Berisha tha në Peshkopi se mësuesit janë të lirë të mbështesin partinë që besojnë…, por zoti Kryeministër jo të lënë mësimin dhe bashkë më nxënësit të vijnë në metingjet tuaja.
Drejtorët e shkollave janë në shkelje të ligjit kur iu japin urdhër mësuesve të shkojnë në metingjet e PD-së … me detyrim, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës. Drejtorët ë shkollave janë në kundërshtim me ligjin kur marrin kartat e identitetit të mësuesve, të pjesëtarëve të tyre të familjes, të maturantëve që votojnë për herë të parë. Edhe deklarata e Genc Pollos se 200 mijë maturantët do të votojnë për PD-në është presion psikologjik mbi votuesit nxënës.
Drejtorët e shkollave dhe të gjithë institucioneve janë në shkelje të ligjit kur i detyrojnë punonjësit të marrin teserat e PD-së, të paraqiten në qendrat elektorale të PD-së për të punuar për PD-në, siç po ndodh në të gjithë vendin këto ditë. Vullnetarisht sipas bindjeve partiake ata mund të shkojnë e të punojnë jashtë orarit të punës…, por jo me urdhëra të formës së prerë e me kërcënime për vendin e punës.
Edhe nëpunësit civilë kanë të drejtë të punojnë për partinë që besojnë, por jo të lënë punën dhe të shkojnë në metingjet e PD-së dhe vetëm PD-së. Aq më keq dhe e papranueshme për një vend demokratik të shkojnë me dhunë, me kërcënimin se iu pritet kontrata e punës, iu pritet rroga, iu hiqet kafshata e gojës. Me mijëra mesazhe u shkojnë këtyre nëpunësve të punojnë e të votojnë me familjen e tyre, me rrethin e tyre familjar për PD-në dhe vetëm PD-në. A nuk u hoqën me qindra punonjës në sektorin e naftës në Fier për të vetmen “arsye” se nuk pranuan të anëtarësohen në rradhët e PD-së.
Në forcat e armatosura në Gjermani lejohet anëtarësimi në parti. Disa janë në partinë e Merkelit, disa në PSD. Bile dihen edhe publikisht. Kjo nuk rrezikon vendet e tyre të punës me rrotacionin politik. Ata, pavarësisht nga bindjet politike, teserat e partisë që mbajnë nëpër xhepa kanë një betim: janë në shërbim të shtetit, në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit, janë në shërbim të qytetarëve gjermanë, në shërbim të shtetit të tyre, Gjermanisë.
Për pushtetin e sotëm në Shqipëri “të dy termat: forca apo pëlqimi” janë të pashkëputura nga njëra tjetra. John Locke thoshte se aty ku ligji mbaron, fillon tirania. Në Shqipëri ligji është PD-ja, shteti është PD-ja, Policia që ndalon opozoitën të vendosë flamujt e saj, simolet e saj nuk është polici e shtetit. Policia që nuk mbron jetën e qytetarëve, të kërcënuar për shkak të bindjeve të tyre politike, nuk është policia e qytetarëve. Ushtria që shkon për të punuar në prefekturën e Elbasanit për votat e PD-së se në krye të listës është ministri i mbrojtjes, nuk është ushtri e popullit. Shërbimi informativ që spiunon opozitën për llogari të PD-së nuk është në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve dhe të shtetit shqiptar. RTSH, i cili mbahet me lekët e taksapaguesve shqiptarë, i vënë në shërbim dhe vetëm në shërbim të PD-së e të pushtetarëve të sotëm, nuk është televizioni i gjithë shqiptarëve. Drejtoria e Gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, e cila ka bërë dhe po bën batërdinë me listat e zgjedhësve, nuk është në shërbim të qytetarëve, por vegël qorre e pushtetit të sotëm për të manipuluar e për të vjedhur votat. KQZ (me 4 anëtarët e zgjedhur nga PD-ja) është kthyer realisht në një celulë të PD-së, në shërbim të saj, duke miratuar të gjitha propozimet e zotit Njazi Kosovrasti, përfaqësuesit të PD-së në KQZ, edhe kur ato janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Presidenca, e cila duhet të jetë një Institucion i Pavarur po bën propagandë për PD-në, duke u bërë palë me PD-në për KQZ-në, për shkeljet e Kodit Elektoral të Zgjedhjeve.
A nuk është në kundërshtim me ligjin shkuarja e qindra drejtorëve e nëpunësve nëpër qytete e fshatra (në zonat ku e kanë origjinën) me pretekstin “shërbim pune”, duke qendruar gjatë gjithë fushatës atje, duke marrë rrogën e plotë, duke harxhuar karburantin e shtetit, bile duke marrë edhe dieta, me mision të punojnë dhe të punojnë për votat e PD-së? Këto sjellje e deformojnë rezultatin dhe shkelin standardet e zgjedhjeve. Janë padyshim edhe një arsye tjetër për të realizuar rotacionin politik në Shqipëri.

…disa gabime te pafalshme.
asnje mesues nuk eshte aq pa personaliet sa te trembet nga kercnimet.Ju me kete fyeni mesuesit dhe keshtu fitoni neverine er tyre.
ID e maturanteve kerkohen dhe jenw kerkuar gjithmone per provimet e matures.
Kete gabim trashanik duke fyer mesuesit e nxenesit po ben edhe Zoti Rama e disa socialiste te tjere.
Nuk fitoni simpatine e askujt keshtu vetem beheni te paabesueshem per elektoratin
nuk keni idene se si funkdionon sot shkolla.
nje drejtor shkolle nuk ka asnje kompetence te pushoje nga puna.
sistemi i vleresimit te nxenesve eshte shume i sofistikuar dhe nuk mund te ndyshoje aq lehte.
Kaq shume te kane zene perde syte,moj trasite e kohes se Enver qoftelargut?Sa dhe si i kullufit mesimet e pertise qe me te cilat te ushqejne perdite,moj qenie pa sy e veshe (se sa per tru as ke patur ndonjehere)
SKANDRO MOS MOS U DESHPERO MIK AJO ESHTE E DAMBLLOSUR ..AJO I NGJAN TE ZOTIT ……M …TI NUK BEHET ILAC …..ME TE TILLE NJERES AI VEND NUK BEHET
Shume lek duhet te kene vjedh tradita dhe skandro me qeverine e Sali Berishes. E kuptoj deshperimin e tyre se do t’iu mungoje grazhdi pas 23 qershorit. Nuk e shohin se ku eshte katandisur Shqiperia. Me vjen keq per fjalorin qe perdorin dhe per mungesen e kultures se shkruarit.