Dëmtohet shtëpia e alfabetit në Manastir

anazapta

Dëmtohet shtëpia e alfabetit në Manastir. Persona të paidentifikuar kanë thyer dyert, dritaret dhe vitrinat me dokumentacionin e muzeut, mëngjesin e djeshëm. Sipas drejtorit të muzeut, Gazmend Hoxhaj, janë dëmtuar 9 nga 11 vitrinat që ndodhen në muze.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni e ka cilësuar aktin si vepër të rëndë pasi ndodh pikërisht në ditën kur shënohet festa e arsimit sllav ndërsa dëmtohen objekte të shenjta të arsimit të një populli me gjuhë tjetër. Historianët thonë se Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve  kudo që ato ndodhen. Qeveria maqedonase po ashtu e dënoi aktin, ndërsa tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *