Mediet kosovare kanë njoftuar në dhjetor të vitit të kaluar se një grup bashkëthemeluesish të fondeve për ndihmën e Kosovës i kanë dërguar në letër kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla për hetimin e shitjes së Bankës “Dardania” e themeluar nga qeveria në ekzil e Kosovës në Shqipëri në vitin 1993.
“DITA” ka ndjekur këtë shqetësim dhe ka mundur të sigurojë dokumentet dhe aktet ligjore të shitjes së kësaj banke.
Le ta nisim historinë nga e para. Në vitin 1993 në Tiranë themelohet “Banka Dardania”. Kjo ishte një bankë kapitali i së cilës në statut ishte regjistruar si kapital në pronësi të qeverisë së Kosovës. Aksionarë të kësaj banke ishin 9 fonde kursimi të krijuara në 9 shtete të Evropës (Gjermani, Austri, Luksemburg, Danimarkë, Francë, Zvicër, Suedi etj) me qëllim mbledhjen e kontributit prej 3 % nga emigrantët kosovarë për ti shkuar në ndihmë qeverisë së Kosovës.
Nga një vështrim i akteve ligjore duket se çdo gjë ka shkuar normalisht dhe fondet janë vjelë rregullisht. Madje deri në vitin 1999 kur u çlirua Kosova, banka “Dardania” zotëronte një kapital të konsiderueshëm për kohën dhe vazhdoi aktivitetin e saj edhe pas çlirimit të Kosovës, duke pësuar madje një shtim të kapitalit themeltar deri në 5 milionë euro (700 milionë lekë) në vitin 2002. Kryeministri në ekzil i Kosovës Bujar Bukoshi, nga ana e tij ishte aksionar në këtë bankë duke qenë se ishte drejtuesi i “Fondit të Gjermanisë”.
Kryetar i Asamblesë së Bankës dhe një ndër aksionarët kryesorë nuk ka qenë as më shumë e as më pas se sa Isa Mustafa, ndoshta njeriu më i besuar i Bukoshit, sot kryeministër i Kosovës. Në vitin 2002 kjo bankë duket se ka pësuar një zhvillim domethënës.
Statuti
Dokumentet ligjore tregojnë se më datën 19 Tetor 2002 është vendosur ndryshimi i Nenit 59 të Statutit të kësaj banke. Ky nen përcaktonte se pronare e kësaj banke ishte qeveria e shtetit të Kosovës. Por pas ndryshimit të statutit, ndryshoi pronësia. Në vendimin në fjalë antarët e Asamblesë kanë arsyetuar se përderisa Kosova ende nuk ka një qeveri të sajën sovrane atëherë deri në realizimin e një qeverie sovrane, do të ndryshojë pronësia mbi bankën dhe pronarë të bankës do të bëhen 9 fondet aksionere. (më parë këto fonde kishin të sqaruar në mënyrë të qartë statusin e tyre si fonde aksionere por jo pronare të Bankës “Dardania”).
Pas ndryshimit të statutit duket se 9 fondet e shpërndara në Evropë, kanë fituar “imunitet” nga obligimi për të qenë në pronësi të qeverisë së Kosovës dhe kryeqëndra e këtyre fondeve , nyja që i lidhte të gjitha, pra “Banka Dardania” me këtë ndryshim në statut, kaloi nga një aktivitet mirëfilli shtetëror (për llogari të qeverisë së Kosovës) në një aktivitet privat.
Përfituesit
Fill pas këtij ndryshimi thelbësor në statutin e Bankës në vitin 2002, duket se u hap rruga për shitjen e kësaj banke dhe përfitimin e të ardhurave nga individë privatë e jo shtetërorë. Banka u shit në vitin 2005, një grupi italian investimesh në vlerën e 5 milionë eurove.
Si shitës firmosi vetë Bujar Bukoshi ish-kryeministri në ekzil i Kosovës. Por përpara se të firmoste këtë kontratë, Bukoshi kishte “larë hesapet” me aksionarët e tjerë të kësaj banke disa muaj më parë. Aktet ligjore të depozituara në gjykatë tregojnë se Bukoshi nëpërmjet “Fondit të Gjermanisë” të cilin e kontrollonte dhe e kishte në pronësinë e tij, ka përthithur të gjitha aksionet që zotëroheshin nga 8 fondet e tjera të shpërndara nëpër Evropë.
Përthithja e aksioneve është bërë me kontrata të rregullta dhurimi ose transferimi të aksioneve nga përfaqësuesit e fondeve të tjera. Të gjitha këto kontrata janë lidhur në një hark shumë të shkurtër kohor, përpara privatizimit të “Bankës”. Më pas, banka “Dardania” rezulton se është bërë 100 përqind pronë e “Fondit të Gjermanisë”, ndërsa këtë fond e kishte në pronësi individuale direkte vetë Bujar Bukoshi.
Kelmendi: Lulzim Basha është hartues i dosjes së trafikut të organeve
Lulzim Basha u dekorua, si qytetar nderi i komunës së Prishtinës në qershor 2013. Me këtë rast zoti Basha mbajti dhe një fjalim të rastit, por pak më vonë një gazetar e pyeti atë në lidhje me “dosjet e EULEX” për ushtarët dhe komandantët e UÇK-së të arrestuar së fundmi.
Në mënyrë surprizë, zoti Basha jo vetëm që nuk mohoi përfshirjen e tij në hartimin e këtyre dosjeve, por shkoi dhe më tej duke pretenduar se ishte një e vërtetë e pamohueshme fakti që ka pasur krime lufte nga UÇK-ja, por që sipas tij kjo gjë nuk duhej kurrsesi të hidhte baltë mbi luftën për liri të UÇK-së.
Ky reagim i zotit Basha ka ngjallur dhe reagimet e shumë mbështetësve të UÇK-së në Kosovë. Në atë kohë një grup ish-luftëtarësh ishin në grevë urie si reagim proteste ndaj arrestimeve. Një prej grevistëve, Ibrahim Kelmendi, dërgoi në “DITA”-s një reagim në lidhje me këtë deklaratë të zotit Basha duke hedhur akuza të forta ndaj tij. “Për atë që kupton, ai ndoshta pavetëdijshëm pranoi se nuk ishte i angazhuar vetëm si përkthyes.
Por do të ishte interesant të na informonte nëse ka mbajt mend të jetë angazhuar për hetim të ndonjë krimi serb në Kosovë. Ai ka qenë bashkëpunëtor edhe i Marucio Salustros, tani prokuror famëkeq në kuadër të EULEX-it, për të sajuar edhe dosjen e ‘tregtimit me organe’, – është shprehur Kelmendi.
Dekoruesi
Por Kelmendi ndër të tjera në letrën e vetë ka nënvizuar dhe marrëdhënien e “veçantë” mes bashës si qytetar i sapo dekoruar nderi dhe ish0kreut të Bashkisë së Prishtinës, prej disa ditësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa. Kelmendi e implikon Mustafën në aferën e privatizimit të “Bankës Dardania” së bashku me Bujar Bukoshin. Kjo bankë u krijua nga fondet e diasporës kosovare për të mbështetur rezistencën.
“Mua më irritoi truku i Lulëzim Bashës në vlugun e fushatës zgjedhore në Shqipëri. Ai duhet të ketë detyruar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafën, që t’i jep çmimin “qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, sepse Tirana zyrtare ka në kasaforta dosjen e “Dardania Bank” në Tiranë, bankë ajo “private” e Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit.
Përmes asaj banke këta dy vjedhës të mëdhenj kanë kamufluar hajnin e ndihmave të emigracionit përmes fondit të “3-përqindëshit”. Bëhet fjalë për qindra milionë euro. Lulëzim Basha dhe eprori i tij do të ndihmonin Kosovën nëse do të dorëzonin kopjen e asaj dosje në Krye-Prokurori të Kosovës”, – është shprehur Kelmendi në letrën e tij që ndodhet në arkivin e DITA-s..
Letra e Ibrahim Kelmendit:
Islamikët e kanë një moto mashtruese për të përfituar sa më shumë besimtarë: “Vetëm një ore para vdekjes nëse thua shahadetin, vdes mysliman dhe Allahu t’i fal keqbërjet gjatë gjithë jetës.” Megjithatë, z. Lulëzim Basha nuk duket se është penduar për angazhimin e tij në formulim të dosjeve hetuese kundër “krimeve” të UÇK-së. Në mes tjerash ai tha në Prishtinë: “Ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje”. Për atë që kupton, ai ndoshta pavetëdijshëm pranoi se nuk ishte i angazhuar vetëm si përkthyes. Por do të ishte interesant të na informonte nëse ka mbajt mend të jetë angazhuar për hetim të ndonjë krimi serb në Kosovë. Ai ka qenë bashkëpunëtor edhe i Marucio Salustros, tani prokuror famëkeq në kuadër të EULEX-it, për të sajuar edhe dosjen e “tregtimit me organe”.
Mua më irritoi truku i Lulëzim Bashës në vlugun e fushatës zgjedhore në Shqipëri. Ai duhet të ketë detyruar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafën, që t’i jep çmimin “qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, sepse Tirana zyrtare ka në kasaforta dosjen e “Dardania Bank” në Tiranë, bankë ajo “private” e Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit. Përmes asaj banke këta dy vjedhës të mëdhenj kanë kamufluar hajnin e ndihmave të emigracionit përmes fondit të “3-përqindëshit”. Bëhet fjalë për qindra milionë euro. Lulëzim Basha dhe eprori i tij do të ndihmonin Kosovën nëse do të dorëzonin kopjen e asaj dosje në Krye-Prokurori të Kosovës.
Për shkak të angazhimit të stafit të “specialistëve” të Tiranës, për të sajuar dosje të “krimeve” të UÇK-së, Zonja Argita Berisha-Maltezi duhet ta ketë detyruar Babain e saj, që gjithë atë staf ta vendos në pozicione kyçe të pushtetit në Shqipëri…



pseudotitulli I LULKE Bashes eshte SPIUN NDERI.
A Rexhep Qosja te lumte pena. Te lumte Rexhep Qosja qe ja theve turinjte ketij pseudopoltikani qe nuk e paskemi njohur ne Shqipetaret e Shqiperise.
Rexhep Qosja Nderi I Kombit Shqipetar.
I Lumte qe ja ka treguar tabanin ketij ” mamuthi”.
Ajo shishja me qumesht duhet te kishte ate SB-ne e famshme ne biberon 🙂
luli vocerr esht nje parazit, me nje karrier te cuditshme politike nga ato q mund te zhvillohen vetem ne Shqiperi ku kulti i njeshit ben te mundur qe njeshat te marrin nje kamarier dhe ta bejne minister. Ose te marrin nje doganier dhe ta bejn kryetar partie. Katund hesapi.
Luli dhe gjith pasaniket e pashpjegueshem te Shqiperis ne te maj e ne te djatht jane krejt te paaft te zhvillojhen dhe prosperojn ne nje vend normal demokratik, sepse aty konkurenca eshte bazike per cdo arritje ne jet. Lulkes ia dhurojn, luka i pranon. Tamam si ne ket karikaturen tuaj: qumesht nga bytha e Saliut dhe hop, bere pushtet e pasuri. Cfare mjerimi.
luli oi ketej por pi dhe nga sise te tjera 🙂 Te pakten ky esht mendimi jem 🙂
hahahahaaaaaaaaaaa 🙂
Ky vend ka pasur gjithmon burra qe kane merituar tituj nderi dhe burreca qe I kane blere ofiqet.
….dhe allishverishet e shqiptarrucëve ofiqarë në këtë fushatë të nxehtë…nuk kanë të sosur…sa po na lodhin o milet si e kemi hallin, kur do shpëtojmë prej ktyne rrufjanëve…
Dihet kush e mbeshtet Berishen rrjedhimisht Lulzimin ne Kosove. Kosova esht me UCK-ne sepse esht me lirine. Nuk ka si te jet ndryshe. Keta qe kan dekoru Lulin jan armiqt e UCK-se. kan qen te tille jan dhe sot. Keshtu qe nuk kemi pse habitemi. Tradhtar te interesave shqiptare qe dekorojn tradhtar, e thjesht fare
DELETED – RUANI ETIKEN
Tiranen e kan marr en duar baxhellat e shqiptarise. Per kete arsye prej vitesh nuk vij dot ne Shqiperi e as ne Kosove
Isa i Prishtines mund tja japi ket titull edhe Fahri Balliut dhe ta plotesoj krejt panoramen
Ju kujtohet cmimi per courtoisie i dhane kryeministrit nga nje francez?njesoj Jane keto titulle’impresionojne vetem ignorantet sepse shabab s’eshte asgje……
Te gjith keshtu kan pi keta rioshat e “politikes” se Tiranes. Biberonat e komunistave qe tradheguen pushtetin pas 90-s. Ptu! Race e qelbur parazitash
Kini kujdes se keta lloje femijesh e mbajne penge Shqiperine .Saliu e ka mbjelle kudo faren e keqe.Zorr se do ta hedhim kollaje dhe 20 vjete te tjera.
o popull a e shikoni se ne doren e kuj eshte shqiperia prandaj kur te votoni mendojeni mire se kush eshte saliu
Përgjigjjuni
Epo, kush e beri luften e kush i mbledh “koqet” pas pilafit !!!
Mua nuk me çudit, por me irriton nje fakt shume domethenes do te thoja. Dikur, kur komentonim ne ish faqet e gazetes Shekulli, por dhe sot ne gazeten Dita, edhe per shkrime qe nuk kane asnje lidhje me kosoven por me problemet politike ne Shqiperi, vershonin komentet e kosovareve, si lumi Drin pas reshjeve, dhe ne mjaft raste pa kurrfare lidhje. Nje pjese e konsiderueshme e tyre i binin borijeve dhe thurnin ditirambe per Sali Berishen, shkaktarin kryesor te vuajjeve te populliit shqiptar ne keto njezet e ca vjet saliokraci, duke e quajtur madje dhe Skenderbe te dyte, pavarsisht se ai me vepren e tij ka qene kunder lirise dhe pavarsise se Kosoves, ashtu sikunder dhe “gandi” kosovar proserb, Ibrahim Rugova. Tashme kur faktet kokeforta ja bejne muuu, per veprimtarine antikombetare te Sali Berishes dhe kopistave te tij me Lulzim Bashhen ne krye, eshte per te habitur qe keta komentues te zellshem nuk ndihen, se paku te thone opinioni e tyre qofte dhe ne mbrojtje te ketyre sharlataneve politike ketej dhe andej kufirit . Si duket pajtohen me baltosjen e luftes çlirimtare te bere nga UÇK-ja , qe ka filluar intesivisht makineria serbe me sekseret e saj te cile jane ne rolin e prokuroreve te EULEKS-it.Tuuurppi ju mbulofte!
Mik Vezhgues,ne shqiptaret kemi sakrifikuar shume per pavaresine e Kosoves,kurse ata erdhen ne 8 maj 2011 te mbytnin voten tone ne Tirane.Sa here e sjell kete ne kujtese, aq here rrenqethem se ky akt kriminal qe tejkalon fjalen e urte te popullit tone ” te hengri buken dhe te permbysi kupen”
Ky akt kriminal eshte realizuar ne akord te plote te brekedhjerit te historise me qeverine dhe gjithe spaktrin politik te Kosoves.Po te ishte ndryshe,ne krye te dy vjetve, do te dilte nje ze i vetem qe ta denonconte dhe te distancohej politikisht
.Pas masakres qe ata bastarde i bene votes sone une, edhe t’i shoh te pjekur ne hell nga serbet, nuk kam asnje keqardhje;perkundrazi.
Ka ardhur koha te shohim e te mbrojme interesat e portes sone.Ne kete rend kujt i plasi se shkruajne apo nuk shkruajne,ne forumet tona,tocat e Kosoves.
Lora .Ke te drejte te revoltohesh me qendrimet e kosovarve por nuk eshte i gjithe populli Kosovar qe ndihmon Saliun e prish punet tona. Une jam befasuar ne 92 kur pata rastin te bisedoje per shume halle qe kishim ne dhe Kosova.Te rritur pa shtetin meme ata nuk i konceptojne problemet e gjitheshqiptarve moralisht por ekonomoikishte.Ne gjithe biseden kuptova cfitoje une Kosovari qe jame shqiptare si ty .Fliste me pasjon qe quhet shqiptare por nuk ndante te njejtin mendim se cduhet te bejne shqiptaret per tu bashkuar ne nje koncept bashkekombetar.Qe te mos zgjatem, se eshte teme e madhe, ne Shqiperi eshte nje kontigjente i vecante Kosovaresh qe perdoren per ta destabilizuar Shqiperine .Ata i ndihmon shume qenja ne pushtet e Saliut.Duken si te permalluar kur vijne ne Shqiperi por thiken e kane me vehte .Rrezimi i Saliut dhe ndeshkimi i politikave te ndjekura deri me sote do te beje qe ne te marrim fryme lirshem dhe Kosovaret do te shohin hallin e tyre.
Vezhguesi veq 1 pike per ty… Ibrahim Rugova pi asaj botes tjeter ta **** mamen ku e ki , e ku nuk e ki… se osht i vetmi politikan ne kosove qe para se t’fillonte lufta vet heroi ADEM JASHARI e thrriste me emrin KOMANDANT…
LORA… TOCAT e Kosoves… si pike e pare i ki bo 100 vjeqe fal Isa Boletini me shoke qe t’ka mbrojt nga SERBI ne kufijte dhe per tu bo shtet NENA SHQIPERI, Kosova u sakrifiku per 90 vitet e ardhshme… TURP t’kesh mdukesh si goca e papandreut.
SHPATAR… Un jom Kontigjent Kosovar ne shqiperi. por jo domosdo jam berishian. ma shum jam SHQIPTAR… qo gishtin e vno nkry… meno pak. se Kosova osht Koloni AMERIKANE. DE JURE osht SHTET n’VETE, DE – FACTO e djathta osht Amerikane, e majta Berishiane.
Mire i the te gjitha por… e teprove me fyerje.
Shkrimi me lart i dedikohet FLAMURI-t.
ISA MUSEAFA eshte nji kriminel dhe bashkpuntor me BUKOSHIN dhe SALI BERISHEN per te VRA IBRAHIM RUGOVEN. Keta krimnela kane shite banken DARDANIA qe u formua me djersen dhe gjakun e kosovarve NE EMIGRIM dhe keta i grabiten parat.
LUL BASHA nji super kriminel i sherben SERBISE duke bere hetime dhe perkthime vetem per UQK-ne dhe asnji SERB.Ata po arrestohen nje nga nje dhe LULUSHI mburret per sherbimet qe i beri SERBISE.
SI KA MUNDESI KY KRIMINEL I SHQIPTARIZMES TE DEKOROHET NGA KRYETARI I PRISHTINES ISA MUTMUTAFA.
KETU KA TRATHTI BUUURRRA!!!
Linda harove qoftexhiun kapterin bujar presidentin ulok te shqiptareve
Argita… çfar kujton ky emer? E neveritshme … e shemtuar, antifemer,.. gogol ne ara me miser me tremb sorrat.. por miss .. per 3%
Turp edhe kjo quhet gazete, po akoma nuk u ngopet me pacavuret e I.Kelmendit, vrasesit te vellazerve Gervalla
Basha u dekorua nga ky majmun ne kohen qe kryetari yne po bente muajn e mjaltit me Giten e babit ne kosove,
Dy fidane te serbit dhe UDB-as te mbjellurane toke shqiptare ! Ti gezoni lulet dhe frutat e tyre !
Lora te jap te drejt per cdo germe , me te pabese nuk ka kurse ai Flamuri mos te na tregoj Boletinin sa burra ishit ju kemi provuar na keni spiunu e keni ne gjak dhe kur kalonim kufirin lusnim zotin te binim ne dore te ushtarit serb se sa te trokisnim ne kasollet tuaja na shisnit per pak dinar o legena dhe ne kampe dhe sot na hiqeni patriote coban te paftyre.