Bipolarizimi politik që ka futur në krizë shoqërinë shqiptare është pasojë e dy liderve të partive kryesore në vend. Andaj para se të kërkojnë votën e qyetarëve , duhet të kenë kurajon civile të kërkojnë sëpari ndjesë. Kështu ka deklaruar në Tonight Ilva Tare ish Presidenti Bamir Topi, njëherësh kreu i FRD, i cili garon i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Përkundër vlerësimeve të ndryshme nga sondazhet, që për hir të realitetit nuk e nxjerrin shumë favorite, zoti Topi dhe partia e tij nuk synojnë thjesht për një mandat parlamentar, por për tu bërë pjesë e parlamentit të ri si grup, që kërkon jo pak por shtatë mandate deputetësh. Të paforizuar nga dalja e vetme në garë dhe kodi zgjedhor po ashtu, FRD duket se në fund të ditës do të fajësojë qyetarët, pasi sipas Topit është koha që ata të reflektojnë dhe të mos përfshihen emocionanlisht. Zoti Topi më tej shpalosi edhe programin e FRD, ku vëmendje kryesore i kushtohet pronës dhe dëmshpërblimit të ish të përndjekurve, ndërsa lidhurme koalicionet paszgjedhore duket se ende nuk ka një qëndrim nga kjo parti.
- Unë kam shkuar që i vogël në stadium dhe nuk shkoj më, këta të heqin edhe atë pasion që ke. Kjo lidhet me një tendencë të qartë mashtrimi dhe premtime. U premtua stadium i ri kombëtar dhe nuk u bë. Qytetarët kur vjen momenti i zgjedhjeve duhet të reflektojnë, sduhet të emocionohen para fishekzjarreve. Njerëz që në emër të qytetarëve janë bërë superpasanikë, njerëz që atë që thonë në mëngjes nuk e bëjnë në darkë. Ne e kërkojmë pushtetin për të bërë shtetin. Duhet ti jepet fund tranzicionit. Ka 23 vjet që PD ka ardhur në pushtet me premtimin për të dëmshpëblyer ish të burgosurit politik dhe se ka bërë, cështja e pronave që vazhdon të jetë në ajër. Pra se të japin premtime duhet të thonë se pse është kjo gjendje. Sot them që nuk është më faji i politikanëve, do jetë faji i atyre që bëjnë zgjedhjen. Meqenëse doni emërtime konkrete, Kryeministrin në kontekstin e një deklarate e kam konsideruar si David Copperfield , iluzionist.Ata dalin me reklama, bëjnë shpenzime marramendase për fushata, implikojnë edhe regjinë mediatike, drejtues në administratë.Nuk mund të shfaqen njerëz të adminsitratës për të qenë simpatizantë të FRD sepse menjëherë ju shkon urdhëri për tu shkarkuar nga puna. Nuk ka dy standarde. Historia e përfshirjes së propagandës politike në shkolla është e papranueshme.
- Pra jeni dakord me Ramën?
- Ai mund të më referohet mua, unë si referohem askujt.
- A është vota për FRD pro Ramës?
- Nëse ka një demokrat që se ka kuptuar që para se të jetë Sali Berisha demokrat është Bamir Topi. Kam arsye të qëndroj fort në këtë linje. Të gjithë shembujt politike kanë demostruar të kundërtën e asaj që po demostrojmë ne sot. Situata mbahet në këtë gjendje se ende vazhdojnë të vidhen prona. Sot nuk është thjesht pushteti ekzekutiv, janë bërë pashallarë edhe disa kryetarë komunash, i keni rreth e qark. Unë kam bërë detyrën time si President, por situata është e tillë. Cështja e pronës vazhdon të jetë e tillë se njerëz të veshur me pushtet vazhdojnë të vjedhin pronat e të tjerëve. Për ne kjo është cështje bazale. Ju mendoni se do shkojmë në Europë, ku fermat private janë sa një kopësht oborri, është fyese për këdo që e dëgjon.
- Me kë do bëjë koalicion paszgjedhor FRD?
- Sot jemi në fushatë, kemi deklaruar se nuk bëjmë koalicion parazgjedhor, shpresoj shumë se do shkojmë në ato pritshmëri që kemi. Për ne parësore nuk është cështja e karriges në parlament se përndryshe do kishim qenë pjesë e një koalicioni që nuk do diskriminoheshim nga një kod mizorabël, por për koalicion do jemi ne që do imponohemi me programin tonë. FRD ka një vit jetë dhe besoj se do ketë dhjetëra të tjerë.
- Ju kanë filluar problemet, me ikjen e Krasniqit, Biberaj?
- Krasniqi vazhdon të jetë pjesë e FRD, në pamundësi për të marrë atë pozicion që i takonte me të drejtë për shkak edhe të konkurencës së fortë, bëri atë akt moral. Për Biberaj, ka pasur polemika brenda grupit për zgjedhjen e treshes për Tiranën. Ne vendosëm kolegjialisht që numri 2 të jetë një zonjë.Biberaj është i mirëpritur të vazhdojmë betejën, gjithsecili është në shtëpinë e tij në FRD.
- Mund të rikthehet Biberaj?
- Dera është e hapur. Unë për asnjë nga kandidaturat nuk kam vendosur me mekanizmine vetos.
- Një vlerësim tuaj për listat e partive të tjera, ne si qyetarë i kemi listat më të mira në këtë parlament të ri?
- Nuk jam futur në profilin e cdo kandidati për deputet, por kam parë deformim të dukshëm të moralit politik në përzgjedhje, nmazhoranca ka filluar me një formacion ka përfunduar me një tjetër. Ka futur figura problematike të së majtës, zoti Kastriot Islami sa i përket sjelljes politike është figurë emblematike e së majtës. PD merr zotin Lufter Xhuveli dhe sëbashku me të tjerët tregon se dicka e rëndë ka ndodhur në formacionet e së djathtës. E djathta sot ka probleme fondamentale, shuëm gjëra nuk qëndrojnë më mbi ata bazament që u ngrit ai formacion politik.
- Mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, ju rrit shanset?
- Unë nga natyra jam altruist, nuk ndihem mirë. Pjesën tjetër e kanë qyetarët, që të votojnë, por nuk e di nëse do kenë shansin tu numërohet vota, pra dalim në një problem shumë të madh.
- A do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pranuara nga palët?
- Një hije dyshimi hidhet mbi këto zgjedhje, sot takova përfaqësues të ODHIR, ndamë shqetësimin mbi këtë situatë parazgjedhore, konkretisht për KQZ. Ky komision është ndërtuar në trajtën e një komisioni bipartiak, që nga momenti që parlamenti aprovoi ligjin për KQZ ky institucion duhet të jetë i pavarur. KQZ po funksionon në mënyrë të calë, ndonëse ne nuk shpresojmë se ata do mbrojnë interesat e FRD, por shkojmë në ata elementë që kemi si parim, shtetin.
- Cfarë duhet të bëjë opozita?
- Unë nuk futem në inkursionet as të opozitës as të mazhorancës. Unë kërkoj që këto zgjedhje të kenë një strukturë, problemet kanë filluar për aktet normative. Të jeni i sigurt se në rast se nuk zgjidhet cështja kjo do jetë një prelud. Kanë bërë një kod zgjedhor që nuk vlerëson votën, edhe intepretimin që bëjnë sot e bëjnë në interes të partive. Në KQZ nuk duhet të ishin bërë ndryshime, pavarësisht nëse Meta do qëndronte në qeveri apo opozitë. Por kjo është bërë tashmë, po shkojmë në zgjedhje. Edi Rama vazhdon ta trajtojë këtë punë në mënyrë shumë amatorezke. Nuk e di nëse do ketë alibi për cështjen e kontestimit të votës. Ska pse të kompleksohet, shpresoj që dita e hënë ta zgjidhë këtë situatë.
- Po tre ligjet?
- Asgjë që lidhet me integrimin në BE nuk duhet të kondicionohet. Ideja për ta futur në një debat të gjatë politik ka qenë e gabuar. Por kjo nuk ka vlerë nëse anashkalohet KQZ, po shkojmë drejt zgjedhjeve. Rama duhet të kompensojë atë që ka bërë, këto janë probleme që do ti vuajnë qyetarët në mënyrën si do strukturohet parlamenti, institucionet.
- Cfarë do ndodhë nëse verifikohet se ka vjedhje votash?
- Po ia thoni atij që e ka provuar drejtëpërdrejtë sesi i manipulohet vota. Janë të njëjtët persona, fakti që sot vazhdojnë me ato metoda, u tha që do bëhet numërimi eklektronik dhe dështoi, u tha se do ndërtohet infrastruktura dhe dështoi, vazhdojmë të kemi dublime dhe njerëz pa adresë. Kjo administratë ka treguar se është e paaftë për të administruar një proces zgjedhor.
Ju mungon të qenit President?
Jo absolutisht, por jetoj me kujtimet e bukura të së kaluarës.
Çfarë ndjesie ju jep kryeparlamentarja Topalli, në cilësinë edhe të nënkryetares së PD?
Si kryetare e parlamëentit është totalisht jashtë detyrës së saj, me implikime të forta që e akuzojnë për mungesë të respektimit të detyrimeve kushtetuese. Duhet të respektojë Kushtetutën, të mos fyejë opozitën,në raste specifike edhe deputetë të mazhorancës, që këtu fillon dhe kompromentohet misioni i kryeparlamentarit.
Le të ndalemi te Shkodra, bastion i Topallit, e shihni si të tillë?
Nuk duhet të fyhet kështu, Shkodra ka qenë djep i kulturës së shqipëtare. Në zyrën time kam dhe një fotografi të Marubit të fillim shek 20 ku tregohet Buna, që ka shërbyer edhe si treg i Ballkanit dhe përfytyroni se clloj regresi ka bërë ajo zonë nga të ashtëquajturit politikanë reformatorë, ku Buna është kthyer në një burim fatkeqësie për banorët përreth.
Në aktivitetin tuaj në Shkodër ju ikën drita disa herë, ishte e qëllimshme, gjatë aktivitetit akuzuat mazhorancën, Topallin, Kryeministrin e quajtët Stalinist, kur e diktuat për të tillë?
Ka pasur një metamorfozë të personit në fjalë. Smund të jetë i pandjeshëm edhe në marrëdhëniet e karakterit personal. Kur janë në karrige të shtetit marrëdhëniet nuk janë personale, por institucionale. Por jemi njerëz që smund të shmangemi edhe nga emocionet personale. Mua argumentet më shkojnë në ditë të largëta në vitet ’60, kur Kryeministri aktual u fut në Partinë e Punës dhe më pas u fut në një sistem frontal për ndryshimin e regjimit. Duke ecur, duke ecur demokracia duhet të evolojë dhe kur bën profile politike të shkon mendja tek origjina. Për ikjen e dritave në Shkodër unë mora një informacion nga banorët përreth kinemasë “Millenium”. Pa ditur se unë isha atje ishin habitur që kishin ikur dritat në atë zonë shumë të rëndësishme. Kanë ikur, 4-5 herë. Këto maskilizma janë të pavlera.
Akuzat e Berishës për lejet e ndërtimit , keni bërë kallëzim ende?
Akoma, nuk është ndier më. Nuk kam pasur asnjë lidhje me lejet e ndërtimit. Shtëpia ime e vjetër qëndron nga të paktat shtëpi të vjetra në qendër të Tiranës. E kundërta e atyre që thotë Kryeministri ekziston për atë zonë atje. Jam në një zonë të komunës së Dajtit, këto deklarata tregojnë një profil në disperacion të plotë sikundër e ka treguar kohët e fundit.
Pse ka një heshtje nga selia blu, keni një marrëveshje të heshtur me Berishën?
Ajo kazermë politike smund të funksionojë pa urdhër. Se cfarë mendon ai është shumë e largët për ta menduar. Ne jemi parti e qëndrës së djathtë, që kur është krijuar FRD jemi deklaruar se nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra, me PS nuk na lidh asgjë as ideologjia as programi, ndërsa me atë në pushtet kemi ndarje të thellë të moralit politik.
A do jetë FRD një LSI e 2005 për të djathtën?
Këtë krahasim e gjen për ta bërë media.Por unë besoj qoftë në strukturën, karakterin, profilin politik, FRD është një forcë me karakter të fortë politik.
Është rrezik për të djathtën?
Ne jemi për të rikonsideruar të djathtën, një të djathtë që nuk ekziston fatkeqësisht, të shkojë në ato vlera që janë harruar nga pushteti. Mandati i dytë filloi me një mazhorancë problematike dhe po e përfundon me deputetë socialistë. Sbëhet fjalë më për të marrë në konsideratë vlerat mbi të cilat është ndërtuar ajo parti.
Ku dallon oferta politike e FRD?
FRD nuk ka dalë nga PD. Nuk ka asgjë të ngjashme, po të kishte, unë ju them se të gjithë ata që janë larguar janë mikluar sërish në PD, ndërsa ne kemi pasur një ofertë serioze dhe nuk e kemi pranuar për shkak të karakterit tonë të fortë.
Rama thotë se FRD është PD pa Berishën?
Rama thotë ndonjëherë të vërteta interesante. Nëse i referohemi këtij realiteti të sotëm, në këtë lloj bipolarizmi, një nga shkaktarët është dhe Rama. Kush më mirë se unë si President e ka vuajtur më shumë këtë mungesë bashkëpunimi mes tyre. Janë dy individë në krizë. Nuk mendoj se politikani është i suksesshëm kur merr thjesht një karrige për të shkuar në parlament. Sot kemi institucione në dorën e një individi, Sali Berishës, edhe Presidenti zgjidhet me 71 vota. Institucionet e shtetit nuk janë më për qyetarët por për pushtetin. Ata duhet të kenë kurajo civile për të kërkuar ndjesë para se të kërkojnë votat.
Ka kapacitete FRD për rilindje të së djathtës?
Unë kam një parim, secili duhet të shikojë profilin e tij politik, të mos hyjë në kampin e tjetrit, nëse hyn duhet të përgatitet për kundërpërgjigje.
E dëgjuat si e këndoi këngën e Tiranës ekipi i PS?
Jo kam qenë në Durrës dje. Sdua të komentoj zëra të stonuar. Ju e konsideroni Tiranën në sensin politik, e kanë shfrytëzuar për tu strehuar, për të bërë karrierë, për ta përcarë dhe ky është gabim i madh. E dini që ai ekip i Tiranës që thoni ju duan ta rrënojnë, Tirana ska sot një Muze. Në gjithë informacionet e mia këta njerëz nuk kanë asnjë ndjeshmëri për Tiranën.
Klubi i futbollit Tirana ka protestuar për mosdhënie të pagave nga Bashkia?
Unë kam shkuar që i vogël në stadium dhe nuk shkoj më, këta të heqin edhe atë pasion që ke. Kjo lidhet me një tendencë të qartë mashtrimi dhe premtime. U premtua stadium i ri kombëtar dhe nuk u bë. Qytetarët kur vjen momenti i zgjedhjeve duhet të reflektojnë, sduhet të emocionohen para fishekzjarreve. Njerëz që në emër të qytetarëve janë bërë superpasanikë, njerëz që atë që thonë në mëngjes nuk e bëjnë në darkë. Ne e kërkojmë pushtetin për të bërë shtetin. Duhet ti jepet fund tranzicionit. Ka 23 vjet që PD ka ardhur në pushtet me premtimin për të dëmshpëblyer ish të burgosurit politik dhe se ka bërë, cështja e pronave që vazhdon të jetë në ajër. Pra se të japin premtime duhet të thonë se pse është kjo gjendje. Sot them që nuk është më faji i politikanëve, do jetë faji i atyre që bëjnë zgjedhjen. Meqenëse doni emërtime konkrete, Kryeministrin në kontekstin e një deklarate e kam konsideruar si David Copperfield , iluzionist.Ata dalin me reklama, bëjnë shpenzime marramendase për fushata, implikojnë edhe regjinë mediatike, drejtues në administratë.Nuk mund të shfaqen njerëz të adminsitratës për të qenë simpatizantë të FRD sepse menjëherë ju shkon urdhëri për tu shkarkuar nga puna. Nuk ka dy standarde. Historia e përfshirjes së propagandës politike në shkolla është e papranueshme.
Pra jeni dakord me Ramën?
Ai mund të më referohet mua, unë si referohem askujt.
A është vota për FRD pro Ramës?
Nëse ka një demokrat që se ka kuptuar që para se të jetë Sali Berisha demokrat është Bamir Topi. Kam arsye të qëndroj fort në këtë linje. Të gjithë shembujt politike kanë demostruar të kundërtën e asaj që po demostrojmë ne sot. Situata mbahet në këtë gjendje se ende vazhdojnë të vidhen prona. Sot nuk është thjesht pushteti ekzekutiv, janë bërë pashallarë edhe disa kryetarë komunash, i keni rreth e qark. Unë kam bërë detyrën time si President, por situata është e tillë. Cështja e pronës vazhdon të jetë e tillë se njerëz të veshur me pushtet vazhdojnë të vjedhin pronat e të tjerëve. Për ne kjo është cështje bazale. Ju mendoni se do shkojmë në Europë, ku fermat private janë sa një kopësht oborri, është fyese për këdo që e dëgjon.
Me kë do bëjë koalicion paszgjedhor FRD?
Sot jemi në fushatë, kemi deklaruar se nuk bëjmë koalicion parazgjedhor, shpresoj shumë se do shkojmë në ato pritshmëri që kemi. Për ne parësore nuk është cështja e karriges në parlament se përndryshe do kishim qenë pjesë e një koalicioni që nuk do diskriminoheshim nga një kod mizorabël, por për koalicion do jemi ne që do imponohemi me programin tonë. FRD ka një vit jetë dhe besoj se do ketë dhjetëra të tjerë.
Ju kanë filluar problemet, me ikjen e Krasniqit, Biberaj?
Krasniqi vazhdon të jetë pjesë e FRD, në pamundësi për të marrë atë pozicion që i takonte me të drejtë për shkak edhe të konkurencës së fortë, bëri atë akt moral. Për Biberaj, ka pasur polemika brenda grupit për zgjedhjen e treshes për Tiranën. Ne vendosëm kolegjialisht që numri 2 të jetë një zonjë.Biberaj është i mirëpritur të vazhdojmë betejën, gjithsecili është në shtëpinë e tij në FRD.
Mund të rikthehet Biberaj?
Dera është e hapur. Unë për asnjë nga kandidaturat nuk kam vendosur me mekanizmine vetos.
Një vlerësim tuaj për listat e partive të tjera, ne si qyetarë i kemi listat më të mira në këtë parlament të ri?
Nuk jam futur në profilin e cdo kandidati për deputet, por kam parë deformim të dukshëm të moralit politik në përzgjedhje, nmazhoranca ka filluar me një formacion ka përfunduar me një tjetër. Ka futur figura problematike të së majtës, zoti Kastriot Islami sa i përket sjelljes politike është figurë emblematike e së majtës. PD merr zotin Lufter Xhuveli dhe sëbashku me të tjerët tregon se dicka e rëndë ka ndodhur në formacionet e së djathtës. E djathta sot ka probleme fondamentale, shuëm gjëra nuk qëndrojnë më mbi ata bazament që u ngrit ai formacion politik.
Mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, ju rrit shanset?
Unë nga natyra jam altruist, nuk ndihem mirë. Pjesën tjetër e kanë qyetarët, që të votojnë, por nuk e di nëse do kenë shansin tu numërohet vota, pra dalim në një problem shumë të madh.
A do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pranuara nga palët?
Një hije dyshimi hidhet mbi këto zgjedhje, sot takova përfaqësues të ODHIR, ndamë shqetësimin mbi këtë situatë parazgjedhore, konkretisht për KQZ. Ky komision është ndërtuar në trajtën e një komisioni bipartiak, që nga momenti që parlamenti aprovoi ligjin për KQZ ky institucion duhet të jetë i pavarur. KQZ po funksionon në mënyrë të calë, ndonëse ne nuk shpresojmë se ata do mbrojnë interesat e FRD, por shkojmë në ata elementë që kemi si parim, shtetin.
Cfarë duhet të bëjë opozita?
Unë nuk futem në inkursionet as të opozitës as të mazhorancës. Unë kërkoj që këto zgjedhje të kenë një strukturë, problemet kanë filluar për aktet normative. Të jeni i sigurt se në rast se nuk zgjidhet cështja kjo do jetë një prelud. Kanë bërë një kod zgjedhor që nuk vlerëson votën, edhe intepretimin që bëjnë sot e bëjnë në interes të partive. Në KQZ nuk duhet të ishin bërë ndryshime, pavarësisht nëse Meta do qëndronte në qeveri apo opozitë. Por kjo është bërë tashmë, po shkojmë në zgjedhje. Edi Rama vazhdon ta trajtojë këtë punë në mënyrë shumë amatorezke. Nuk e di nëse do ketë alibi për cështjen e kontestimit të votës. Ska pse të kompleksohet, shpresoj që dita e hënë ta zgjidhë këtë situatë.
Po tre ligjet?
Asgjë që lidhet me integrimin në BE nuk duhet të kondicionohet. Ideja për ta futur në një debat të gjatë politik ka qenë e gabuar. Por kjo nuk ka vlerë nëse anashkalohet KQZ, po shkojmë drejt zgjedhjeve. Rama duhet të kompensojë atë që ka bërë, këto janë probleme që do ti vuajnë qyetarët në mënyrën si do strukturohet parlamenti, institucionet.
Cfarë do ndodhë nëse verifikohet se ka vjedhje votash?
Po ia thoni atij që e ka provuar drejtëpërdrejtë sesi i manipulohet vota. Janë të njëjtët persona, fakti që sot vazhdojnë me ato metoda, u tha që do bëhet numërimi eklektronik dhe dështoi, u tha se do ndërtohet infrastruktura dhe dështoi, vazhdojmë të kemi dublime dhe njerëz pa adresë. Kjo administratë ka treguar se është e paaftë për të administruar një proces zgjedhor.
Si e gjykoni rolin e Presidentit Nishani deri tani?
Duke qenë se unë kam qenë në atë institucion nuk dua të interpretoj rolin e tij. Institucioni i Presidentit duhet respektuar.
Fushata, si po shkon, ku ndiheni më të fortë?
FRD është strukturuar në të gjithë territorin, ka qenë në një takim shumë racional, aktivitetet tona nuk kanë qenë të gjitha prezente në media, edhe ky është një difekt tjetër i sistemit. Ka televizione që si përmedin dot emrin FRD. Si ka mundësi që TVSH të mos përmendë qoftë dhe njëherë të vetme emrin e FRD. Ne jemi në kontakt në të gjithë territorin, të gjithë veprimtarët tanë janë nga mëngjesi deri në mesnatë duke u takuar me njerëzit dhe duke shpalosur programin. Kemi ndërtuar një program të shkruar me cështjet më të rëndësishme.
Ku e ndjen veten FRD më të fortë?
Po luftojmë në cdo qark, por aksi Tiranë-Durrës është pjesa më e rëndësishme ku është përqëndruar numri më i madh popullësisë.
Berisha ishte në Dibër, prisja ndonjë thumbim për FRD, ju prisnit?
Ai duhet tu shpjegonte se pse premtimet për rrugën e “Arbrit” përfundojnë në nul. Marrëdhëniet bëhen kredible kur ti realizon ato që ke premtuar dhe pastaj premton dicka tjetër, në politikë nuk ndodh kështu. Rruga është një cështje shumë e rëndësishme. Sot ke raste pa fund, probleme të shumta me rrugët, që fillon me një standard dhe përfundon në një tjetër, duke regjistruar aksidente pa fund. Ka viktima pa fund, bilanc lufte dhe askush nuk merr përgjegjësi. A bëjmë rrugë për qyetarët, mjetet, zhvillimin e ekonomisë, që të marrim erë Europë apo vetëm për fushata elektorale.
Keni pritshmëri, sa mandate do merrni si FRD?
Ne jemi të besimit që do kemi grupin tonë parlamentar, për ta pasur duhen 7 deputetë dhe ne jemi të bindur se do i marrim. 2 mandate I pretendojmë vetëm në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketën dhe Sami Gjergjin.
Nëse mbeteni jashtë parlamentit do jepni dorëheqjen nga kryetari i FRD?
I kaloj ato dyshime, vetëm në Tiranë FRD ka 15 000 anëtarë. Kjo është një klimë që kërkojnë të ndërtojnë ata politikanë që kanë ricikluar paranë në dëm të qyetarëve shqiptarë.Kanë frikë kur dëgjojnë për FRD, kanë frikë kush bëhet me FRD, madje edhe i kanë larguar nga puna.
A do kontestoni zgjedhjet?
Lëri gjërat të zhvillohen në normalitetin e procesit, mos paragjyko. Politika dhe media ka këtë, të ndjekë procesin ditë pas dite, orë pas ore, tek vizioni i politikanit gjërat ndryshojnë.
Çmarrëdhënie keni me zotin Basha?
Kemi marrëdhënie korrekte në distancë, jemi në pozicione të ndryshme politike.
Mund të ndërhyni për pagat e ekipit të Tiranës?
Ky është një problem që kërkon një vendimarrje të madhe administrative.
Program për të qeverisur apo për të marrë vota?
Jemi për parlament të reduktuar me 100 karrige, për president të zgjedhur nga populli, aplikim të referendumit si metodë normale, zgjedhje të institucioneve të pavarura me shumicë të cilësuar. Për dëshmpërblimin e ish të përndjekurve kemi përcaktuar edhe faturën dhe kjo për tre vjet mund të realizohet, pra të bëhet kompensimi i tyre. Vimë te pronat. Blihen nga pushtetarët me cmime qesharake ndërsa pronarët vazhdojnë të kenë letrat në dorë. Tjetër cështje është shkatërrimi i monopoleve.Kemi modele që funksionojnë në Europë dhe rajon, mjafton ti aplikosh.
Si po e financoni FRD?
Kemi një sjellje shumë modeste, vetëm me kontribute të anëtaërsisë sonë. Kemi përfaqësuesin e partisë sonë në parlament dhe ai e përjashtoi nga shpërblimi financiar. Janë munduar me cdo kusht të demoralizojnë, deri sa kemi arritur ti vëmë emrin tonë FRD është implantim i asaj fryme që ekziston në terren. Ka paradoks të madh kur financat janë në krizë, sot ti shikon shpenzime të jashtëzakonshme ende pa filluar fushata, duke hedhur fishekzjarrë se kanë fobinë se nuk do i hedhin dot pas 23 qershorit.
Do ketë rrotacion?
Në Shqipëri është domosdoshmëri rrotacioni politik
