Një shënim për mitingun e Berishës dje në Dibër

editor

E xhumaja e parafundit e majit e gjeti Saliun në Peshkopi, shoqëruar nga Shehi, Hoxha e të tjerë kandidatë të koalicionit “të ndryshkimit”. Terreni ishte përgatitur. Shkollave, kopshteve, institucioneve, duke filluar nga prefektura, këshilli i qarkut, bashkia, drejtoritë rajonale, përfshirë atë arsimore me të gjitha shkollat, drejtorinë e spitalit, ku kishin lënë nga një infermiere “emergjence” për pavijon, u ishin vënë çelësat e zinj. Kryetarët e njësive vendore kishin përlarë me thupër ”administratat” e tyre modeste. Fëmijët e kopshteve, të gëzuar nga dita e pushimit se “teta edukatoret kishin shkuar te xhaxhi Sali” përplasnin duart e këndonin këngën e fundit që kishin mësuar në kopsht: “ S’po vjen shiu, s’po vjen shiu/ na e sjell xhaxhi Saliu/ le ta dijë e gjithë bota/shiu vjen bashkë me vota/, ndërsa më të rriturit se ata, filloristë, nxënës 9 vjeçareje e të mesmeje, mbanin në duar pak flamuj të dalë boje të PD-së e të legalitetit.

– Po populli ku është? – pyet një dibran i mençur.

– Ai u gëzohet fryteve të punës madhështore të partisë atje në fshat ku Saliu “na ka mbytur me investime” – ironizon tjetri.

E nisi vizitën e tij në gjimnazin e qytetit. Pas kontrollit në trup e xhep të të gjithë mësuesve të shkollës , pas nuhatjes së qenve antiminë, rruga ishte e lirë që Saliu të priste për herë të tretë shiritin e gjimnazit të Peshkopisë, pasi ndofta nuk i ka pëlqyer stili i prerjes së dytë që i bëri shiritit muaj më parë zëvendësi i tij dhe njëkohësisht Ministër i Arsimit e Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, prerje e përurim ky që u trumbetua  me bujë nga të gjitha mediat proqeveritare. Në oborrin me më pak se 200 metra katror ( aq i vogël sa maturantët kanë vendosur ta bëjnë aktivitetin e tyre të maturës në oborrin e ish-gjimnazit që “ia ka rrëmbyer” fakultetit), Saliu (që nuk bën politikë në shkolla) u uroi nxënësve të shkollës ta gëzojnë atë, u tha se “kishte bërë namin” me investime për arsimin dhe më pas “o burra të shajmë kryetarin e opozitës). Fjalët e tij për Edi Ramën nuk ka nevojë të shënohen pasi duke e dëgjuar dhe padashje në televizion të gjithë i kanë mësuar përmendësh.

Më pas Berisha me shpurën i drejtohet sheshit para shkollës së mesme profesinoale, nga ku janw hequr me fshesw makinat e pwrditshme, për të prezantuar kandidatët. Skenari i PD lokale kishte menduar të fshehë fëmijët që përbënin mbi 50% të sheshit, duke vënë në rresht të parë punonjës e punonjëse të prefekturës, qarkut e bashkisë, mësuese e edukatore. U ngjitën në tribunë duke nisur nga fundi i listës në fillim kandidatët e PD-së. I pari fjalën e mori Sherefedin Shehu, deputet aktual e kandidat për deputet i cili, ndonëse sheh, harroi se gënjeshtra dënohet nga feja dhe hapi thesin e saj . Fjalitë e tij pa kuptim të tipit “Sot keni dëgjuar si kemi ndërtuar një Shqipëri të lulëzuar” humbnin në zhurmën e turmës që dukej hapur se nuk e kishte mendjente Ai, por gjetiu.

Nga thesi i Nastradinit nxorën kokën gënjeshtrat të tipit: kemi ndërtuar 775 kilometra rrugë në Dibër, është rritur punësimi, janë ngritur 75 biznese të reja, janë punësuar 2000 veta, fermerët kanë dalë në treg, janë bërë investime në monumentet e kulturës. Më pas harron se ç’ka thënë e i fut “pufkën” që në qarkun e Dibrës, nën udhëheqjen e PD-së,  janë hapur 7600 vende të reja pune dhe më “bombastikja “u premton dibranëve vende pune në Evropë. Edhe Shehi nuk harron “ t’i turret Edi Ramës” duke sjellë në kujtesë historinë e dalë boje të tre ligjeve. Pas Shehit, e merr fjalën Hoxha (Bedriu), i cili “me lotë mbi letër” qau e qau e kush lotët nuk ia thau se “e paska fyer” Edi Rama si mësues që ka qenë”. I treti, Roland Keta, nuk bëri mirë që u tha dibranëve se Rruga e Arbrit po ecën me hapa të shpejta (dibranët e dinë mirëfilli si thuret e shthuret çorapeja e Rrugës së Arbrit) dhe se atë e bën vetë Saliu se vetë Saliu më pas do ta përgënjeshtronte Landin. Kur shumë kush priste ta merrte fjalën i katërti, Ekrem Spahia i PLL,  kjo nuk ndodhi. Ndofta Berisha deshi t’ua lehtësonte punën dibranëve, t’u thotë atyre se ne për tre luftojmë. Flamujt e Legalitetit ikën nga sheshi duke u valëvitur inatçorë nëpër rugët e qytetit.

Më pas nën një dyzinë britmash paksa histerike e me fishkëllima kalamajsh, në tribunë doli Saliu, si gjithmonë i painformuar nga të vetët për Dibrën. Që në fjalinë e parë “Të nderuar banorë të rrethit të Peshkopisë “ai tregoi se nuk di asgjë, se nuk di që Peshkopia është qytet e jo rreth, rrethi nëse duhet të vazhdojë të përdoret si term quhet “Dibër”. Më pas përsëri “gafa gjeografike”. Thotë kemi ndërtuar rrugë nga Librazhdi në Kala të Dodës e nga Ura e Matit në Sllovë” e askush nuk është kujtuar ta mësojë se Librazhdi është në tjetër qark, se qarku i Dibrës nuk fillon te Ura e Matit, por te Ura e Skurajt dhjetra kilometra më larg, se Sllova vërtet duhej përmendur se është vendlindja e Sherefedinit, por ajo është në të njëjtin aks me Kalanë e Dodës, pa shkuar në Sllovë , nuk mund të shkosh në Kala.

 

Edhe kryeministri i këtij vendi ka “thesin e vet” për të hapur. U thotë dibranëve që ai ka ndërtuar 92 shkolla , ka subvencionuar 2600 fermerë, janë mbjellë 2400 hektarë tokë…

U foli dibranëve dhe për Rrugën e Arbrit. Këtë herë ndryshoi stil. Nuk u tha se për mos realizimin e kësaj rruge, premtuar për të përfunduar plotësisht në vitin 2011, e ka penguar opozita, por u tregua “shumë i sinqertë” dhe u tha “ një sekret” se për ndërtimin e kësaj rruge paska penguar një problem gjeologjik në Tunelin e Murrizit (se mos e dinë nxënësit e shkollave në shesh se për këtë rrugë është bërë studimi i fizibilitetit, studimi gjeologjik e tw gjitha studimet e tjera para se të fillojnë punimet apo mos ishte i detyruar ai të sqaronte se pse këtë problem nuk e kanë konstatuar më parë e nuk e kanë bërë publik, por kanë thënë e stërthënë që na pengon opozita). U premtoi se do ta ndërtojë në dy vjeçarin e parë tunelin dhe rrugën së bashku me Boshtin e Jugut ( Berisha ka kohë që ecën me plane 2 vjeçare, kështu tha për Rrugën e Arbërit në vitin 2009 “do ta ndërtoj në dyvjecarin e parë në vitin 2011). Më pas u tregoi të punësuarve e fëmijëve një histori, që e dinë dhe fëmijët mbi 6 vjeç, se si një mik i paska thënë se Dibra paska qenë Universiteti i tij  dhe i premtoi Dibrës një Universitet, ndofta një tjetër nga ai që ka premtuar në vitin 2011. Iku Saliu, nuk filloi shiu, ndaj dhe bereqeti i tij në Dibër, zor se do t’ia mbushë një trastë.

Share This Article
27 Comments
  • Po ku do shkone vetem te keqen ju le pase ky njeri i pa ndreqshem.
    Rrenat dhe mashtrimet jane metoda e punes se tije,rrofte administrata qe shkone ne mitingje dhe i bane fresk ketije hajduti te pasuris kombetare.
    Kudo qe shkone ky duhet pritur dhe percjellur me gure dhe bajka………mbeti duke prere shirita ky mjeran i inagurimeve imagjinare.

    • Ky njeri ne cdo qytet qe shkon vetem di te mashtroje sepse ai nuk ka asnje program. Duke qene se Berisha nuk arriti te mbaje premtimin per rrugen e Arberit. tani beri nje premtim tjeter qe te beje nje universitet, Deshtim total

    • J a pa se ceshte sali berisha. Nje vrases i dibres dhe gjithe shqiperise qe kete here merr fund. Eshte nje pis plak qe shkon i blinduar ngado, por krejt i pasigurte sepse keto zgjedhje eshte i humbur.

    • Shqiperia e saliut eshte e zhvilluar vetem ne mendjen e tij.ne te gjithe e shohim ne cllum jemi zhytur.Sot asnje nuk e mbeshtet me ate neper mitingje,sot ai merr me dhune administraten,sot ai kercenon aktivistet e PS dhe perdor me force ushtri e polici.turppp

  • Po administrata cpo heq. Cdo pasasdite ne ora 6 ne shtabin elektoral perkates, Merren mungesat me liste si dikur ne zbor. Nuk shpetoi nje here ky popull nga listat.

  • Populli nuk eshte sepse populli eshte lodhur prej kohesh nga genjeshtrat e Saliut dhe ka lene administraten per te bere rolin e dekorit ne mitingjet e tij.

  • Po sot ishte dhe shi, u lagen te shkretet, u lagen, po nuk kishin cfare te benin do te rrinin se ne fund te mitingut mereshin mungesat, e nuk kishin nga luanin.

  • Po Berisha gjithmone me thes rrenash ka shkuar neper mitingje, ndaj eshte lodhur mjaft populi dhe e ka lene vetem, mer me autobuza me vete militantet e partis, te cilet jane pjese e cdo mitingu, ne cdo qytet, kane pune ja 1 muaj militantet e tij.

  • Salu kohet e fundit ka filluar te gjezdisi me dy thase me vete, njerin me genjeshtra per ato qe gjasme ka bere, dhe ne nje tjeter thes ka genjeshtrat qe premton dhe thote se do i beje.

  • Shqiptaret kerkojne Rilindje, qe populli te mos trajtohet si dele, sic po i trajton Kryeministri ne ikje…Rilindje per nje qeveri dinjitoze dhe per popullin

  • Mjer punonjesit e administrates cfare i ka gjetur, duhet ti pergjgjen urdhrave te eproreve se per ndryshe iku buka e kalamajve. Rilindje

  • me 23 qershor shqiptaret votojne Skuadren e Rilindjes per ti liruar punonjesit e administrates nga pengmarrja e Berishes. Rilindje per te ndertuar nje shtet demokratik dhe ligjore

  • Me 23 qershore shqiptaret votojn Skuadren e Rilindjes, per ti thene ndal rrenimit te metejshem te ekonomis shqiptare nen qeverisjen e deshtuar te Berishes..Rilindje

  • Skuadra e Rilindjes u ka vene ne dispozicion qytetareve programin me dinjitoz qe nje parti politike u ka ofruar ndonjehere..Ndaj Partia Socialiste do ti fitoi zgjedhjet e 23 Qershorit per ti hapur rruge zbatimit te ketij programi..

  • Numri 29 eshte numri historik qe do te sjelle Rilindjen e shqiperis, eshte numri i clirimit te ardheut, por edhe numri i Rilindjes se atdheut…Ndaj shqiptaret me 23 votojn per partin socialiste

  • Une votoj partin socialiste sepse dua Rilindjen e sistemit shendetesor, i cili eshte shkaterruar komplet..une votoj Partine Socialiste per nje sistem shendentesor qe ofrohet falas per kedo qe ka nevoj. Kjo eshte Rilindja e vertet….Keshtu me logjike do te votoj cdo shqiptare me 23 Qershor

  • Me 23 qershpre shqiperia do te Rilinde dhe do te vihen perpara pergjegjesis te gjithe ata drejtor shkollash qe i mjane ison kryeministrit ne ikje dhe detyrojn mesuesit te shkojn ne mitingje elektorale me zor.

  • Me 23 Qershore do ti shpetojm mesuesit nga kthetrat e pushtetit qe i mbane ata nen tutel…une votoj partine Socialiste dhe Skuadren e Rilindjes

  • po normale qe saliu ska bere asgje , kudo te shkoj njerz te pakenaqur e te zhgenjyer nga rrenimi i bere keto 8 vite …dibranet e kane kuptuar kete, ndaj rilindje me 23 qershor per ta zhdukur kete hajdut

  • ty mire qe te vjen administrata mor i ziiii me detyrim…shkon e neper shkolla e ben kontroll te pergjithshem se i di te keqijat qe ke bere ndaj ik ore i pabese qe vetem te keqija i ke sjell ketij vendi, dibranet duan rilindje

  • turp sali nga vete turp e barcaleta thua…..fitore rilindjeeee dhe vetem rilindjeee per partine socialiste

  • Harroj pa permendur ne miting Salushi rrugen e Gazidedes(K.Qarkut Diber )ne çapin e Brezhdanit ne tokat e ketij te fundit qe keto pune jane bere me pune vullnetare nga sherbetoret e Gazidedes nder vite dhe me vone u be tenderi dhe ju dha dhenderit te tij ku se bashku me kanalet arrin vleren e 90 milion leke te reja ,investim ky vetem per pronat N.Gazidedes. e keto jane investimet me sukses,qe populli i din me se miri prandaj do e ndeshkoj me vote me 23 qershor.

  • Dibranet nuk jane aq te zgjuar sa mbahen e vleresohen. Po te ishin te tille a mund te votojne per plot 20 vjet nje kriminel si Sali Berisha dhe matufin e tij ne Diber Naim Gazidede? Dhe shkon ne Diber e u kujton atyre “shkollen e Dibres” qe gjoja paska kryer Saliu pse paska ka qene 2 muaj ne Diber. More ky njeri ka rrjedhur fare apo vertet mendon se realisht nuk ka mbetur asgje nga mencuria dibrane?

    • amani se na plasi shpirti, sa te djegur e ne zjarr ti shofesh keto plera nuk kemi te sosur, po ca kujtojne keto se populli ha bar, po mire ja bejne dibres se kur fiton Pd, nuk e di populli qe ato qeshin e zgerdhihen edhe thone ja e hengren edhe kete rradhe, o popullllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll mos u beni me si tufa e deleve, mos e shisni voten per nji thes miell se po na pijne gjakun, kete rradhe as majtas as djathtas se edhe te majtet i kemi pare ehhhhhhhhhhh sa kemi pare ne, po shifni naj alternative tjeter se si dihet ka naj nji me te harit qe vjedh me pak se keto, paqe paqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *