Nga Shkodra, deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, rreshtoi një seri akuzash ndaj të birit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Duke folur në takimin e organizuar në prani të kreut të PS, Edi Rama në fshatrat e Shkodrës, Doshi tha se Shkëlzen Berisha është sekseri i pushtetit, madje shtoi se Saliu është i punësuari i tij.
Doshi tha se ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr koncesionet, ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr tokat në bregdet.
Në akuzat e tij, Doshi përfshiu edhe ish- ministrin Dritan Prifti. Doshi tha se sa herë Zeni kishte nevojë për lekë, qeveria bllokonte Rezart Taçin dhe ai shkonte e paguante gjobën tek Shkëlzeni.
Doshi akuzoi edhe kryetaren e Kuvendit, e cila ndërkohë që Shkodra përmbytet, ngre vila.
Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe djali i kryeministrit, që thotë se Doshi është një ordiner, që do përballet me drejtësinë së bashku me Ramën. Shkëlzeni thekson se ai i ka fituar të gjitha betejat me opozitën kur kanë shkuar në gjykatë.
“Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës tetëvjeçare.
Shqiptarët kuptuan sot cila është rilindja e Edi Ramës. Një rilindje që për orator ka doshët, kokëdhimët dhe skenarist Edi Boshin,” thuhet në deklaratën e Shkëlzenit.
“Duke ia lënë përballjen me shpifjet drejtësisë, e ftoj Mr. 20 përqindëshin që së bashku me premtimin për t’i falur gjobat bizneseve të Koçove dhe Doshëve, të mbajë premtimin për t’i shpjeguar opinionit se me çfarë parash është ndërtuar pallati pesëkatësh i gruas së tij në sheshin mes pallateve, apartamentet e shumta në emër të saj, si dhe sarajet e tij qindra- mijëra euro në malin e Dajtit.
Ju jeni politikani i vetëm në 20 vite që garoni, duke pasur në shpinë pallat dhe vilë, që kanë kushtuar së paku 2 milion euro, e për të cilat jo vetëm nuk është paguar asnjë taksë, por mbi të gjitha u mungon burimi,” vijon deklarata.

GJYSHI KA NXJERRE FEMIJET NE VIJEN E PARE TE FRONTIT.
ME AKUZA TE SAJUARA, ME MBESHTETJE NGA GJYKATAT E KAPURA, KERKN TE MBULOJE MALIN E KORRUPSUIONIT DHE KLEPTOMANISE FAMILJARE.
E keqja me e madhe per Sali Ram Berishen, eshte se ne rrugen e tij kriminale te vjedhjes dhe dhe shkaterrimit te Shqiperise, eshte se perfshiu dhe femijet e tij, te cilet medoemos duhet dhe do te vuajne pataksite e babait te tyre por dhe ato qe kane bere vete nen shembullin e babait. Kot nuk i thone: “Beme baba te te ngjaj”. Por ky Shkelzeni duhet te pergjigjet perveç vjedhjeve edhe per krimet e 26 te vrareve dhe 300 te plagosurve te Gerdecit ,. Ndersa asgjesimin e Kosta Trebickes, partnerit te tij ne biznesin e armeve, natyrisht eshte nje çeshtje e “mbyllur” me ndihmen e ….
Hidhi ne gjyq para 23 qershorit se me pas nuk i fiton dot po valle a do te te gjejme se nga do zhdukesh bashke me Giten. Se ushtaret gjykates te babai do bien si guret e dominose dhe do mundohen te ruajne koken e tyre e jo tenden e te familjes suaj hajdute e kriminele.
O shkelzen o i biri i spiunit me pseudonimin pencilina e dosja bisturia sje qe tjeter vec nje travesti. Baba yt i ka te gjitha te mirat por vetem dy te keqia; eshte spiuni i serbit dhe vrases i demokracise para kryeministrise pa zene Hazem Hajdarin qe e hoqi qafe pas shpine. Misioni i spiunit te UDB SERBE SALI ME PSEUDONIMIN PENCILINA DHE DOSJA BISTURIA KA QE NE DHE ESHTE TE SHKATERROJ KOMBIN SHQIPTAR KU DERI DIKU JA KA ARRITUR PO NE 23 qershor mos ikesh ne arrati si djemte e kadafit dhe ti me ate moren tende travesti.
Nëse në këto komente dhe në shumë të tjera nuk flet urrejtja, por faktet, atëherë me të vërtetë Saliu , jo vetëm me familjen e vet, por me gjithë qeverinë, duhet të gjejë birucë ku të futet. Natyrisht nëse nuk i shkohet në birucën e quajtur burg.
me fal po nga kush po vjen predikimi??? nga Tom Doshi???? lexoni qe te kuptoni kush eshte engjelli Tom Doshi nga shkodra me super rezidence ne hyrje te tiranes. http://www.qeveria.eu/fun/article572.html