Z.Kryeministër. Dje në takim elektoral u shprehët me shumë dhimbje, përse nuk e voton e majta amnistinë fiskale. Ju thatë që ligji sikur të dënon, ashtu edhe të fal. Krejt normal është kjo që thoni, por vërtet je kaq zemër mirë ti z.kryeministër? Megjithëse je mjek zemre në zanat, unë them se ti nuk ke fare zemër. Janë rreth 100 të dënuar në gjendje të rëndë si në spitalin e burgjeve edhe në burgje që vuajnë me sëmundje të rënda dhe të rrezikshme. Ka mes tyre të paralizuar, me kancer, pa duar e pa sy e vesh dhe me sëmundje të tjera të rënda, të cilët ligji siç i ka dënuar, ashtu edhe i mbron. Dhe për këta të dënuar duhet që ministry I Drejtësisë t’I drejtohet Presidentit për falje.. Të shkojmë të vdesim në shtëpitë tona. Ty kjo nuk të shqetëson. Të shqetëson t’u falësh lekët që i kanë borxh shtetit, ata që ke afër qeverisë. Sepse ata ju duhen juve për votime. Si ka mundësi z.kryeministër që jeni tjetërsuar kështu?!!
Riza Hasan Mala,
I dënuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore

zoti ty te dhente shendet o zoteri po kujt i drejtohesh ..xhelatit ai nuk ka meshire per ata qe jane jashte e ju prisni meshire nga ai jo mik termin doktor ai e ka haruar qe ne 90 tenai tani quhet ….kasapi i kombit