Rrotacioni kërkon kontributin e secilit

anazapta

Çdo njeri mund të japë një kontribut në politikë, për ta përmirësuar atë në shërbim të qytetarëve. Politika e sotme qeverisëse është konsumuar në të gjitha aspektet deri në atë pikë sa s‘ka çfarë të ofrojë më, por vetëm të krijojë probleme. Qeveria është bërë pjesë e problemit. Ajo po e bazon politikën e saj në presionin dhe dhunën ndaj cilitdo që nuk është me të. Duke qenë bartëse e një korrupsioni të faktuar, shumica në ikje, po përdor të gjitha mjetet për të mbajtur privilegjet e krijuara në 8 vitet e fundit.

Ështe koha e ndërgjegjësimit për çdo votues, të kontribuojë për ta ndryshuar qeverisjen nëpërmjet votës. Duke garantuar kështu rrotacionin e domosdoshëm që i duhet Shqipërisë, për një zhvillimin më të shëndetshëm të demokracisë. Kjo lidhet me ndërtimin dhe konsolidimin e isntitucioneve të pavarura, që sot për sot janë të kapura nga pjesa e qeverisë, për interesat e saj e në dëm të interesave publike.

Çfarë duhet bërë për ta kryer rrotacionin e nevojshëm?

E vetmja rrugë është vota për opozitën. Sistemi elektoral krijon lehtësi që çdo votë, për çdo parti të rreshtuar më koalicionin e opozitës, të shkojë për rrotacionin. Ky do të ishte një kontribut real në drejtimin e duhur. Në këtë kuadër, jam angazhuar në Partinë Demokrate për Integrim dhe Prosperitet (PDIP), për të dhënë kontributin tim dhe mbështetësve të kësaj alternative, për ndryshimin e qeverisjes në Shqipëri. PDIP  ka përpiluar një program të detajuar për disa nga drejtimet kryesore të zhvillimit institucional dhe shoqëror në vend. Për realizimin e këtij programi janë angazhuar forca të reja intelektuale të fushave të ndryshme, të rinj e të reja, të cilët do të jenë pjesë e kontributit real për të bërë ndryshimin. PDIP e rreshtuar në Koalicionin opozitar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të jetë pjesë e kontributit për rrotacionin politik dhe më pas do të marrë përgjegjësi për qeverisjen e ardhëshme.

Në këtë kuptim mesazhi im për qytetarët është mbështetja për PDIP, e cila është pjesë e mbështetjes për vetë koalicionin, përpjekje për të marrë përgjegjësi për qeverisjen në favor të interesave të qytetarëve. Si kandidat i PDIP në qarkun e Tiranës, kam marrë përgjegjësinë për të përfaqësuar të gjithë ata qytetarë që kërkojnë ndryshimin e kahjes së qeverisjes në shërbim të interesave të qytetarëve. Ata do ti përfaqësoj duke qenë afër halleve të tyre më jetësore, që lidhen më punën, pronën, shkollimin, sigurinë dhe shëndetin. Unë nuk jam një njeri që premtoj shumë dhe s’ bën asgjë, unë jam një njeri i thjeshtë që qëndroj afër njerëzve dhe që bëj për ta të mëdha. Profesioni im i avokatit më ka ndihmuar për ta bërë një gjë të tillë edhe jashtë politikës. Qytetarët kanë nevojë për tu përfaqësuar nga njerëzit e thjeshtë afër tyre e jo nga ata që marrin votën dhe ikin në drejtim të paditur. Votimi për PDIP, që është e rrreshtuar në numrin 28 në fletën e votimit, është kontribut për familjen dhe për veten, nga çdo qytetar që mendon se punët në Shqipëri nuk shkojnë mirë. Keni rastin të kontriboni. Ne nuk do tju zhgënjejmë.

 

*Sekretar i Përgjithshëm i PDIP dhe kryesues i listës për Qarkun e Tiranës

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *