A mbyllen shkollat në Amerikë për fushatë elektorale zoti Selami?

redaktor

Me këtë pyetje i drejtohen të rinjtë eurosocialistë të Librazhdit, Eduard Selamit, që është kandidati i PD-së për Librazhdin.

Në vijim, të rinjtë e FRESSH Librazhd, denoncojnë presionin që u bëhet mësuesve dhe nxënësve për të marrë pjesë në mitingjet që kandidati demokrat organizon në rrethin e Librazhdit.

“Ne të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist dënojmë bojkotimin e mësimit sot në të gjitha shkollat e mesme te Librazhdit, nën presionin e Partisë Demokratike Librazhd dhe të kandidatit të saj për deputet, për të marrë pjesë në takimet elektorale të kësaj partie me të rinjtë.

Drejtorët e shkollave të mesme, në emër të Partisë në pushtet, kanë kërcënuar maturantët se kush nuk merr pjesë në takimin me Selamin në Librazhd dhe në Përrenjas sot (24 maj 2013), nuk do të pranohen në provimin e maturës. Po denoncojmë me emër Drejtorin e Drejtorisë Arsimore Librazhd Ferit Hysa dhe Drejtorin e Shkollës së Mesme Polis, Partizan Cekani, i cili ka kërcënuar mësuesit kujdestar dhe të gjithë maturantët.

I drejtohemi kandidatit të Sali Berishës në Librazhd, zotit Eduard Selami, duke e pyetur: A keni parë apo dëgjuar në Amerikë ku keni qenë emigrant për 18 vjet me radhë që nxënësit të kërcënohen për të marrë pjesë në takime elektorale të demokratëve apo republikanëve? A keni parë apo dëgjuar në Amerikë ku ikët nga presioni i Sali Berishës, që maturantëve t’ju premtohen nota të larta në provime nëse votojnë për Partinë Demokrate apo atë Republikane? Ju zoti Selami mund të jeni rob i Sali Berishës, por jo të rinjtë maturantë të Librazhdit, të cilët duan të zgjedhin të lirë partinë dhe alternativën që besojnë se është më e mira për Librazhdin dhe gjithë Shqipërinë”, përfundojnë apelin e tyre denoncues të rinjtë socialistë të Librazhdit.

Ndërkohë, për këto takime, kandidati demokrat Eduart Selami shkruan në faqe e tij në Facebook: “Vazhdon të më shoqërojë entuziazmi i paparë i njerëzve kudo që shkoj në Librazhd. Takim i paharruar me mësuesit e zonës të Përrenjasit. Ngjarje të paharrueshme në Qukës, Përrenjas, Librazhd. Takime të zjarrta me maturantët që votojnë për herë të parë. Më mbushën me optimizëm që ky vend do të zhvillohet. Mezi pres t’i shoh të gjithë studentë në auditorë. Ata janë e ardhmja e Librazhdit. Ata janë e ardhmja e Shqipërisë. Ne së bashku jemi ndryshimi. Përpara!”/A.K

Share This Article
14 Comments
    • Po ky eshte njeri komplet i deshtuar.Po te donte ameriken ky nuk do deshtonte andej po ky do te vjedhe e te bashkohet me klanin e berishes qe e ka share dhe e ka hedhur poshte qe ne 92.turp per ate qe lepin sot atje ku ka peshtyre,po shqiptaret do te ta tregojne me vote sesa te vlen lekura

    • ketu vertetphet shume qarte qe as Amerika ska ci ben njerezve te pabese frikacak,e te pa burre e pa vlera si Selami.prapeseprabe tek mema e tij perfundoi

  • he mor selam si do te pergjigjesh..kush te mbushi me optimizem te rinjte qe erdhen me zor se kishin frike se nuk i fusnit ne mbremje mature eee? pu pu pu kulmiiii kjo duhet te marr fund njeher e mire

  • e keto jane cudirat shqiptare…por nese ne na befasojne dhe e kalojme duke u habitur dhe duke gerthitur,atij injoranti nuk ja ndien shume,…ai bdihet i kenqaur me ate cka shef…. uroj qe dashurine e atyre qe mbledh ne mitingje me dhune ta shofi ne 23qershor kur ta shprehin me voten e tyre pro partise socialiste duke votuar nr.29

    PER NJE RILINDJE SHQIPTARE!!!

  • Selami flet sipas interesit te tij, interesi vetjak para gjithckaje fundja dhe kur duhet te mohoje personalitetin e tij se ka qene ai qe para shume kohesh iku me bishtin ndershale dhe shau ate qe sot e “vlerson” maksimalisht per punet e bere ne Shqiperi.

  • per mendimin tim kjo eshte nje gje skandaloze te detyrosh njerzit qe te shkojn ne miting kte gje e bejne vetem demokratet

  • ky fenomen eshte ne te gjitha qetetet jo vetem ne librazhd…per te shkuar ne mitingje i detyrojne te shkojne duke i thene qe rezikojne vendin e punes apo rezikojne te mos marin provimet…..

  • Po e ben si dhelpra o Ed Selami qe u thoshte zogjve te pules; “Rrituni o zoçkat e mija, rrituni se mezi po u pres”
    Natyrisht te ardhmen e atyre maturanteve e nxenesve e sheh sipas menyres suaj, ne se u votojne ju, ndryshe…
    Po ik e kthehu ne amerike, gjej nje pune te ndershme qofte edhe fshesaxhi rrugesh dhe shko ne gjirin e familjes tende qe te ka braktise…
    Njeriu qe qesh ne tribuan pas berishes….dhe nuk e di as ai vete pse qesh.

  • Amerika e ka pare Ed Selamin , ku di ai a mbyllen apo hapen shkollat kur ka mitingje elektorale. Ai ne USA ka bere vetem nje pune laj dhe shit vetura poshte ures ne Brooklyn. Me qene se familja e ka debuar dhe i katandisur mos me keq, vjen dhe kandidon per deputet ne PD. Kjo eshte e ardhmja qe afron Saliu, o njerez deshtak ne jete dhe ne familje ose spiuna nga PS duke u afruar poste te rendesishme si Koqja Islami. Perpara PD-te, se nga mbrapa po vjen Edi Rama, me parullen e tij, per ju te PD-se: Me ne krye Saliun po ju zura ja u VURA, po ju kas , ja u HAPA.

  • normalisht qe do i marrin me zorr jo vetem universitet,gjimnazet dhe 8vjecaret por saliu duhet te marri dhe cerdhet ne miting eshte qe eshte..vetem kjo i ka ngelur tani.degradim maksimal

  • Do transferohet shkolla ne vjeshte se po nuk votuam partin demokratike sipas ketyre do ngelim , taksirat tere rinija te pergatisi vjeshten me provime

  • mos u cuditni te nderuar komentues ai u kthye ne origjine nuk eshte vetem ai i kesaj kategorie ky eshte nje kavie si te gjithe ata qe ndjekin ate parti si nuk e kuptoni te nderuar bashkekombas te mi qe te gjithe ata qe juve ju spiunuan ju degraduan ,dhe pranoni te qeveriseni nga ata ….ajo parti nuk eshte e djathte ,,ajo ka mbledhur njeres te hurit e te litarit,qe pervec interesave te tyre nuk duan t i a din per as gje ,,,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *