Veliaj me emigrantët në Greqi: Berisha kujtohet për ju sa herë i duhen vota dhe para

anazapta

Kandidati i Partise Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, njëherësh sekretar për Çështjet e Emigracionit, Erion Veliaj, është takuar me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Kallamata të Greqisë. Gjatë shpalosjes së programit të PS-së, Veliaj kritikoi kryeministrin Berisha , për politikat e munguara  ndaj emigrantëve. “Të gjithë ne jemi dëshmitarë të një qeverie që emigrantët nuk i ka patur kurrë në fokusin e politikave afatmesme apo afatgjata. Kjo qeverisje tetë vjeçare është kujtuar për emigrantët vetëm në periudha zgjedhore, me politika butaforiste, ashtu sikundër ka kërkuar vazhdimisht që paratë tuaja t’i dërgoni në Shqipëri, që qeveria e Saliut të kapërcejë krizat në buxhetin e shtetit. Jo, kjo nuk do të ndodhë. Në qeverisjen e re të rilindjes, ju do të jeni pjesë e qeverisjes, ju do të siguroheni që paratë tuaja të investohet për përfitimin tuaj. Qeveria e re do të qëndrojë përkrah jush si një hallkë e rëndësishme e zhvillimit të vendit sipas standardeve europiane”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se pas 23 qershorit, qeveria e re soccialiste do të bëjë një riformatim të selive diplomatike duke i kthyer ato nga vegla në shërbim të miqve dhe familjarëve të qeverisë, në shërbim të lehtësimit dhe përkrahjes së jetës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Itali, Gjermani dhe kudo. Më tej, Veliaj u ndal në çështjen e arsimimit të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë. Ai premtoi më shumë hapësirë televizive në Televizionin Shtetëror, i cili, sipas tij, sot është një dritare e pallavrave të qeverisë së kryeminstrit Berisha.

Të pranishëm në takimin me emigratët shqiptarë në Kallamata ishtë dhe kryetari i Partisë “Pasok” për lokalitetin e Kallamatës, i cili shprehu mbështetjen për partinë Socialiste të Shqipërisë për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sekretari i Emigracionit në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, zhvilloi gjithashtu paraditen e ditës së diel një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë, të cilët mbështetjen e Partisë Socialiste dhe programit për Rilindje.

 

Share This Article
46 Comments
  • bravo veliaj nje thenie fantastike nje thenie me shume velra e shume kuptim sepse me te verte kshu sillet saliu me emigrantat kshu sillet saliu e shqiptaret qe punojne ndershem dhe kontribojne per vendin e tyre

    • Emigrantet shqiptare, vecanerisht ata ne Greqi kane qene gjithmone te diskriminuar ne vendet ku jetojne pasi nuk ka nje perfaqesi diplomatike te denje per te mbrojtur interesat e emigranteve, por ka nje perfaqesi diplomatike qe i sherben oborrit qeveritar te saliut.
      Saliu nuk ka krijuar kushte qe emigrantet te kthehen dhe te punojne ne vendin e tyre, perkundrazi me politikat e tij te keq bera, ka bere qe shqiptaret gjithmone e me shume te emigrojne.
      Eshte koha qe saliu te ike dhe te vije nje qeveri qe eshte e interesuar edhe per te ardhmen e emigranteve dhe te mbroje interesat e tyre kudo qe jane.

      • Per salen, ne emigrantet, jemi thjesht ca persona qe te prishim pune, se kur duam te kthehemi ne Atdhe sjellim papunesi me vete. Sala na do neve qe te rrime larg te afermve tane qe te punojme per nje shtet te huaj dhe te dergojme lek ne Shqiperi, na do vetem si sklleve qe te marri remitancat tona.

        • Erioni ka qene vet emigrant kur ka bere shkollen, e di se cfare eshte te vuash duke punuar dhe jetuar ne nje vend te huaj. Sala, vetem na ka perdorur, por di ta shikoje se ne 23 qeshor emigrantet do bashkohen me Edin dhe RILINDJEN SHQIPTARE.

          • Berishen e kemi pare se sa shume qe i do emigrantet duke pare se cfare dilomatesh qe u ka vendosur. Perderisa u ke vendosur njerez si puna e Egin Cekes emigrantet jane totalisht te braktisur.

          • Veliaj eshte nje njeri shume i mire dhe qe do te beje shume gjera per emigrantet. Duke pare fushaten qe po ben Veliaj duket shume qarte se ai ka nje vizon dhe disa ide shume te mira per te qendruar me prane emigranteve

          • Berisha eshte interesuar per emigrantet vetem kur Rama filloi te beje takime me ta jashte shqiperise dhe per te shkuar per te pare nga afer se si ata jetojne dhe cfare shqetesimesh.

    • po kjo seshte ndonje gje e paditur mor vlla,saliut kurre si ka plas hic as per njerezit e tij ma te afert e per patriotet e tij e jo ma per emigrantet apo per fukarenjte e tjere te ketij populli

    • veliaj po ben nje pune fantastike ne gjirokaster,krenar qe eshte pjese e forcave te rilindjes.nje i ri energjik dhe vizionar qe ne bashkepunim me grupin e rilindjes do i sjellin zhvillimin e duhur shqiperise.emigrantet te gjithe votojne ne 23 qershor per partine socialiste

  • erion veliaj dhe partia socialsite jane kontribuesit me t emedhenj te kesaj kauze per emigrantat dhe ata duhet te votojne per ta sepse i kane mbeshtetur ne cdo hap te tyre te dhe nisme qe kan ndermarre

  • erion veliaj dhe partia socialiste kane bere gjithcak qe ky vend te velresonte emigrantet duke i bere te mundur qe ata te votonin nderkoh qe saliu e refuzoi ate dhe filloi te tallet me ta,turp i madh per te

  • I qeras me ndonje rruge falas se ket gje ben , dhe 2 vite ato as skan shancin te fitoj ndonje gje nga shteti jon , detyrohen te iki ne greqi te punojn ne vend te huaj , ja kush eshte saliu , Bravo Erioni qe po ben keto takime dhe shpresoj te jemi sa me mire me partin socialiste ne qeveri

  • saliu me te vertet kujdeset gjithmone per ta vetem kur ka fushate per tu marre votat dhe asnjehere nuk ii ka lehttesuar atyre barren fiskale per te investuar ne vend

  • emigrantet dhe familjet e tyre e kane kuptar shume mire se kush eshte sali ebrisha se kush eshte ky cop njoranti qe i trajton ata si kliente e si mall e jo si qytetare shqiptare qe kane te drejte te votojen ee te jene te barabarte me te tjeret

  • erion veliaj eshte frymezimi dhe motivi i cdo te riu dhe emigranti per te votuar ne shqiperi eshte motivi i cdo njeriu te ndershem qe perkrah politiken e ndershme ndershmerine dhe promovimin e emigranteve dhe te rinjve

  • Kaq eshte dashurija e tij , nje dit dashuri per te shkretet qe torturohen tere diten ne vende te huaja dhe ne fund ai i perdore si lecka qe thjeshte ti veshi nje dit, bravo erion veliaj bravo per kete takim qe ke bere

  • te gjithe emigrantet duhet te vijen ne 23 qershor ne shqiperi te votojne partine socialiste dhe alternativen e saj epr nej rilidnje shqiptare per nje jet eme te mire per familjet e tyre ketu dhe per te siguruar qe mandatin e ardhehm do te votojne nga vendi ku jetojne

  • cdo i ri shqiptar duhet t evootoje rildinejn ne 23 qershor se perfaesoehhet nga erion veliaj dhe programi i rildinjes per rinine e cila ne cdo germe te saj mbeshtet zhvillimin integrimin dhe arsiminmin e punesimin

  • partia socialsite ka treguar gjitcak qe ajo esht enegjedje te beje me emigrantet ne kuptimin qe ajo e ka ne program voten e tyrre e ka ne program investimn e tyre ne shqiperi me takse 0

  • erion veliaj dhe aprtia socialiste po ejne te pamunduren qe ne zgjedhjet e ardhshme t ekrijohen kushtet ne nevojshme qe emigrantet te votojne te lire qe nga vedni i tyre pa piken e probleit dhe te dyshimit per besueshmeri

  • vota e cdo shqiptari qe do nje ardhme me te mire qe do nje te ardhme me te ndritur qe do nje te ardhme te shkelqyer per cdo shqiptar qe eshte i interesuar per nje shqiperi te tille dhe cdo emigrant te votoje rilindjen ne 23 qershor

  • Bravo Erion. Shume mbeshtetje ke dhe je nje histori suksesi qe e lakmojne te gjithe. Te rinjte berisha i ka frike sepse ai jua din mire fuqine atyre.

  • Une besoj tef forca e Rilindjes, sepse skuadra e PS ka programin me dinjitoz qe i eshte ofruar ndonjehere shqiptareve ne keto 22 vite.

  • Une votoj partin socialiste sepse dua Rilindjen e sistemit shendetesor, i cili eshte shkaterruar komplet..une votoj Partine Socialiste per nje sistem shendentesor qe ofrohet falas per kedo qe ka nevoj. Kjo eshte Rilindja e vertet.

  • Forcaaaaaaaaa PS jeni e vemja shprese qe na ka mbetur. Qytetaret e mbare Shqiperise jane me ju….Kjo eshte Rilindja jone. Rilindaj e shqiptareve te zakonshem.

  • Genjeshtare i pandreqshem dhe deshtak je more Sali Berisha, te erdhi fundi i pandalshem me 23 Qershore kur shqptaret te te votojne kunder per te gjitha deshtimet e qeveris tende qe kane ndikuar mbi shoqerin e thjeshte…..Dhe ende vazhdon ti genjesh emigrantet

  • Ka dshtuar komplet me ndihmen ekonomike, kjo qeveri sot jo vetem qe nuk i siguron te varferve 2 dollare ne dite, ashtu si premtoi po as 1 cent ne dite jo….Ndihma ekonomike ne fshat eshte lemoshe, 20 mije lete te vjetra…Si mund te jetoje nje familje prej 4 pjestaresh me 20 mije leke te vletra more Sali Berisha?

  • Per me shume zhvillim per Gjirokastren qytetin e arkitektures, qytetin qe mbron UNESCO, por qe e ka harruar prej vitesh qeveria. Voto Partine Socialiste

  • Me 23 Qershore Gjirokastra voton partine socialiste dhe Edi Ramen kryeminister, per ti kthyer qyteti vemendjen e munguar nga pushteti i korruptuar i Berishes.

  • Te Rilindim gjirokastren dhe gjithe Shqiperine, per ti dhne mundesi edhe humbesve te PD qe te reflektojne e te mundohen te Rilindin edhe ato.

  • Per ti kthyer Gjirokastres dinjitetin e humbur prej vitesh nga kjo qeveri e korruptuar te gjithe gjirokastritet mbeshtesin Skuadren e Rilindjes shqiptare qe bashke me te do te Rilinde edhe Gjirokastra.

  • Gjirokastra meriton me shume, qyteti i gurte, i vlerave dhe i traditave meriton vemendje… Dhe kete vemendje do t’ia ktheje Skuadra e Rilindjes me 23 Qershore me Edi Ramen Kryeminister.

  • Ky pushtet e ka harruar prej kohesh Gjirokastren qytetin e mbrojur nga UNESCO, te harrosh kete qytet do te thote te harrosh identitetin e kombit….Ky pushtet meriton te denohet me vote me 23 Qershore, per ti kujtuar se Gjirokastra egziston, egziston edhe kur nuk eshte fushate, egziston per te rrezuar kete pushtet te felliqur

  • Vertet qe ky pushtet nuk meriton me qe te qendroje as edhe 1 minut te vetem ne qeveri e ne krye te shtetit…Ky grup te paaftesh duhet rrezuar sa me pare..Ndaj me 23 Qershore te gjtihe votojn Rilindjen

  • Rilindje per shqiperin Rilindje per Gjirokastren, kjo eshte rruga me e mire per cdo qytetare qe do nje shqiperi ndryshe, kjo eshte rruga me e mre per cdo shqiptar qe do nje shqiperi europiane.

  • Rilindja e shqiperis me 23 Qershore me ardhjen e Partise Socialiste ne pushtet, do te ndihmoi te rilinde edhe e djathta…ti jape fun nje drejtuesi despotik ne krye te partis per 22 vite.

  • Berisha ne Gjirokaster kandidon per deputet Kseres. Ksera ministri i papunesis do te jete minister i puneve te berishes ne pension…se mandatin tjeter e shikon vetem ne endrra ai.

  • Te vjen keq kur viziton qytetin e Gjirokastres,me nje histori te lavdishme me nje kulture dhe vlera turistike te jashtezakonshme te lene komplet ne harresen e shtetit.Qeverisja e deshtuar beri qe te fshihen nga lista e trashegimise sone kulturore dhjetera shtepi karakteristike me vlera te paperseriteshme.

  • E ke harruar gjirokastren per 8 vite rresht duke mos bere asnje investim ne kete qytet hisotik e sot shkon e u mbane fjalim me premtime boshe gjirokastriteve.

  • Berisha i genjen Emigrantet asnje takse u thote, dhe me te ardhur ne pushtet (gje qe nuk ka per te ndodhur kurre) u ve taksa trefish te larta, aq sa biznesi nuk mer dot fryme.

  • O Sali po si ke surrat e flet per premtime ne Gjirokaster kur ti mor plere nuk bere asgje keto 8 vite per kete qytet.Askush ne Gjirokaster nuk te voton ty dhe kete e di edhe vete ti por keto i ben thjeshte per fasade.

    • Korina. Nuk eshte vetem Gjirokastra qe vuan politikat diskriminuese te Saliut por i gjithe Jugu.Ky maloku nuk mori shembull as nga Dulla qe e shane per diktator. Por eshte vete diktatori qe ka njohur Shqiperia qe nga egzistenca e tije .Dulla na mori shpitrin per ti zbutur dasit midis shqiptarve ky i thellon pa ju trembur syri.
      Te me thot nje ekonomist ku jane investimet e qeverise ne kohen qe ka komanduar Saliu.4 vjet genjeu Vlonjatet per mullinjte me ere qe do ndertonte me Berluskonin. Shkodranet per Central Nuklear .23 vjete nuk po perfundon rrugen qe po mbane gjalle Shqiperine me parate e refugjatve shqiptare ne greqi.Nuk ka perfunduar asnje projekt qe tu japi uje te pishem popullit qe edhe sote pijne uje jashte standarteve shendetsore.Eshte mbuluar Shqiperia me boljer qe po ti llogarisesh parat qe kane shpenshuar shqiptaret jane barazi me 18 miljon km tubacjone uji.Ku i ka investimet ne bujqesi .Qellimisht, per ti hapur rruge monopoleve familjare te tije dhe te PDistave, per fitim maksimal, e la politiken e bujqesise ne doren e vetet fshatarve te shkermoqur me ligjet e tije mbi pronen .E cti kujtosh ketij Donkishoti qe populli ska klleqe ta heqi qafe.

  • erion veliaj eshte nje personazh i pazevendesueshem per te gjithe klasen politike shqiptare dhe jo vetem per ps.me rinine e tij ai sjell vetem shkelqimin dhe energjine e europe se zhvilluar dhe e ka shume te qarte vizionin e SHQIPERISE SE RILINDUR

  • erioni do beje te pamunduren per ti dene gjirokastres statusin emerituar si qe qytet qe mbrohet nga unesco e qe mbart shume histori.te gjith emigrantet do te kthehen shume shpejt ne shqiperine e zhvilluar

  • Ildi.Bravo Erjon vetem ruajni votat nga Saliu se nuk diskutohet fitorja.Shpresojme qe te mos te na zgenjesh edhe ti si socjalistet e para 2005.Suksese Rilindjes per te gjithe Shqiperine.

  • Nuk besoj se ka shqiptar[e] qe I jep vote kti mashtruesi.Harruet shpifjen qe beri ish te fejuaren a te dashuren mbas skandalit te kryetarit te bashkis Kavaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *