Proverbi i popullit thotë: Po më gënjeve njëherë e ke fajin ti që po më gënjen, po më gënjeve për të dytën herë, fajin e kam unë që të besoj. Camët nuk janë nga ata që gënjehen lehtë me marifete karagjozësh – thote Nimet Musaj, i pari në listën e kandidatëve të AP-së për deputet në qarkun e Fierit ku pritet nje mandat i komunitetit cam per Kuvendin e ardhshem. Xhevdet Shehu e intervistoi z.Musai dje pas konventes se PDIU.
– Zoti Nimet, dje PDIU-së ka zhvilluar një konventë me rastin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Duke patur parasysh që vetë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tashmë është deputet i PD-së, ju si Aleancë Popullore që pritet të merrni mandatet e komunitetit çam në 23 qershor, si i shihni këto zhvillime?
Si fillim dua t’ju falënderoj që më jepni mundësinë të shprehem te gazeta ‘DITA’. Është dramatike kjo histori, Idrizi e ka braktisur tashmë kauzën çame jo vetëm si kauzë edhe parti por edhe si individ, duke u futur në listën e PD-së. E ka humbur tashmë çdo të drejtë t’ju kërkojë votën çamëve apo qytetarëve të tjerë. Ai na tradhtoi në mënyrën më të turpshme. Arsyet janë një çarçaf i madh me probleme. Gjithë aktiviteti i tij si kryetar për vite me rradhë është katastrofë. Po mundohem të rendis disa:
1-Gjatë gjithë kohës ai nuk realizoi krijimin e strukturave në rreth edhe në qendër duke i shkrirë edhe ato që ne krijuam në fillim si struktura nismëtare. Kjo është bërë me qëllim për të vepruar ai vetë për çdo vendimmarje në parti.
2- Nuk krijoi lidhje komunikimi me njerëzit. Komunikimi me bazën dhe me njerëzit në përgjithësi mendoj se duhet të jetë pjesë e pandarë e një kryetari partie të sinqertë dhe korrekt për kryerjen e detyrës së tij.
3-Marja pjesë në seancat plenare për paktin e ujërave me Greqinë apo të regjistrimit të popullsisë duke vetëdeklarur kombësinë, qoftë edhe duke abstenuar, ka shërbyer për t’u bërë kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e seancës në parlament, është një akt flagrant kundër interesave te çamëve dhe të gjithë shqiptarëve.
4-Marrja e vendeve të punës vende jo të përshtatshme për ne çamët por, punësimi i njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen çame i ka shërbyer vetëm zotit Idrizi për t’u korruptuar në mënyrën më galopante të mundshme.
5-Gënjeshtra më e madhe e z.Idrizi është marrja e një studioje avokatie Londineze për zgjidhjen juridike të çështjes çame. Për këtë qëllim me kemi vënë në dispozicion moshatarë të komunitetit duke dhënë dëshmitë e tyre për mënyren se si janë dëbuar nga vendi i tyre Çamëria. Koha tregoi se kjo ishte një projekt fantazmë i sajuar nga z.Idrizi për shou mediatik, një mashtrim i pashembullt. Dhe nuk i vjen zor, e ripërsëriti dhe dje në konventë më duket. E turpshme.
– Si e shihni ju reagimin e komunitetit çam në Fier ndaj kësaj që ka ndodhur me z.Idrizi dhe përfaqësimin e kauzës came?
Proverbi i popullit thotë: Po më gënjeve njëherë e ke fajin ti që po më gënjen, po më gënjeve për të dytën herë, fajin e kam unë që të besoj. Camët nuk janë nga ata që gënjehen lehtë me marifete karagjozësh. Sic e thamë aktualisht Shpëtim Idrizi de jure dhe de fakto është pjesë e PD-së dhe jo e PDIU-së. Kuptohet që vendosja në listën e PD-së tregon se edhe ai vetë e di që komuniteti çam nuk e voton më.
– Ju kandidoni në 23 Qershor për Aleancën Popullore drejtuar nga Artur Dojaka. Sa mandate do marrë kjo parti? Është cilësuar nga partnerët e koalicionit të majtë si surpriza e 23 qershorit. Pse?
Aleanca Popullore është krijuar për rilindjen e çështjes çame dhe për të fituar të drejtat e humbura. Ky është një mision historik që Aleanca Popullore ka detyrim dhe një amanet të të parëve tanë. Njerëzit që drejtojnë AP janë kontribues në vite të çështjes çame që nga themelimi i shoqatës Çamëria në 1991, madje Kryetari i AP, Artur Dojaka, është nga një familje patriotësh dhe kontribuesish edhe në Çamëri. AP domarrë mandatet e komunitetit çam, porn e kemi pretendime serioze për 4 mandate dhe do synojmë të pestin. Do bindim edhe më skeptikët që është kështu dhe ka arsye objective pse është kështu. Kjo është edhe arsyeja për të cilën partnerët e koalicionit na kanë quajtur “supriza e 23 qershorit”.
Përfshirë mandatin tuaj në Fier?
Unë nuk e kam të lehtë të flas për veten time, por për hir të vërtetës, unë jam provuar njëherë të votohem në 2009 dhe qytetarët fierakë dhe komuniteti çam i qarkut të Fierit m’i dhanë votat e mundshme për t’u bërë deputet. Ndoshi ajo që ndodhi, në Fier e dinë historinë. Megjithatë, kjo është një luftë që nuk mbaron me një betejë por me disa, dhe unë kam premtuar dhe premtoj se do të jem një zë shumë i fuqishëm në parlamentin shqiptar në favor dhe mbrojtje të çështjes çame dhe asaj kombëtare në përgjithësi. Në 23 qershor ata që duan të votojnë për veten e tyre do votojnë numrin 3 në fletën e votimit, Aleancën Popullore.
********************
Hamiti: PDIU drejt shkrirjes. Sakrifica e komunitetit shkoi dëm për poturet e korrupsionit të Idrizit
“Për çamët 23 qershori është një ditë e rilindjes politike. Ajo që e bën një problem therës dhe të patolerueshëm çështjen çame është fakti se ka një diferencë se si kjo çështje ndihet dhe përjetohet nga komuniteti çam dhe nga shqiptarët nga njëra anë dhe, nga ana tjetër se si kjo çështje u trajtua këto vite nga të zgjedhurit e këtij komuniteti – thotë Dr.Arjan Hamiti, që kryeson listën e Tiranës për Aleancën Popullore.
“Përfaqësuesit që ka nxjerrë komuniteti çam deri tani nuk e kanë përfaqësuar denjësisht këtë çështje. Pritej shumë nga PDIU-ja e Idrizit që u krijua nga shkrirja e dy grupimeve politike disa vjet më parë,. Kjo parti kishte një detyrë kryesore dhe të paneglizhueshme: legalizimin e çështjes çame. Por PDIU-ja e braktisi totalisht këtë cështje duke marrë drejtori nga ato “që bëjnë para” pa asnjë lidhje me diplomacinë dhe cështjen came.
Korruptimi ka qenë e vetmja levë që ka mbajtur deri më tani në këmbë një parti që ka treguar një luajalitet dhe një besnikëri deri në neveritje ndaj një pushteti që ka miratuar edhe akte antikombëtare, siç është marrëveshja me Greqinë për detin, siç është regjistrimi i popullsisë sipas oreksit të Athinës, derisa erdhëm te Rezoluta që u bë si të thuash ‘kali i betejës’ për PDIU-në dhe që në fund rezultoi një fiasco komike.
Kalimi së fundmi i Idrizit nën siglën e PD dhe fakti që në 23 qershor ata nuk marrin dot më deputet nga komuniteti, e shkrin totalisht këtë parti, sepse e kthen në një parti joparlamentare. Gjithë sakrifica e komunitetit çam, shkoi dëm, për brekët e korrupsionit të Idrizit. – thotë Hamiti
*******
As Rezoluta “e rizbuluar” nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare
“I vetmi premtim që mbajti Idrizi lidhur me cështjen came është ai që do jepte dorëheqjen nëse nuk miratohej rezoluta. Dhe në fakt, Shpëtimi shkoi u fut në listat e PD-së, duke braktisur partinë e tij – ironizoi dje në një reagim për Metropol, ish-sekretari i Përgjithshëm i PDIU-së tani kandidat për depuett i Aleancës Popullore në Vlorë, Amos Dojaka.
“Konventa e djeshme e PDIU-së është në fakt qesharake dhe mesazhet e dhëna atje janë bajate dhe të pangjërueshme për komunitetin cam – tha Dojaka duke komentuar konventën e djeshme të partisë së Idrizit. “Ju shikoni që kryetari i PDIU-së, zoti Idrizi deklaroi vitin e kaluar se në rast se rezoluta nuk do të miratohej në parlament në kohën e duhur, ai do të jepte dorëheqjen. Por çfarë ndodhi? Organizuan një mizanskenë të shëmtuar, ku u bënë pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e PDIUsë, sikur rezoluta për Çamërinë gjoja paska kaluar qysh në vitin 2004, por dikush i paska ngatërruar letrat dhe ai dikush duhet të futet në burg! Ky është pak a shumë morali i qëndrimit që mbajtën përfaqësuesit e PDIU-së, në një kohë që unë them se rezolutat nuk janë dokumente të dhëna një herë e përgjithmonë. Mjafton të kujtoj këtu se Parlamenti i Botës, që është OKB-ja, brenda një viti në periudhën 1998-99 ka miratuar 6 rezoluta për Kosovën. Ndërkohë edhe parlamenti shqiptar për Kosovën ka kaluar disa rezoluta. Rezoluta i përgjigjet një momenti të dhënë historik. Kështu që edhe sikur një rezolutë për Çamërinë të ishte miratuar në vitin 2004, nuk kishte asnjë problem të miratohej edhe një tjetër, jemi në vitin 2013 kur kanë ndodhur aq shumë gjëra në skakierën rajonale e botërore, edhe në vetë Shqipërinë. Shqipëria tani është vend i NATO-s. Për më tepër jemi në vitin e 100-vjetorit të copëtimit të trojeve shqiptare. Pra të gjitha këto e meritonin një rezolutë si thoni ju gazetarët, të përditësuar për Çështjen Çame. Mirëpo në vend të kësaj, përfaqësuesit çamë në parlamentin shqiptar u kënaqën nga një gjoja ‘zbulimin’ e një deputeti, përkatësisht kryetarit të komisionit të jashtëm për një ish-rezolutë – tha Dojaka. Në fakt, as kjo “rezolutë e rizbuluar” nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare
Me shume: DITA print sot ne kioska

Ky hajdut met halili ka vjedhur dhe votat Heren e fundit dhe kete gje e din gjith preza dhe zonat perreth. Ky eshte nje pedofil, nje person qe ka pervetsuar te gjitha tokat e fisit te tij. Ishalla vjen Edi Rama me pushtet dhe te clirohemi prej tij. Ky eshte njeri pa familje. Shiko te gjitha te keqijat I ka. Djali I tij aksidentoj per vdekje nje te moshurar dhe Cdo gje e mbylli me lek. A nuk eshte nje monster???
1947
po kush i nxjerr keto idjotesira more aman …..po a e pate se cfare u be mbrem te pallati kengreseve o njerez me smir ..po nuk mbante me njerez u mbush plot plot plot nuk kishte ku te ktheje koken ,ju thoni ‘po shkrihet PDIU’ TA HARRONI JANE ME BASHKE SE KURR
1950
Lesh ore Lesh.
O Nimet po cfare vota more ti ? Ti vete as 10 vota sben dot . Ato ishin votat e PDIU-se ne 2009. Po ik o Nimet mos i harxho ato 5 lek qe ke ( se nuk ke edhe aq shume) se as fiton dot, as prish dot pune .
po pse o altinoja mohon ato vota nimetit se dhe ne 2011 e vun ne gare me vota dhe e fitoj u be keshilltar i bashkis fierit dhe kryetrari grupit me gjithat ne ne daten 24 qershor do e shikojme fiton apo jo nimeti dhe sa patriot e votojne se ato vota idrizi nga nimeti i mori dhe nxori tjetrin
UNE IBESOJ DOJAKES DHE KURE IDRIZIT IDRIZI ESHTE KALE TROJE VELLEZER CAME KUJDES KUJDES ….
Altin bishti i Timit kur ai na mashtroi per 4 vjet atehere pse duhet te vemi nga pas qorrazi Timit.
Genjejne tere diten kur thone qe çamet jane te zgjuar!
Po ka njezete vjet qe ben gallat me ta Saliu…jo po me ka fol mire baba per çamet…jo po rezoluta..jo po kendej jo po andej dhe i futi nje te shitur edhe detit duke e larguar me shume Camerine…Pra po te ishin te zgjuar çamet nuk ja u dridhte edhe Petua …?
O Spataro po PDIU nuk eshte vetem Shpetimi . Te gjithe kandidatet potencial per deputet jane cam qe nuk i komandon dot shpetimi , perkundrazi Shpetimi eshte i detyruar te gjej kompromisin me ta . Keshtu qe nuk ka lidhje Timi por oreksi i ketyre Nimeteve, Amoseve per tu bere deputet . Te gjithe camet nuk mund te behen deputet se nuk do nxjerrim 250 mije deputet . Nimetin e kandiduan njehere ne 2009 , them e kandiduan se nuk kishte shume kontribute per partine por dashamiresia e kryesise se PDI se Fierit e beri kandidat . Keta sikur kane lindur per tu bere deputet .