Une s’kam asnje vlere, të gjitha i ka S.B.

anazapta

Kam kohe qe ndjek me vemendje debatet qe behen midis forcave politike ne media dhe me ka bere pershtypje nje detaj shume i rendesishem. Ne cdo debat apo shkrim, perfaqesuesit e PD nuk lene rast pa permendur promotorin e politikave te partise se tyre e qeverise. Ajo qe te ben pershtypje eshte menyra se si e bejne kete. “Ishte iniciativa personale e SB..”, “Ishte ideja personale e SB..”, “Ishte kembengulja personale e SB..”, “E kam per nder te jem ne krah te SB..”, “Ai eshte sa te gjithe ministrat e PD bashke” e se fundmi edhe ne reklamat e PD thuhet “Berisha dhe PD..”, “Plani i kryeministrit..” etj..

Pyes vehten, a ka ndonje personalitet ne PD qe te thote se kjo apo ajo u be me iniciativen time apo te ketij deputeti apo ministri? Une nuk kam degjuar ndonjehere dicka te tille. E bukura eshte se fjalite e mesiperme i thone me aq zell dhe me paturpesine me te madhe e nuk u skuqet as faqja. Madje u duket sikur thone ndonje gje te zgjuar. Ne fakt, per ate qe e degjon, ajo cka thuhet (pa u thene) eshte “Une s’kam asnje vlere, te gjitha meritat i ka SB”. Pra, keta pranojne me gojen e tyre, madje shume te kenaqur, se nuk vlejne nje hic, nuk bejne asgje, nuk kane asnje ide, jane aty vetem per numer sepse SB nuk i ze dot te gjitha kariget njekohesisht, per aresye fizike kuptohet.

Si mund te jene kaq pa vlere, pa personalitet, pa karakter, si disa vemje te squlleta e te lengshme qe ne cdo ene t’i fusesh marrin formen e saj. Keta jane vlerat e PD? Vertete simpatizantet e kesaj partie duan te perfaqesohen nga disa persona qe e thone me gojen e tyre se gjenden aty krejt rastesisht dhe jo sepse kane ndonje vlere? Me duket vertete e cuditshme te jete keshtu.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
3 Comments
  • Ti e mendon se jane te pa vlere kurse une mendon qe kjo eshte nje Alibi pas zgjedhjeve. N.q.s humbasin me nje 23 qershor do te jene te paret qe do te fajsojne Berishen per gjithçka. Kujdes!!!!! Kjo eshte nje loje e rrezikshme qe luajne ata. Po bejne gjithçka qe ti kemi neper kembe. Neser do te thone i ka bere ai te gjitha ne skemi faj, e kemi thene edhe kur ishim ne pushtet qe Ai ka rrjedhur por ju nuk na degjuat etje etje….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *