Ndërkohë që nuk ka asnjë vit në krye të Presidencës, duket se Bujar Nishani është i mërzitur me simbolet e këtij institucioni, si dhe me logot e dekoratave të nderit që akordohen nga Presidenti i Republikës.
Në njoftimin për shtyp bëhet me dije vetëm shpallja e konkursit si dhe kriteret e pjesëmarrjes në të por jo shkaqet që po çojnë në ndryshimet e gjithë simboleve që i përkasin këtij institucioni apo dekoratat që jepen prej tij.
“Presidenca e Shqipërisë shpalli konkursin kombëtar për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit, të dekoratave dhe titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës, bazuar në nenin 6 pika 3 të ligjit nr. 112/2013, datë 4.04.2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kush do të ndryshojë
Kështu, sipas njoftimit zyrtar, të gjitha dekoratat dhe titujt që akordohen nga Presidenti i Republikës, pas gushtit të vitit 2013 do të kenë një pamje krejt tjetër.
Në njoftim thuhet se do të ndryshojnë simbolet e flamurit dhe logoja e institucionit të Presidentit të Republikës si dhe dekoratat: “Flamuri Kombëtar”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Nderi i Kombit”, “Nënë Tereza”, “Medalje e Artë e Shqiponjës”, “Pishtari i Demokracisë”.
Po kështu do të ndryshojnë dhe logot e titujve të nderit si: “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, “Martiri i Demokracisë”, “Mjeshtër i Madh”, “Naim Frashëri”.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë, studio grafike dhe subjekte të interesuara me kombësi shqiptare.
Ndër kriteret e përcaktuara të pjesëmarrjes është se punimet duhet të jenë origjinale për secilin objekt si: flamurin, logon, dekoratat dhe titujt, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autenticitetin e tyre para ligjit. Konkursi do të organizohet nga Institucioni i Presidentit dhe mbledhja e e punimeve do të nisë nga data 22.07.2013 deri më datë 30.07.2013.

Shume mire! Edhe ne Presidence eshte koha per ndryshim.
HANDIKAATI PO BEN SIKUR PUNON ,DHE DO TE LERE NJE GJURME NE DEKORATAT.A NUK E RISH DHE GODINEN E PRESIDENCES O IDIOT SE E KEMI TRASHEGIMI NGA KOMUNIZMI.TE DALCIN FASULET ESHKOLLES USHTARAKE QE KE BERE PER HUNDESH.
Vetë këto kishin mbetur pa ndryshuar.Kryeministri e ka nisur herët këtë punë.U ndryshuan targat e makinave.Në çdo vënd të botës targat e makinave mbajnë ngjyren e flamurit kombetar,nderkohe qe zoti Berisha e beri blu e flamurin te bardhe.U ndryshua ngjyra e patentave nga ngjyra e flamurit qe kisyhte i kane dhene nuancat e bluse dhe ju keni mundesi ta verefikoni.Edhe pasaportat kane nuancat e ngjyres blu.Kështu vazhdoi me kartat e identitetit etj.Bota e qyteteruar për simbolet bën diskutim popullor ose referendum.Ato nuk mund ti vendosi Presidenti që nuk ka mandat per kete punë.Sa i takon urdherave e dekoratave ti beje si ti doje madje edhe blu se ja ka borxh Berishes qe i besoi atij Presidencen.