Përurohet sistemi i pagesave online për zhdoganimet

anazapta

Tashme çdo biznes mund të bëjë pagesat elektronikisht në bankat tregtare pa patur nevojë të jetë i pranishëm në pikat doganore. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka finalizuar investimin e rrjetit elektronik e-dogana, në vlerën 80,000 dollarë. Gjatë ceremonisë së inaugurimit Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Gjymyshka tha se në total investimet për modernizimin  e doganave kanë shënuar 180 milion euro, prej të cilave 28 milion  për modernizim dhe 80 milion euro në infrastrukturën doganore, të cilat kanë bërë të mundur përfitimet për rritjen  e nivelit të të ardhurave. Nga ana tjetër, është bërë e mundur ulja e nivelit të kontrollit fizik pas zbatimit të sistemit të skanimit. Ky sistem sjell uljen e  kohës së zhdoganimit (qëndrimi i mallrave në doganë), nga 457 minuta në vitin 2011 në 206 minuta në 2013. Me zbatimin e këtij sistemi  reduktohen edhe dokumentet në eksport  nga 7 në 3 dhe import nga 8 në 4, si dhe rritja e transparencës ndaj biznesit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha tha se rritja e transparencës nëpërmjet krijimit të portalit ku çdo biznes mund të konstatojë të gjitha stadet e deklaratës dhe nivelin e kontrollit si dhe mundësia e marrjes së informacionit nëpërmjet fletores zyrtare  të pasqyruar në faqen tonë të web-it. Gjithashtu ky sistem sjell edhe  rritjen e nivelit të kontrollit për efekt sigurie.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *