Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka përshëndetur sot miratimin e 3 ligjeve në parlamentin shqiptar, atë për Gjykatën e Lartë, Statusin e Nëpunësit Civil si dhe Ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit të cilat i hapin rrugë marrjes së statusit kandidat e integrimit të mëtejshëm të vendit BE
Nëpërmjet një mesazhi të shkurtër në faqen e tij në rrjetin social Twitter, Fyle shkruan se rëndësi ka tashmë për Shqipërinë, ruajtja e konsensusit ndërpartiak, me qëllim që të cohet përpara procesi i integrimit.
“Mirëpres miratimin e 3 ligjeve në parlament. Rëndësi ka tani ruajtja e konsensust ndërpartiak me qëllim që vendi të ecë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, shkruan Fyle.
