legjende je Arben Duka!!!
jepi bilbil zemra te kendofte ,e per jet mot emri kure mos tu harofte,,,kure ska per tu haruar majae e penes tende eshte ebekuar