UFO-kandidati që garanton shkeljen e ligjit

anazapta

Moszbatimi dhe shkelja e ligjit, veçanërisht prej të veshurve me pushtet, është kthyer në fenomen shqetësues për realitetin shqiptarë. Një sërë reagimesh i janë adresuar strukturave shtetërore, jo vetëm prej faktorit të brendshëm, por edhe atij  ndërkombëtarë. E, megjithatë, megjithë kritikat e forta, Shqipëria vazhdon të jetë në krye të listës së vëndeve që nuk i respektojnë ligjet dhe ky trend, nga sa duket, sërish do të përbëjë sfidën e madhe që duhet të përballojë vendi më i prapambetur ballkanik, për të qenë anëtar për në Bashkimin Europian. Nga që, përveç demonëve që sundojnë klanet e pushtetshme, të njohura tashmë për qënien jashtë ligjit, të tjerë kandidat të rinj po e nisin rrugën e vet parlamentare me po të njejtën frymë.

 

Astrit Velia, presidenti i “Albania University”, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, për qarkun e Beratit, është njëri prej tyre. Për veprimtarinë e tij elektorale, disa ditë më parë, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në po këtë qark, Artan Lame, shpërndau fotografi, që e shquanin garuesin e  PD-së, për të qenë deputet në parlament pas 23 qershor 2013, pra Astrit Veliajn, duke bërë fushatë elektorale në ambientet e universitetit të tij. Çka përbën shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, në pikën 4, të nenit 78 të të cilit, që përcakton: “Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës”, citohet:” Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike”. Dhe institucionet shkollore,qoftshin keto edhe private, dihet që janë publike çka presupozon faktin se ligjërisht është i ndaluar përdorimi i ambienteve të tyre për qëllime elektorale. Sikurse është krejtësisht e ndaluar të përdoren për këtë qëllim nxënësit e shkollave, që nuk kanë mbushur moshën ligjore të votimit. Mirëpo kjo këmbanë ligjore është e padëgjueshme për kandidatin Veliaj, i cili që në nisje të qënies parlamentar i të ardhmes e rreshton veten tek të dalët jashtë ligjit.

 

“Ky zotëria që shikoni duke folur është Astrit Veliaj, kandidat i PD-së në Berat. Këtu është duke zhvilluar sot një takim elektoral në ambientet e Universitetit të Beratit (shkelje flagrante e ligjit). Është duke ju folur maturantëve të 3 gjimnazeve të qytetit: “Shqyqyri Lakra”,”Babë Dudë Karbunara” dhe “Kristaq Capo”… Edhe kjo shkelje flagrante e ligjit. Gjimnazistët u hoqën nga mësimi dhe në mënyrë të organizuar u çuan të dëgjojnë broçkullat e Astritit, nga vetë drejtorët e gjimnazeve… ”. Kështu kumton Lame në mesazhin facebook-ian, duke u bërë thirrje shokëve të rrjetit ta shpërndanin në sa me shumë adresa këtë informacion.  Reagimi i mësipërm publik i kandidatit, Artan Lame, vjen pasi më parë në adresë të kandidatit Astrit Veliaj,(që habitshëm mban njëherësh edhe titullin “Nderi i qytetit të Beratit”, por është edhe i penalizuar nga kjo Bashki), ishte adresuar një tjetër veprim i tij, që atakonte po shkeljen e Ligjit zgjedhor. Fjala ishte po për shfrytëzimin e ambienteve universitare për propagandë elektorale, por edhe për shpërndarjen klasë më klasë të një formulari nëpërmjet plotësimit të të cilit u bëhej thirrje studentëve të garantonin se do të ishin mbështetje të presidentit Veliaj. Një tjetër sjellje kjo që vjen në kundërshtim me Kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe që vijimëson edukatën antiligjore që mbart kandidati për deputet i qarkut të Beratit, Astrit Veliaj. I cili pikërisht për këtë devijim moral,në datën 06 qershor 2011, del të jetë dënuar nga gjykata e Beratit me një milion lekë gjobë për “shkatërrim prone dhe ndërtim pa leje”. Dënim ky që ka erdhur pas padisë së ngritur ndaj tij nga Bashkia e qytetit të Beratit, e cila e akuzonte  për “shkatërrim të pronës dhe ndërtime pa leje në zonën tampon”. Fjala është për prishjen e godinës së  Maternitetit të Beratit, pas transferimit pranë spitalit civil,  ish pronë shtetërore e privatizuar më pas, punimet për shndërrimin e të cilës atëkohë në “Universiteti UFO” dhe sot “Albania University”, nisën pa lejen e Bashkisë. Ndonëse u përball disa herë me Policinë Bashkiake, Astrit Veliaj e nisi dhe e bitisi ndërtimin pa leje bashkiake, duke e shndërruar ish-Maternitetin në Universitet. Por edhe  duke mos e përfillur kriterin ligjor.

 

Në fakt, kandidati Astrit Veliaj, që në zgjedhjet 2013 garon për të qenë deputet në qarkun e Beratit, e ka nisur realizimin e ambicies së tij parlamentare katër vite më parë, por jo si kandidat i Partisë Demokratike. Sipas skedës së disponuar nga KQZ-ja, mësohet se atëkohë, shtetasi Astrit Veliaj, i dtl. 08-04 -1958, garonte në zonën 078 të qytetit muze për subjektin politik Partia Republikane. Por mësohet, gjithashtu, edhe se gjatë viteve të qënies së tij president i Universitetit UFO, kandidati Veliaj kishte arritur të linte pas qënien e tij me arsim të mesëm. Në skedën e KQZ ai rezulton i lauruar në Fakultetin Juridik,Tiranë, por pa precizuar pranë cilit Universitet. Çka vërtetë ngre dyshime për vetëlaurim në universitetin pronë të tij,por që përbën të dhënë të rendësishme për ti kumtuar elektoratit beratas faktin se nga ish mekanik, në një ofiçinë makinerish bujqësore,në periferi të Tiranës, që kishte qenë në kohën e rregjimit komunist, dhe ish tregtarë i sukseshëm vetratash alumini në vitet paskomuniste, Kandidati Veliaj, kishte arritur nivelin e laurimit në juriprudencë. Por edhe të ngjitjes në fronin e presidentit të “UFO University”, çka, për këtë arsye, midis beratasve nisi të njihej si: “Kandidati UFO i Fatmir Mediut”.

 

Nga gara zgjedhore e 2005, Veliaj doli i humbur, por jo i shkurajuar për ta vazhduar ambicien e parlamentarizmit. Ai nuk arriti të hyjë në parlament si deputet republikan, ndërkohë që Bashkia e Beratit, vazhdonte ta denonconte si shkelës të ligjit. Duke e akuzuar për “shkatërrim të pronës dhe ndërtime pa leje në zonën tampon”. Por, po në të njejtën pozitë të shkeljesit të ligjit, ish “UFO kandidati”  prezantohet edhe në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, kur nuk garon si republikan por si kandidat i Partisë Demokratike. I vendosur madje në atë që vlerësohet si “zona e sigurt e listës”, ndërkohë që i vetmi beratas i kësaj liste ,Lefter Maliqi, është rreshtuar në zonën e dyshimtë të saj. Kandidati Astrit Veliaj ka projektuar ta fitojë mandatin e deputetit, duke përdorur si mbulesë hijen madhështore të godinës së Universitetit të Beratit, të ngritur pa leje, mirëpo sa i vlen shoqërisë sonë një deputet që qysh në kandidim rezulton si shkelës ligji?

 

Share This Article
4 Comments
  • Me pelqen shume.Asrit Veline e kam pat ne pune,mekanik ne smt e tirones qe, rregullonte zetorat, traktorat, kombajnat.pas komunismit beri pare me vetratat, u lidh me nje turk.ku di une nga doli pasanik ky dreq qe dhe shkolle kishte sa gjith ne te mesmen naten.tani eshte pronar universiteti ufo,une them se fshihet nonji tjeter se nuk ka titi mend per me hap universitet. donet me u bo deputet ne berat skuptoj gjo une lale,mire qe lexova se nuk kisha me mor vesh.ashtu ka qene ene ateher skuth.

  • Po ky ne BERAT ? VELI veliaj ky ka bere universitet per xhepat e tij, ok eshte normale njeriu eshte I lire ne profesion,po deputet per beratin ky Eshte turp,Kush eshte ky zetorist qe do REGULLOJE BERATIN? Berisha 8 vite ne pushtet nuk beri asnje gje per beratin,Tani do na shpetoje veli traktoristi . Ky monster do prishi rinine e beratit ,ne kembim te votes do japi notat te pa merituara,KY ESHTE ALARM I VERTETE PER BERATIN .. I KERKOJ XHOVANI SHYTIT SI BERATAS I VERTET TE BEJ NJE SHKRIM TJETER. ALARMI PER BERATIN .. XHOVANI TE ALARMOHET GJITHE BERATI SE NJI TRAKTORIST DO TE SHKATEROJ KULTUREN 2400 vjecare me kete universitet .KU NE KETE UNIVERSITET TE RINJTE BERATAS NUK DO MESOJNE ME SE DO JAPIN VOTAT VELI VELIUT DHE ATA DO MARIN SHKOLLEN.ESHTE TURP PER BERATASIT E VERTET QE TE NA SHKATEROJE RININE BERATASE NJE ZETORIST VELI UFO . KY ESHTE ALARMI I BERATIT.FLM XHOVANI

  • Edhe nje fakt tjeter!
    Ne Fier, ne ish Drejtorin e Policise se Qarkut Fier te kthyer ish pronareve, po ngrihet e lartesohet c’do dite godina “Albania University”, me president Astrit Velia, pa leje ndertimi dhe ne qendren e qytetit. Nuk do te mjaftonte vetem ndertimi i paligjshem, por ajo qe eshte shume e rrezikeshme e ne shkelje flagrante te c’do ligji e rregulli, eshte vijimi i studimeve te dhjetrave apo qindra studenteve ne nje objekt qe ndertohet. Moszbatimi dhe shkelja e ligjit, eshte kthyer ne norme ne shoqerine shqipetare, por mungesa e reagimit nga studentet, prinderit, medias, eshte ndoshta me rrezikshme per shoqerine qe po ndertojme. T

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *