Një ndër figurat më të përfolura në mediat amerikane është Xhodi Marsh, 34-vjeçarja që ushtron ‘body building’. Me një të kaluar prej striptisteje, ajo thotë për revistën “Zoo” se ka pasur propozime të pahijshme nga shumë personazhe vip, por i ka refuzuar gjithmonë
Sensuale, e djallëzuar dhe muskuloze, kështu është përkufizuar Xhodi Marsh, një personazh i dashur në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për paraqitjen e saj por edhe për simpatinë që përçon nëpërmjet shfaqjeve në kanalin e saj në Youtube si dhe në pjesëmarrjet e shumta në programet televizive. Në numrin e këtij muaji të revistës amerikane “Zoo”, ajo ka rrëfyer detaje të së kaluarës së saj “pa frena”.
Marsh nuk e fsheh faktin që para se të bëhej një yll televizioni dhe një kampione ‘body building’, ka qenë striptiste: “Punoja si balerinë në ‘Stringfelous’ (lokal nate në Londër). Aty vinin për të më ndjekur enkas shumë klientë të famshëm. Kam pasur çdolloj oferte që mund të imagjinoni. Mund t’ju tregoj një rast, kur një futbollist shumë i njohur, më ofroi 10 mijë sterlina për të fjetur me të, por i thashë ‘jo’, ashtu siç kam bërë gjithmonë me propozime të tilla. Një tjetër situatë që më ka befasuar ka qenë ajo kur një yll hollivudian, i martuar dhe me tre fëmijë, m’u lut mua dhe partnerit tim që të kishim një raport treshe. Natyrisht që nuk pranuam”.
Por tani Xhodi është beqare dhe e lumtur. Kur e pyesin se në ç’ambient po e kërkon shpirtin e saj binjak, ajo shfaqet skeptike. “Për aq sa kam parë, nuk duhet të jetë nga bota e spektaklit. Madje sa më shumë të jetë i panjohur, më e thjeshtë do të jetë marrëdhënia dhe më shumë do të më pëlqejë. Gjithnjë kam preferuar tipa normalë dhe me profesione të zakonshme, sepse edhe dëshirat dhe aspiratat e tyre të tilla janë”, thotë ajo për “Zoo”.
Atëherë shikimi prej pantere agresive dhe nofka “ngrënëse burrash” janë vetëm një fasadë? Të tjerët e venë në dyshim dhe nuk mund të fajësohen kur shikojnë imazhet e saj “përvëluese” në rrjetet sociale. Dorina Gjuzi



