Nok-nok-nok… Përgjigju Flamur!

anazapta
gazeta dita cover

Një kërkim elektronik në regjistrin e gjendjes civile dhe në regjistrin ekzistues të zgjedhësve nxjerr në pah disa të dhëna kontradiktore mbi numrin e vëllezërve të ministrit të brendshëm Flamur Noka.

Në listën zyrtare të zgjedhësve deri më datën 13 Maj 2013 rezulton se ministri ka dy vëllezër, Mevlan Noka dhe Fatmir Noka, por në trung është edhe një person i tretë, i quajtur Safet Noka.

Safet Noka rezulton nga fshati Novosej njësoj si  vëllezërit Noka, ka të njëjtën amësi si ata, vetëm se emrin e babait nuk e ka të shënuar “Dalif” por “Dalip”.

Sa është mundësia që në të njëjtin fshat të vockël(Novosej) me të njëjtin mbiemër(Noka), me të njëjtën amësi(Ajshe) të ekzistojë dhe një person tjetër?

Nëse i referohemi sërish listës zyrtare të zgjedhjeve del se vëllai i ministrit Mevlan Noka dhe “vëllai i dyshuar i tij” Safet Noka, rezultojnë të dy të kenë lindur në vitin 1965, njëri në Qershor e tjetri në Tetor. Dy vëllezër të lindur 4 muaj njëri pas tjetrit?!  Kjo është e pamundur, ndaj dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë ka pas kësaj, konsultuam edhe regjistrin elektronik të gjendjes civile të vitit 2008.

Ne regjistrin e gjendjes civile të vitit 2008, shtetasi Safet Noka ka të njëjtat të dhëna si ministri dhe vëllezërit e tij por ajo që bie në sy në regjistrin e vitit 2008 është se aty del, jo një, po dy “Mevlan Dalif Noka” dhe të dy janë nga Novosej. Janë nga i njëjti fshat, kanë ditë dhe muaj lindje, të njëjtën atësi dhe amësi, vetëm se këtë herë ndryshon viti i lindjes, njëherë është 1965, dhe njëherë tjetër është 1968.

Sikurse shihet, me shumë gjasa vëllezërit e ministrit të brendshëm, minimalisht paskan identitete të shumëfishta në regjistrat e gjendjes civile.

Po çfarë do të thotë e gjitha kjo?, –  mund të pyeste dikush.

“DITA” i ofroi këto të dhëna për të nxjerrë në pah se falsifikimet me listat e zgjedhësve reflektohen deri në trungun e Ministrit të Brendshëm të këtij vendi.

Hulumtimi i “DITA” zbuloi gjithashtu se Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, edhe në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë.

Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit”.

Pas botimeve tona të fundit, Drejtoria e Gjendjes Civile ka mundur të “korrigjojë” këtë tripletë por në thelb prania trefishe në regjistrin e Gjendjes Civile të njeriut që sot është në krye të Ministrisë së Brendshme dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saktësisë së listës së gjendjes civile dhe listës së votuesve është një karagjozllëk i përçmueshëm.

Ndonjë “gabim” në rastin e trungut familjar të ministrit? Situata i përngjan një falsifikimi. Për të hequr hijet mbi të, Ministri i detyrohet publikut shqiptar një shpjegim.

Para pak kohësh u deklarua në KQZ se Komuna Topojan në Kukës është shtuar më shumë se njësia 11 në Tiranë (që është ndër më të mëdhatë, por edhe me fluksin më të madh të banorëve të rinj).  Në të vërtetë është e anasjelltë, ata nga Topojani shkojnë në njësinë 11 në Tiranë.

Harruan të përmendin se komuna Topojan është vendlindja e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

DITA ka denoncuar këto ditë mijëra identitete false:  A është edhe rasti Noka, i tillë?

Dublimet e mijëra familjeve dhe individëve në listat e gjendjes civile janë të krijuara nga hiçi me persona të cilët nuk jetojnë realisht, pra persona që nuk ekzistojnë fizikisht. Ka pra mijëra shqiptarë me dy dhe tri identitete, me dy dhe tri karta dhe pasaporta.

Kjo “ lojë“ pretendohet të ketë filluar fillimisht për të përfituar ndihmë ekonomike. Falsifikuesit me ndihmën e punonjësve te gjendjeve civile, kanë falsifikuar nga një deri në disa karaktere të të dhënave identitare.

Familje të tëra që nuk egzistojnë janë regjistruar në zyra të gjendjeve civile larg vendbanimit të tyre, pra në një tjetër zyrë të gjendjes civile, nga ajo origjinale.

Është një falsifikim me përmasa të mëdha, i kryer me dijeni dhe pjesëmarrje të plotë të punonjësve të zyrave të gjendjes civile që i kanë regjistruar.

Ajo që e bën akoma më të rëndë situatën, është fakti se falsifikatorët kanë mundësi edhe ta përdorin identitetin fantazmë. Dhe e kanë përdorur atë duke marrë në emër të identitetit fantazmë karta e pasaporta.

Nuk ekziston personi pasi ai është fantazmë, por ekziston karta dhe pasaporta në duart e një personi tjetër i cili përdor një identitet të rremë. Ky fakt është pranuar edhe nga zyrtarë të lartë të Qeverisë Shqiptare, por si puna e strucit, nën pretekstin se këta persona janë reale. Sigurisht që me një kërkim në regjistra provohet e kundërta.

Këta janë të gjithë votues që votojnë nga dy dhe tri herë duke prodhuar mijëra vota false, por nuk është vetëm kjo. Kjo është një situatë e rrezikshme për sa i përket rendit dhe sigurisë ne vend. Me këto karta të lëshuara në persona fantazmë mund të jenë pajisur me identitet të ri kriminelë e keqbërës të ndryshëm, persona që i fshihen drejtësisë, shtetas jo të Shqipërisë, të cilët kërkojnë të udhëtojnë në vendet evropiane brenda marrëveshjes Schengen, etj.

Dy muaj më parë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ktheu një përgjigje ironike për çështjen e popullsisë së Qarkut të Kukësit, kur u akuzua se po fabrikohen shifra fiktive popullsie për t’i shtuar një mandat deputeti Kukësit dhe për t’i marrë Beratit.

I ftuar në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ministrit iu bë një pyetje: “Kemi problemin e Kukësit dhe të Beratit. Në Kukës popullsia shtohet brenda natës, ndërsa e Beratit pakësohet. Kjo mungesë transparence nga Ministria e Brendshme, vë në pikëpyetje regjistrin kombëtar të gjendjes civile, që mund të implikojë procesin e hartimit të listave”.

Noka iu përgjigj se mund të shkojë t’i pyesë burrat e Kukësit për këtë rritje të popullsisë.

“Në rast se Qarku i Kukësit ka rritje më shumë se Qarku i Beratit këtë pyetje duhet të shkojmë t’ua bëjmë burrave të Kukësit se nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë nuk është përgjegjësia ime”, u shpreh Noka duke aluduar kështu pjellorinë e lartë etj.

Vërtet e lartë po të shohësh çudinë për të cilën folëm në fillim të këtij shkrimi:  Në trungun e tij familjar Mevlani dhe Safeti kanë lindur të dy… brenda një viti (!)

Përsërisim: Nëse ky nuk është një falsifikim dhe prodhim identiteti të rremë ën trungun familjar të vetë ministrit të brendshëm, ti ministër ke DETYRIMIN ti japësh përgjigje pjesës së përgjegjshme të qytetarëve shqiptarë.

Me të tjerët shko bëj gallatë po të duash.

Share This Article
18 Comments
  • vetem ne Shqiperi ndodh qe nje Minister i Puneve te Brendshme falsifikon gjithshka per nje vote te qelbur – eshte vellai binjak i varkarit qe nuk pyet per dinjitet, personalitet, integritet, e jo me pastaj per ligj e vote.

    Me shporrjen e ketyre debilave te paligjshem shpeton jo vetem Populli por edhe rilind PD qe eshte zhytur ne imoralitet politik (cazz islami rasti i fundit), kriminalitet qeveritar ( 21 Janari), kriminalitet familjar (Gerdeci dhe zonja 3-milionshe), paturpesi ligjore KQZ, padrejtesi totale e gjykatave te halim furrxhiut – ku ne Shqiperi denohen Viktimat e krimit.

    Shqiptare mblidhni mendjen mire kesaj here dhe asnje vote per plehrat qe ua ka vendosur te tave don kishoti i PD, armiku i betuar i europianeve e amerikaneve.

    Pa Europe e Amerike shqiptaret jane te vdekur te gjithe.

  • Po ky mul noka nje qop mish me dy sy asht ky nje vegel e berish komunistit asht besnik I tij dhe prandaj dalin se kan pjell cdo 3 muajsh 7 mula me te njajtin bab dhe nene ne ne ata kohse I duhen sali manjakut

    • Me duket se keta shumohen me coptim si krimbat se ndryshe si do shtohej popullsia kaq shume ne nje fshat te humbur qe dihet qe braktiset cdo dite nga dhjetra vete.

  • Kot nuk thone; “Hedh nje budalla gurin ne det, dhe 100 te mençur nuk e nxjerrin dot ” Keshtu ndodh per dy dite ne kete gazete . Per ata qe duan te dine te verteten u them . Nuk ka asnje falsifikim, por punonjes te gjendjes civile , qe ne kohera kane qene analfabete , por besnik te partise, kane ngaterruar nje shkronje qe po u qorrolleps te gjitheve qe jeni perfshire ne komente dhe po gjeni nje rast per te nxjerre edhe zorret e barkut.

    • O Mali sikur esht pak me e “ngaterruar” se kaq te keqen. Del njeri teper aty dhe dy te tjer kan lindur te dy ne 1965. Ti e di si jan kto punet e falsifikimit te identiteteve apo jo? Pak si te sikletshme qe ti ket edhe trungu i nje ministri te brendshem.. Apo varja se kaq meritojme? Ti duhet te jesh nga Mali i Afrike vlla nese e quan normale nje krim te till.

      • Mali eshte vete Flamuri 🙂 Eshte futur online nga zyra e tij dhe ka gjithe mengjesin qe nuk del e as therret njeri 🙂

    • Ore idjoti @mali , ,…edhe sikur ta pranonim mendimin tend , se ne gj.civile Kukes punojne njeres analfabete dhe na paskan ngaterruar nje germe ; por pse nuk spjegohesh edhe per daten e lindjes , vetem 4 muaj pasi ka lindur njeri vella ,lindi tjetri ?! Nuk lahet m.. me sh… ,thote populli ! Jini , jo vetem maskarenj e kriminele , por edhe maloke te trashe ! ! !

  • Kshu jane keta nga PD-ja rrine rrine dhe shumohen ne nje menyre te cudicme dhe per me teper askush nuk jep llogari se si ka mundesi qe ndodhin keto gjera.

  • Ka lindur ne kohe te kooperativave athere u beshin keto marifete,por çe do se do shporren me 23 qershor njehere e mire dhe populli do gjej rehatine nga keto horra.

  • Muli- Muli…Nga jugu e perdorin shpesh kete fjale qe perfaqeson dike dhe e thone:- E ndjellim… Po andej nga veriu perdoret kjo?…

  • Perse eshte e pamundur qe Mevlan dhe Safet Noka të kenë lindur brenda pak muajsh në vitin 1965 ??? Ate vit fshatin e vogel Novosej e vizitoi nje grua me pikepamje libertine, e quajtur Sheqere, e cila pati nje afere intime me Dalif Noken. Mos harrojme se ate kohe prezervativet konsideroheshin shfaqje e huaj.

  • po na iken truri o zot i madh kujt ti ankohesh ..o vendi yne i bukur ne c,duar ke rene .jam .larg dhe po cmendem po te isha atje ,do behesha per hekura ..ku po e con ate vend o tradhetar .po ju o njeres qe e ndiqni kete shkaterus te kombit pse beheni bashkefajtor .pse duhet te merni edhe ju pjese me kete monster e ti jepni pushtet te perjeteshem ..mblidhni mendjen ovellezer se ai do ta beje prape 97..mos ishkoni nga prapa nje te mari qe per pushtet ai vret te gjithe do ta kuptoni vellezer por do te jete vone …ata pasurohen dhe ju terboheni turpi ju mbulofte per jete JU QE NDIQNI PAS ATE ANTISHQIPTAR ..E MORET VESH KOSOVA NUK ESHTE THIIRUR NE SAMIT NE MAQEDONI ..KY ANTISHQIPTAR NUK I VURI KUSHTE MAQEDONISE .PER KOSOVEN ASHTU SI C I VURI SERBI PERPJESEMARJEN E KOAOVES …ATA NJERES QE E KANE MEMORIEN TE KULLUAR DUHET TE KUPTOJNE SE C,FARE MONSTRE KEMI TE BEJME ZOTI NA MBAJTE MENDJEN

  • Z. Noga, me falni Koqja, shkuam me pyet burrat e KUKESIT, pse shtohet popullata ne kete rreth dhe gjetem vetem gra. Vejushat gra, na thane se burat kane zbrit ne qytet te Tiranes, Durresit etj me sopate ne krah dhe bertasin HAJDE DRU ME PRE, shumica e DRU me PRE, jane nga fshati Novesaj. Z. Flamur pa shkop Koqja, vetem ne fshatin Novesaj dhe komuna Topojan, grate pjellin femije 18 vjecare te gatshem per votime. Bisedoje pak me te cmendurin Sali kete rast dhe vete ai do t’u quaj te cmendur e koqe kanari, ashtu sic je. Sado te parfumosesh or Mu.i, prap era M.t dhe perc do te bihesh.

  • PROBLEMI MOR MUL OSE NUL PO TE DUASH , NE KUKES NUK PJELLIN BURRAT KESHTU QE I BIE TE PUESIM GRATE SE”SA KANE PJELLE BRENDA 1 VITI ” BEJ SE E MERR VESH MOR INJORANT.

  • Ti vini anash fshatit dhe Mulit bashke , dhe jeni qe jeni mesoni te shkruani o njerez analafbete se keni shkruar gjithe gabime .

    • Po argumentet ku i ke , more @Kukesi ?!
      Oh, me fal , se te argumentoshn ate qe thua , duhet te kesh tru !

  • O fat man per sa ke shku ne kukes e ke gjet vetem vejusa o byth qir o peder se kuksi ka pase dhe do te kete burra se pederat nuk kan vend ne kukes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *