Vargje nga Puka për poetin Duka

anazapta

Përshendetje, Dita! Jam lexues i juaj i rregullt. Ju admiroj për realitetin dhe vërtetësinë e gjërave të shkruara në këtë gazetë. Ju lutem të më botoni këto pak vargje në admirim të poetit të nderuar Arben Duka.

 

Mirë se të kemi, o Arben Duka,

Sa artist, aq edhe burrë,

Të përshëndes këndej nga Puka,

Me urimin: Mos vdeksh kurrë!

 

Koka jote nuk është mushkë,

Që të mbajë çfarë i ngarkon,

Por është pendë edhe pushkë,

Që të keqen fort lufton.

 

Të uroj more vigan,

Për të mirë të shoqërisë,

Ta mbash ndezur at’ vullkan,

Jeni nder’i Shqipërisë.

 

Unë që shkruaj s’jam poet,

Kam sevda në poezi,

Të uroj shumë shëndet,

Ditës, shumë jetëgjatësi!

 

Vargje të nënshkruara: Prend Frroku

Share This Article
5 Comments
  • Te lumt pena edhe ty per keto vargje kaq te ndiera per poetin tone te paeupur.
    Vazhdo te shkruash se paske shume talent.
    Te pershendes i nderuari Prend Frroku

  • prendi ty te lumte dora ashtu eshte ,une nuk i heq asnje presje poezise tuaj …eshte nder edhe kulture,qe ta thush ate qe ndjen ,por nuk turp qe edhe kritikosh…..me e turpeshme eshte kur njeres medioker ,qe nuk as pak integritet moral e kulturor ,,shajne e fyejne pa pike turpi………shendet prendi

  • Nuk kan thene kot a je i marr a je prej Puket.O pukjan dorzoje lopen,kurr per te gjalle ham dreq token.Mos ke lidhje me ate qe ka shkrue ate kengen qe e kendonte F Haxhia.Puka jon ka nxierr heroj,prej Fushe Arsi deri ne Hadroj,vazhdon U ba nje rasarant e nje mengjezore,nje hotel tri nevojtare.Nuk po me kujtohen kto brrockulla qe vetem pukjanet i bejne.Do jesh ndonje ish sekretar partie fshati me 4 klase.PUKA PUKA

  • Ky Mark Uk kenka i i lezetshem.Nuk lenka “hu” gardhiqesh pa kruajtur “b”. Kujdes mor njeri se ta po te ngulet ndonje e nuk do mundesh me e hjek.Meru me personin qe shkruan ejo me gjithe pukjanet , se ma ta gjet adresen po ta tregojne mire qefin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *