Minoikët nuk e kanë prejardhjen nga Afrika

anazapta

Banorët e epokës së bronzit të Kretës janë origjinarë të Evropës. Një studim mbi ADN-në e 37 mbetjeve të individëve të varrosur në një shpellë të Lasithit, në lindje të ishullit ka përgënjeshtruar hipotezën e prejardhjes së tyre nga Egjipti apo Lindja e Mesme  

Ju kujtohet mbreti legjendar Minos, i cili urdhëroi ndërtimin e një labirinti në Kretë për të mbyllur aty krijesën mitike gjysmë njeri dhe gjysmë dem, të njohur ndryshe si Minotaur? E pra, qytetërimi i parë i zhvilluar në Evropë, pikërisht ai i minoikëve e ka prejardhjen nga kontinenti ynë dhe jo nga Azia ose Afrika siç supozohej nga pjesa më e madhe e studiuesve deri më sot.

Analizat e ADN-së së mbetjeve njerëzore antike në ishullin e Kretës hedhin dritë mbi origjinën e qytetërimit minoik (koncept i zhvilluar nga Artur Evans, arkeolog britanik, i cili zbuloi pallatin Knos në Kretë rreth 4000 vite më parë). Evans ishte i mendimit se kultura minoike e kishte origjinën gjetkë. Ai sugjeroi se minoikët ishin strehuar në Kretë, duke ikur nga Nili i Egjiptit, për t’i shpëtuar kasaphanës së pushtimit të rajoneve ku banonin rreth 5000 vite më parë.

Hipotezat

Por analizat e ADN-së tregojnë se minoikët ishin indigjenë evropianë. Rezultatet e kërkimit janë sjellë nga revista britanike “Nature Communications”. “Evans u befasua në zbulimin e një qytetërimi aq të zhvilluar. Për të mbështetur origjinën veriafrikane të minoikëve, ai solli si prova ngjashmëritë e dukshme midis artit egjiptian dhe atij minoik, përveç ngjashmërisë së varreve të ndërtuara nga banorët e Kretës jugore dhe ato të ndërtuara nga libanezët antikë. Arkeologë të tjerë mbështesnin tezën se minoikët vinin nga Palestina ose Siria”, thotë Xhorxh Stamatoianopulos, gjenetist në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll dhe një prej autorëve të studimit.

Tempio_E_(Selinunte)

Shkencëtarët ekzaminuan ADN-në e 37 mbetjeve të individëve të varrosur në një shpellë të Lasithit, në lindje të ishullit. Mendohet se pjesa më e madhe e këtyre varreve i takojnë periudhës minoike të mesme, rreth 3700 vjet më parë. Ekzaminimet e ADN-së së dhëmbëve të skeleteve u krahasuan me ADN-në e skleteve nga 135 popullsi evropiane antike dhe moderne.Krahasimi e përjashtoi origjinën veriafrikane të minoikëve: kretasit e lashtë shfaqën pak ngjashmëri gjenetike me libianët, egjiptianët dhe sudanezët. Por janë po ashtu të largët gjenetikisht nga popujt e gadishullit arabik, midis të cilëve sauditët dhe jemenasit.

ADN-ja minoikëve është shumë e ngjashme me atë të popullatave të Evropës perëndimore dhe lindore. Minoikët kanë një afinitet gjenetik me popullsinë e epokës së bronzit të Sardenjës dhe gadishullit iberik, si dhe me mostrat neolitike nga Skandinavia dhe Franca. Autorët e studimit dalin në përfundimin se kultura minoike ishte fryt i zhvillimit lokal të banorëve që me shumë mundësi kishin mbërritur në ishull rreth 9000 vjet më parë, në epokën e Neolitit. “Minoikët janë evropianë dhe janë shumë të ngjashëm me kretasit e sotëm, por nuk mund të mohojmë se qytetërimi i tyre ka pësuar ndikime kulturore nga popuj të tjerë të Mesdheut, duke përfshirë këtu egjiptianët”, pohon Stamatoianopulos.   Dorina Gjuzi

 

Share This Article
7 Comments
  • E VETMJA NGJASHMERI ME E MADHE E ADN SE MINOIKEVE KRETANE,ESHTE ME POULLSINE E PELLAZGEVE ILIRE DORIANE DHE ETRUSKET QE BANUAN NE KOHEN E LULEZIMIT TE MRETERISE SE TYRE NE SARDENJE,KORSIKE BRIGJET MESDHETARE TE FRANCES DHE SANJES.NGA KJO POPULLSI E KA NE ORIGJINEN SHUMICA E POPUJVE TE RACES SE BARDHE NE BOTE,POR SIDOMOS NORDIKET DHE ANGLO-SAKSONET.

  • Gustav Glotz eshtë shkencetari i parë ndofta që ka hedhur idenë se popullsia paramikene e Kretes nuk ishte ardhese nga Egjipti,Siria,por ballkanike,pavarsisht se greket e sotëm jane të ardhur vonë ne të quajturen e sotme Greqi.Glotz pasi vlereson kontributin e Evans ne zbulimin e Knosit dhe 2000 tavoletave të gjetura edhe ne argjil,verteton se Kreta ka pësuar nga brenda vetes nje rrebelim te madh qe dogji Knosin.Fatmirsisht Glotz ka ne dore disa fakte qe i analizon duke treguar se Knosi eshtë djegur disa here, nga vendasit dhe jo nga greket e sapoardhur me barbari e dhune duke perzene popullsi te tjera(Pellazget)ne Athine gje qe e tregon Herodoti tek “Historite” dhe Tuqididi. Por greket barbare(vrisnin njerz i piqnin ne hell dhe i hanin ose mishin ua hidhnin qeneve…Tuqididi-Van Loon….)ne ardhjen e tyre,sipas prof.Villar “nga Irani sepse gjuha greke ka ngjashmeri te dukshme iranike,”-libri:”indoeuropjanet dhe rrenjet e Europes”-kapitulli:”Grekët”-nuk kishin ende flote detare te shkonin ne Krete, bile as popuj te tjere nuk kishin,thote ai per djegien e Knosit.Me tej prof.Glotz na jep fakt nje vazo porcelani të gjetur nga arkeologet( Evans)ku duken qarte germat M.M II.Glotz analizon figuren e incizuar të mbretit të asaj kohe dhe perpos të tjerave thote se “fytyra e tij duket qarte që nuk eshtë dolikocefale…”Dolikocefalë ne formen e kafkes së kokes gjatsise, gjeresise, se fytyres,konsiderohen greket, kurse shqiptaret jane brakocefale në forme( Lexo prof.Dhimitri Pilika, libri: ” Pellazgët, origjina jonë e mohuar”. Megjithate, Glotz me keto prova të pakundershtueshme, nuk heq idenë se në Kretë (Krye) jetonte një popullsi paragreke pa pasur ai këto prova analizash të jashtzakonshme dhe plot kuptim.Eshte dhe shkencetari Italian Giuliano Bonfante qe mbeshtet Glotz duke na treguar se në Krete( Fjale ilirike ne shumes,Krye,jane zbuluar qytete të shumta vec Knosit,si “Gurnia,Mallia,etj që kuptohen nga rrenjët janë fjalë ilirike…Me tej Bonfante perplaset me prof. filogrek Hammond për prejardhjen e maqedonasve të lashte(te sotmit jane sllave te ardhur vone Shek VI pas K.
    Citojme:”…Aera bilingua:Che signjifica “bilingua”?
    Evidentemente parlavanno macedone(Iliriko)e inoltre greco.E imposibile interpretare il passo diversamente…Agiungero che nell Epiro, si trova la citta di Dodona(nome ilirico) disinenza -ona;dove l’oracolo usava “la lingua delli ucelli” espressione che indica una lingua non greca! Epiro é notoriamente territorio non greco.
    Gli Athamanes, gli Akarnanes, gli Agrianes, gli Athintanes, hanno il suffisso “ILIRICO MERIDIONALE-anes; e certo non greco, che troviamo in Hellanes, dal tema Hell- che e lo stesso di Helloi e Hellopes…”
    E thjesht për tu kuptuar dhe nuk po e perkthej duke mos qënë vendi këtu, me idenë se shkenca e sotme ka filluar kthesen e madhe duke zbuluar me fakte perkatesinë e jetës paragreke në Krete…Po ti shtojme ketij zbulimi edhe zbulimin e madh te bërë dy muaj me parë ne Itali nga studiuesi Domenico Raso të shkrimit të munguar të Pellazgëve nga besoj dhe une se rrjedhim ne shqiptaret,tregon se e vërteta mungon dhe trasformohet, por kurrë nuk shuhet! Pak duhet të ndricohet gjithshka! Dhe do ta ndricojme!….

  • @elio

    jo ore jo, ishin turq ortodoks (karamanli) qe po e quajn veten “grek” dhe “hellen” …

    PS.: “… pohon Stamatoianopulos” …. hehehe , shum marrezira pohojne keta Turkopulos-at, qe munden te jua besojne vetem ata qe jan total budalle.

  • Te pershendes per shpejgimin tuaj zoti Shmilli.
    Eshte domosdoshmeri jetike per egzistencen e nje kombi te dish prejardhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *