Miroslav Šindelář per here te pare viziton Shqiperine ne vitin e larget 1983. Studenti cek, asokohe vinte nga Moska, ku per pergatitjen e punes se diplomes ne Institutin e Marredhenieve Nderkombetare te kryeqytetit rus, vendose te zgjedhe Tiranen e fillimviteve 80’ duke qendruar disa muaj ne ambasaden cekosllovake ne Shqiperi. Rikthimet e tij te herepashershme duket sikur e kane lidhur ngushte ish-ambasadorin e Republikes Ceke me vendin e vogel ballkanik qe tashme e njeh mire dhe per te cilin flet me shume dashamiresi. Ndaj dhe ne vitin 2012, disa vite pas perfundimit te mandatit te tij te fundit, eshte rikthyer per here te katert ne “…kete vend qe me ngjall ndjenjat me miqesore…”, kesaj rradhe ne perfaqesimin ne Shqiperi te kompanise me te madhe te vendit te tij – CEZ Group për të ndihmuar në procesin e ndërlikuar te komunikimit midis shtetit shqiptar dhe kompanise ceke.
1. Z. Šindelář, si e keni pare Shqiperine ne viziten tuaj te pare ne 1983? Cfare mbresash ju la nje vend per te cilin pak dihej asokohe?
Se pari dua te theksoj se Shqiperia e vitit 1983 nuk mund te krahasohet me ate te vitit 2013. Gjithsesi, Tirana e vitit 1983 vjen ne kujtimet e mia si nje qytet i vogel, praktikisht pa makina dhe shume i qete dhe i paster. Shqiperia e atyre koheve, ne mendjen time, vjen gjithashtu shume e bukur, me plazhet e boshatisura me rere dhe plepa te Durresit si dhe deti i paster si kristal. Shqiptaret atëherë jetonin me veshtiresite e kohes. Pavarësisht nga politika e regjimit te atehershem, une kurre nuk kam perjetuar ndonje ndjenje jomiqesore në Tiranë, madje edhe në këtë kohë të vështirë, unë jam ndier shume mire ne mesin e shqiptarëve.
2. Ju jeni rikthyer ne Tirane ne 1988 i caktuar ne pozicionin e konsullit prane Ambasades Cekosllovake ku keni qendruar deri ne vitin 1991 dhe me pas per here te trete keni ardhur ne Shqiperi tashme si Ambasador i Republikes Ceke ne nje mandat te shtrire pergjate viteve 2000 – 2007. Mund te thuhet qe keni qene deshmitar i shume ndryshimeve qe ka pesuar vendi yne, mund te na flisni pak mbi to nisur nga kendveshtrimi juaj?
Ashtu sic thashe me larte, sivjet behen 30 vjet, nga moment kur per here te pare, pas pese vitesh studime te gjuhes shqipe, kam vizituar Shqiperine. Ne fillimet e karrieres sime, si nje diplomat i ri i Çekosllovakisë në Tiranë, kam dhene kontributim tim gjate te ashtuquajtures “Krize e hapjes se ambasadave” në verën e vitit 1990, ku jam perfshire direkt në organizimin e ndihmes per shqiptarë të persekutuar nga forcat represive të regjimit të atehershem. Në këtë drejtim, nuk mund te le pa përmendur se ambasada jonë ishte një nder te parat misione diplomatike ne Tirane, qe hapen dyert per shqiptaret te cilet kishin vendosur te arratisen, duke i ndihmuar dhe siguruar atyre transport ne vende te sigurta – ne vendin tim u akomoduan me shume se 60 azilantë. Gjithashtu, kam qenë prezent kur regjimi totalitar ne Shqipëri ra dhe vendi mori rrugën e zhvillimit demokratik. Me simpati kam ndjekur gjithmonë aspiratat integruese të Shqipërisë ne BE si dhe duke qene ne rolin e Ambasadorit te Republikes Ceke në vendin tuaj, ju kam mbeshtetur fort ne kete aspirate, gjithmonë i bindur se Shqipëria e ka vendin e saj në NATO. Ndoshta nuk do te duket patetike, kur them se, Shqiperia dhe shqiptaret jane fati im (destiny). Ne Shqiperi kam kaluar me shume se 12 vjet, ketu jane rritur femijet e mi, kam bere shume shoke dhe lidhje te forta. Shqiperia gjate viteve 1988 – 2007 u shnderrua nga nje vend i izoluar, i cili qendronte jashte ndodhive nderkombetare, ne faktor te rendesishem rajonal dhe të politikes evropiane. Ndjeja kenaqesi nderkohe qe ndiqja nga afer keto zhvillime te emancipimit te shqiptareve dhe mundohesha ti mbeshtesja personalisht ne cdo mundesi qe me jepej. Kam qene deshmitar i te gjitha momenteve te historisë moderne të Shqiperise dhe me kenaqesi konfirmoj se cfare ndryshimesh themelore ka kaluar Shqiperia gjate 20 viteve te fundit.
3. Ju e njihni mire Shqiperine, keni udhetuar shpesh dhe neper te gjithe territorin, cilat jane pershtypjet tuaja per vendet, njerezit, zakonet?
Kam vizituar cdo qark te Shqiperise dhe e kam shkelur faktikisht te gjithën – nga Vermoshi ne Konispol, nga Pogradeci tek Kepi i Rodonit. Shqiperia eshte vend shumë i bukur gjeografikisht. Malet e larta, lumenjte e eger, 360 km bregdet, te gjitha e bejne Shqiperine nje vend shume atraktiv si destinacion turistik. Me tej nuk mund te harroj monumentet historike te njohura nga UNESCO – Berati, i cili me ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, Gjirokastra dhe Butrinti. E pëlqej shumë folklorin shqiptar. Takohem me gjithe qejf me njerez te zonave te ndryshme te Shqiperisë, me intereson te njoh kulturen dhe zakonet e tyre.Nuk mund te le pa permendur edhe kuzhinen shqiptare. Gjithmon biem dakord me koleget e mi te huaj se ajo eshte e shkelqyer. Vlen te permendet fakti se sa tipe te ndryshme gastronomie gjen ne nje vend te vogel si Shqiperia. Nje gje te perbashket ka kuzhina shqiptare – mbeshtetet ne perberësit me te mire ekologjik, eshte e shendetshme dhe shume e shijshme. Me shume deshire ju deshiroj shqiptarve qe trended e tipit fast-food te ngelen margjinale edhe ne te ardhmen.
4. Rikthimi juaj i katert.., a mund te themi se “mandati juaj i trete” ne kete vend ka ndryshim te madh nga dy te paret?
Jo, nuk mendoj kesisoj. “Mandati im i trete” (qesh) ndjek logjikën e njëjtë si dhe më parë. U ktheva në Tiranë shumë i kënaqur, me shpresën se do të jem i pranishem ne procesin e zhvillimeve dinamike gjate operimit me investime te medha të kompanisë më të madhe Çeke në tregun shqiptar, cfarë më në fund do te rivendoste në mënyrë definitive pozicionin e rendesishem te Republikes Ceke si nje partner kyc te ekonomise Shqiptare. Gjithashtu kam qenë i bindur se do të isha përsëri një dëshmitar okular dhe pjesëmarrës i nje etape tjetër historike të Shqipërise – fillimin e procesit te integrimit të saj politik dhe joformal, por te vërtetë në familjen e shteteve moderne evropiane. Nderkohe jam bazuar ne supozimin, që një kompani e rendesishme me profilin e nje investitori te rendesishem dhe te forte ne nivel evropian, i tille si CEZ Group, eshte per Shqiperine nje aleat i natyrshëm, jo vetëm në kontekstin e konsolidimit të shpërndarjes së energjisë, por në një kuptim shumë më të gjerë te fjales. Operimi i një shoqërie të huaj i formatit te CEZ ishte një mundësi e madhe për Shqipërinë, jo vetëm për potencialin e pamohueshem ekonomiko-financiar si dhe “knoë – hoë”, por edhe për shkak se në Shqipëri do të sillte jo vetëm energji, por edhe një metodologji të vërtetë tregtare per këtë produkt duke kryer dhe kultivimin (jo vetëm) e tregut të energjisë në vend.
5. Si e keni parë ju situatën e kompanisë CEZ në Shqipëri?
Më duhet të theksoj se CEZ ne Shqiperi, nuk ka vepruar kurre me standarte dhe procese te vecanta apo te ndryshme. CEZ këtu gjithmonë ka zbatuar të njëjtat parime, principe dhe mekanizma të tilla si ne Republiken Çeke dhe vendet e tjera evropiane ku operon me sukses – që jane vetëm dhe vetëm standardet evropiane! CEZ ka qene qe nga fillimi i hyrjes në Shqipëri nje pionier i vërtetë në promovimin e vlerave te Shqipërisë se sotme, edhe pse, shumë njerëz ende nuk e kuptojnë thelbin. Në përpjekjet e kompanisë për të zbatuar në tregun shqiptar, mekanizma ekonomikë dhe tregtarë, te cilët jane normalë në pjesën më të madhe të Evropës, te pranuar dhe si te vetmit të mundshëm, (ndër të tjera, fakti se për mallin qe blihet duhet paguar), kompania jo vetem qe hasi në rezistencën e nje pjese te popullsisë, por mbi te gjitha ne ngurrimin dhe mosdeshiren e ekzekutivit shqiptar qe te vendosej perkrah CEZ-it ne kete fushate edukative te drejte ne menyre te qarte dhe paekuivoke. Në Shqipëri, ne flasim shpesh për Europën, per BE-ne dhe vlerat evropiane. Nderkohe nuk mund te mos vezhgosh,se roli i CEZ ne Shqiperi ka qene historik, persa i perket aplikimit te ketyre vlerave ne jeten e perditshme ne vend. Fushatat e njepasnjeshme te CEZ-it, qellimi i te cilave ishte ndryshimi i mentalitetit dhe mekanizmave te aplikuar per gjenerata te tera nga nje pjese e popullsise (kultura e mospageses), ishte per nga masiviteti dhe potenciali i ndikimit ne Shqiperi absolutisht unik. Ndihem i zhgenyer me zhvillimin real te situates në të cilën eshte vendosur aktualisht CEZ ne Shqipëri. Pas tridhjetë vjet perkushtimi profesional ndaj ceshtjeve te Shqiperise, ndoshta pa modesti gjykoj se, e njoh mire kete vend. Megjithatë, pas mbërritjes sime këtu, në gjashtemujorin e dyte te vitit 2012, jam befasuar ne menyre të papëlqyeshme me tonet negative dhe ndonjëherë te paster armiqësor te mjedisit mediatik , ne te cilin CEZ operon ne tregun shqiptar, nderkohe që CEZ vjen nga Republika Ceke, vendi qe për Shqipërinë dhe shqiptarët ka bere shume ne fushen politike, diplomatike, humanitare edhe ekonomike, sidomos në vitet e fundit.
6. Më pas, kur pranuat te jeni pjese e ekipit te kompanise, cilat ishin pritshmëritë tuaja?
Në verë të vitit 2012, kur i’u bashkova ekipit te CEZ ne Shqiperi, pritshmeria e kompanisë ishte që problemet me ERE-n duhej te tejkaloheshin, ERE do te lejonte disbursimin e kredise per investimet ne riperteritjen e rrjetit dhe pajisjeve te shperndarjes dhe tregu i energjise do të hapet gradualisht dhe te perafrohet me tregun evropian. CEZ në atë kohë, ishte e gatshme te ndihmonte Shqipërine ne kete proces të vështirë, duke patur përvojë si ne Republikën Çeke ashtu dhe ne vende te tjera evropiane. Ngjarjet e ndodhura gjate gjysmes se dytë te vitit 2012 (vendosja e gjobes tatimore) dhe janarit 2013 (marrja e administrimit), sollen nje zhgenjim te madh dhe thelluan mosbesimin e CEZ ne faktin qe pala shqiptare deshiron me te vertet reformimin e sektorit energjetik ne perputhje me parimet e zbatueshme ne Bashkimin Evropian. Pra nje seri e tere vendimesh te ERE-s krijuan kushte te tilla, te cilat asnje kompani, perfshire edhe CEZ, nuk mund te perballonte, pa “u pergjakur” ekonomikisht. Mund t’ju jap disa shembuj: Me ka habitur shume personalisht, qe ERE ka ndaluar dhe beri te pamundur instalimin e matesave me parapagim, te cilet CEZ kerkoi te instalonte qe ne vitin 2011 – sipas eksperiences sime ne Shqiperi, keta tip matesash janë te mirepritur edhe nga vete klientet, pasi ata i’u mundesojnë kontrollin e faturimit dhe konsumit te energjise elektrike. Gjithashtu, eshte absolutisht e paqartë për mua se përse tani, kane ndryshuar strukturën organizative të kompanisë. Kjo strukturë ka qenë e projektuar në mënyre që të ishte e gatshme për t’u zbatuar Paketa e Tretë e BE-së për energjinë (një detyrim ky për vendet e BE-së dhe ato aspiruese për anëtarësim) dhe në këtë mënyrë edhe për hapjen e tregut (qartësisht struktura qe implementoi CEZ merrte parasysh që në të ardhmen do te hynin më shumë kompani, të cilat do të shisnin energjinë tek konsumatorët fundorë – pra edhe familjarëve, nderkohe qe struktura origjinale, ajo e vitit 2009 nuk e lejonte këtë hapje te tregut).
7. Dhe aktualisht, si e shihni situatën?
Per nje kohe te gjate tashme eshte evidentuar mosgatishmëria e shtetit per t’u ulur dhe per te negociuar me CEZ – respektivisht për të siguruar nje negociator me nje mandat te pershtatshem. Propozimet e CEZ-it per te organizuar negociata bilaterale janë injoruar dhe mosgatishmeria per te gjetur zgjidhje efektive ndaj problemeve te njerit prej investitorve me te medhenj ne vend vetem sa komplikoi situaten. Zgjidhja miqesore dhe gjetja e nje gjuhe te perbashket egziston edhe pas njoftimit qe kompania CEZ i beri pales shqiptare me date 16.5.2013 ku bëri të ditur se ka vendosur te kerkoje ti rimbursohen dëmet e shkaktuara nga mosmbrojtja e investimit tek kompania CEZ Shperndarje, pranë Gjykatës Ndërkombëtare sipas Traktatit të Kartës së Energjisë. Megjithatë, vullneti për pajtim të paleve varet kryesisht nga pala shqiptare. Fakti që pas tre vjetësh në tregun shqiptar CEZ-it i duhej te trajtonte ceshtjen e qëndrueshmërise dhe mbijeteses se saj ne Republiken e Shqiperise duke qenë investitori i huaj më i madh në vend, perben objektivisht nje kartvizite shume te keqe per Shqipërinë. Shteti shqiptar, nepermjet kazusit CEZ, i ka derguar nje sinjal vertet negativ komunitetit te investitorëve te huaj, nje sinjal paralajmerues se as potenciali, forca, eksperienca dhe de-facto gjendja monopoliste ne tregun shqiptar, ne menyre evidente nuk sigurojne sukses dhe kthim të investimit ne Shqiperi ne kushtet aktuale. Aktualisht eshte shume real rreziku, se po tretet nje shans që Shqipëria të mund të sigurojë një imazh te mirë te investitorët e huaj per një mjedis të sigurtë dhe ky është një atribut që ketij vendi i nevojitet me shume se cfarëdo për zhvillimin e tij të mëtejshëm dhe me prosperitet.
Në përfundim?
Pavarësisht se aktualisht ndihem i zhgenjyer, mbetem optimist dhe besoj në pajtimin e palëve. I uroj Shqiperise dhe shqiptarëve, mes te cilëve kam perjetuar nje pjese te rendesishme te jetes sime profesionale dhe personale duke gjetur ketu shume miq te ngushte, gjithe te mirat ne te ardhmen e saj!
Miroslav Sindelar
- 1983 – Vizita e pare ne Shqiperi, Student i Institutit te Marredhenieve Nderkombetare ne Moske (MGIMO), specializimi ne Shqiperi, qendrimi disamujor ne ambasaden Cekosllovake ne Tirane,
- 1988 – 1991 – Konsull i Ambasades se Cekosllovakise ne Tirane,
- 1992 – 1998 – Diplomat ne Ambasaden Ceke ne Beograd, misione te shumta ne Kosove,
- 1999 – 2000 – zv/Drejtor i Drejtorise se Evropes juglindore ne MPJ te Republikes Ceke,
- 2000 – 2007 – Ambasador i Republikes Ceke ne Shqiperi,
- Qytetar nderi i Qarkut Berat dhe i qytetit te Beratit,
- 2007 – Dekoruar nga Presidenti i Republikes se Shqiperise me Medaljen e Mirenjohjes,
- 2007 – Kryetari i Dhomes se Tregetise Ceko – Shqiptare ne Prage,
- 2008 – qendrim disamujor ne Kosove, projekti – Studimi i tregut dhe i potencialit ekonomik,
- 2012 – Drejtor korporativ – CEZ Albania, Tirane

Cez i duhej PD para zgjedhjeve per te gjitha ato qe po ben tani Dollapi
Cez,mos ta pafshim me bojen ne Shqiperi!