Aspirina parandalon kancerin në mëlçi

anazapta

Përdorimi i rregullt i aspirtinës (acidi acetilsalicilik) mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga tumori i mëlçisë. Për më tepër studimet tregojnë se ilaçi që ne e përdorim kundër dhimbjeve të kokës ndikon edhe tek të sëmurët me neoplazi apo sëmundje të tjera hepatike kronike, duke ulur shkallën e vdekshmërisë.

Këto janë rezultatet e një studimi të ri të zhvilluar në SHBA, i cili ka testuar mbi 300 mijë persona për rreth 12 vjet me radhë. Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Institutit Kombëtar kundër Kancerit, i cili ka kryer testimet.

Aspirina është gjithashtu e njohur edhe për efektet e saj pozitive në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *