Topi dhe Oketa takime me emigrantë në Greqi

redaktor

Drejtuesit më të lartë të partisë Fryma e Re Demokratike, në kuadër të fushatës zgjedhore të 23 Qershorit, kanë udhëtuar sot drejt shtetit fqinjë, Greqisë.

Në këtë udhëtim të tyre, drejtuesit e FRD-së, Bamir Topi dhe Gazmend Oketa kanë zhvilluar takime me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Follorinë dhe Selanik të shtetit helen.

Bamir Topi dhe Gazmend Oketa, në fjalën e tyre përpara emigrantëve u kanë bërë thirrje që të mbështesin Frymën e Re Demokratike pasi ajo është një parti me frymë të re që synon rikompozimin e të djathtës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *