“Cili është mendimi juaj për statusin e BE-së këtë qershor?”… “Si do e cilësonit ngjarjen e ndodhur në Divjakë?”… “Çfarë mesazhi do i jepnit grevistëve të ngujuar në çadra?”, nëse përditë jeni mësuar me të tilla pyetje parazitare nëpër intervista të botuara, ju paralajmërojmë në paradhënie: “Lunch” është komplet gjë tjetër, s’ka lidhje me pyetjet e ndrydhura. “Lunch” është e zhdërvjellët, e mprehtë dhe mbi të gjitha: “Lunch” trajton vetëm personazhe tokësorë dhe nuk e koncepton dot që një tokësor të trajtohet si mit. Nga numri i sotëm, gazetarja Mira Kazhani e sjell rubrikën e saj këtu tek ne, në DITA.
E ku ka më mirë se tek ne, kur vjen puna për produkte antikonformiste?
Në këtë rubrikë të parë, “Lunch” vjen me Ilir Rusmalin, një personazh për të cilin perceptimi i publikut është i larmishëm, por për ata që e njohin mirë historinë dhe konjukturën e PD-së, e kanë të qartë se Rusmali përfaqëson një eminencë të dikurshme, shumë influent pranë Berishës, një prej peshave më të rënda, që dikur në PD arkitektonte dhe drejtonte skema të rëndësishme politike dhe juridike të kësaj partie.
Pas 23 Qershorit të vitit të shkuar, Rusmali ka folur vetëm një herë për medien, e ka bërë për një medie ndërkombëtare, por ceku thjesht procesin e zgjedhjes së kryetarit në PD dhe faktorët e humbjes.
Nuk ka qenë e lehtë as për Mira Kazhanin ta tërhiqte atë në hullinë e detajeve që lidhen me ekuilibrat e pushtetit në PD, mbi prapaskenat, valencën e Berishës, Familjes dhe adjutantëve të tij kryesorë.
Por formula e “Lunch” ka funksionuar dhe për Rusmalin, ndoshta duke e parë veten të trajtuar si tokësor, edhe ai është gjendur komod duke ofruar për herë të parë pikëpamjet e tij pa dorashka, por i përmbajtur duhet thënë.
Kësisoj “Lunch” në DITA nis me këmbë të mbarë, ashtu siç në fakt duhet të nisë një rubrikë e ideuar dhe e realizuar nga një kolege që këtë zanat nuk e ka nisur nga studiot rrezëllitëse dhe “haj definishën” të paneleve televizive, por nga terreni.
“Lunch” është shqisa e përvojës, është rafinimi që sjell përkujdesja ndaj detajeve që mund t’i dallojë vetëm një sy i stërvitur.
Mirësevjen “Lunch”, Mirësevjen Mira.
**********************************
Një rrëfim për orbitën e Berishës dhe sakrifikimin e Lulit
Detajet e pazakonta të kupolës së PD-së, të rrëfyera nga personi që dikur mbante nofkën “Eminenca e Berishës”. Ilir Rusmali flet për herë të parë mbi strukturën e pushtetit të Berishës dhe personat për të cilët ai do sakrifikonte këdo Cili është kuadri që i kanë përcaktuar Lulzim Bashës dhe arsyeja që e bën atë të refuzojë rolin e kryetarit.
Cili ka qenë grupi ‘armiqësor’ ku bënte pjesë Rusmali dhe një detaj i panjohur mbi besnikërinë e Jozefina Topallit. Pse mbiemri Rusmali ka një problem dhe sugjerimi i juristit demokrat për personin që ka vulën e PD-së.
Nga Mira Kazhani*
Ai i ka rifituar disa kg që patë hequr me mundim vitin e fundit në pushtet me PD. Është rikthyer pothuaj në Ilirin e mëparshëm. Këtë nuk e dëshmon vetëm pesha e rifituar, por edhe ato mimikat e forta të portretit, të cilat shoqërohen po nga një artikulim i veçantë. Kur ishte kryetar i komisionit të ligjeve ai ndonjëherë më nervozonte, e pranoj, por nuk mund të mos e shkruaj që nëse ka pasur një njeri të vetëm në PD që ka njohur gjestin e dorëheqjes (pa u krekosur në foltore) për një akuzë në media (ku nuk ishte i përfshirë personalisht) ishte ai.
Për shumë dhe ndoshta edhe për atë ishte një surprizë listimi i emrit të tij në radhët e fundit nga kryetari i partisë Sali Berisha, në 23 qershor. U çuditëm në atë kohë se imazhi rreth tij ishte ai tipi: Besniku orator dhe ironik. Prej muajsh e kam parë tek pi kafet e mëngjesit herë në Aba Coin dhe herë në ambientet e Cotoni. Është i qetë, dhe sot ende nuk e kemi vendosur për LUNCH, kur në bisedë e sipër unë nis të mbaj shënime në Blackberry-n tim, siç e kam zakon të bëj gjithmonë. Ai më sheh dhe më thotë se ende nuk kemi bërë një kontratë për diçka të tillë. I përgjigjem: Nuk do të jetë politike aq sa mendon. Është diçka e lehtë që mendoj se nuk kërkon impenjim. Ai nuk më dha okejin por as nuk më ndaloi të mbaja shënime, fundja punë për mua se ç’bëja me celularin tim.
– “Nuk dua të jem për shumë rrethana në media. Kam zgjedhur të mos flas për shumë arsye që i kam në kokë. Do më dukej diçka e shëmtuar që dikush të mendonte se Rusmali kërkon vëmendje. Nuk është dhe nuk ka qenë kurrë kështu me mua – më sqaron ai.
Por drita jeshile u hap kur teksa porositej kafeja, m’u kthye dhe më korrigjoi – të lutem mbiemrin mos e shkruaj me J. E kam Rusmali dhe jo Rusmajli.
Unë gjatë gjithë kohës ja shqiptova me J dhe ai protestonte me një buzëqeshje të lehtë e të dorëzuar tashmë pas kaq shumë vitesh gabim. E çuditshme – i them unë, si bëhet gabimi zakon, gati e vërteta.
– E vërteta gjithmonë do të jetë me shumë anë, por për mua si jurist e vërteta është tek prova dhe në kontratë.
Gazetarja Mira Kazhani me Ilir Rusmalin
– Cila është e vërteta e largimit tënd?
– “Nuk është e vërtetë letrash, por skemash. Unë e kam parim t’i çoj në fund kontratat e mia dhe kontrata ime ishte për ato 4 vite mandat. Vendosja e emrit tim në atë listë nuk më emocionoi siç mund të mendosh ti. Unë isha në rregull më kontratën time. Ky është profesioni im.
– Kishit menduar ndonjëherë që Sali Berisha një ditë nuk do kishte më nevojë për ju?
– Bota politike e Berishës ka në qendër të saj vetë Berishën. Ky fakt nuk është më as sekret. Për të gjithçka rrotullohet rrethi tij dhe familjes së vet. Sa me larg këtij boshti të lëvizësh aq më i panevojshëm je. Boshti im politik ka qenë gjithmonë PD dhe (në vitet e mandatit parlamentar) Parlamenti. Për këtë shkak, jo rrallë më ka qëlluar të lëviz në orbitën “e gabuar”. Por, siç të thashë, unë jam njeri që respektoj kontratat. Nuk veproj dot ndryshe. Kontrata që më kish’ dhënë Berisha nuk e pranonte lëvizjen rreth atij boshti. Kështu që për mua nuk ishte çudi “dalja nga orbita”.
– Jeni etiketuar shpesh si grupi i Topallit, i këtij, i atij. Si është kjo historia e grupeve, ju në cilin keni bërë pjesë në fakt?
Ai qesh dhe më thotë – Kam qenë gjithmonë në grupin e gabuar. Por le të flasim seriozisht. Unë kam pirë kafe e kam bërë muhabet për sportin me ata që mendonin se isha grup. Nuk kam pasur grupe. Në politikë nuk erdha si pjesë e një klani. Erdha nga Gjermania me një specializim në parlamentarizëm dhe një ditë Berisha kur ishte president dhe unë ndihmës i ish-kryeministrit Meksi, më kërkoi bashkëpunim për Kushtetutën. Kështu nisi marrëdhënia ime me Berishën. Një kontratë profesionale asnjëherë personale.
– Por me kohën u bë personale apo jo?
– Asnjëherë nuk ka qenë personale. Ta thashë: gjithmonë një marrëdhënie korrekte. Kam dëgjuar shume që kanë thënë servil, besnik, fanatik…
– Në fakt ishit ju besnik i tij?
– Po nëse flitet për një besnikëri profesionale sigurisht.
– Kush është besniku i të gjitha kohërave i Berishës?
– “Nëse do bëja një klasifikim të ndershëm do thosha se njeriu më i afërt dhe më besnik i tij gjithmonë ka qenë dhe mbetet Jozefina Topalli. E di që tingëllon e çuditshme por kjo është e vërteta. Berisha i ka krijuar vetë grupet gjithmonë… Që nga dita e parë dhe deri më sot. Të siguroj që ai i kontrollon sot e kësaj dite. Edhe ai sherri i femrave me Bashën, Majlinda, Jozefina dhe Albana që para disa kohësh u bë dhe publik në media në rrethana shumë misterioze kur gjithçka ndodhi në një mbledhje të mbyllur. Më thuaj ti çfarë kanë të përbashkët ato të tria. Asgjë veç diçkaje: lidhjet dhe besnikërinë ndaj Berishës. Ky është vetëm një shembull por kështu ndodh gjithmonë në PD.
Edhe pse i premtova se nuk do të ishte politike gjatë bisedës nuk më vinte as një pyetje “romantike” për Ilir Rusmalin. Fundja për çfarë ta pyes këtë njeri. Ta pyes për dashurinë, vjeshtën, ku bën shooping të dielave? Më atë mund të flasësh për parlamentin, për drurin që hëngri Strazimiri (dallova që ishte i shqetësuar për një ish-koleg). Kishte një ndjesi mbrojtjeje për Strazimirin edhe pse nuk e komentoi specifikisht.
– Ishte ngjarje e turpshme. Parlamentarizmi po kalon ditë të zymta.
– Se mos vetëm tani, gjithmonë kështu ka qenë, – i them unë.
– Nuk e mohoj por tani me pjekurinë e viteve, me një demokraci më te stazhonuar duhet të reflektohej një imazh pozitiv. Kjo është për shkak të të fortëve. Ka shumë pak njerëz në atë sallë që duan të bëjnë parlamentarizëm. Është sallë batutash dhe përplasjesh.
– Nuk jemi vetëm ne. Kështu është edhe Italia psh, – shtoj unë.
– Nuk kemi pse marrim shembull Italinë. Mjaft të shikosh Gjermaninë. Atje nuk ndodh kurrë kështu dhe e di pse? Sepse Parlamenti nuk është krijuar në funksion të interesit partiak. Ata që ndodhët aty janë për një kontratë që kanë me vendin e tyre. Parlamenti do të shpëtojë nga kjo situatë kur ai të mos jetë një levë në duar të kryetarëve të partive. Sillen kështu për të tërhequr vëmendjen e kryetarit. Bëjnë heroin, kur në fakt aty janë për të bërë ligjvënësin, zyrtarin me vetëmohim të shtetit.
– A ju ka kërkuar në ndonjë takim zoti Basha?
– Jemi takuar para disa kohësh. Në një kohë kur ai u takua edhe më shumë të tjerë. Por vetëm kaq. Ç’mund të them për Bashën… Ai refuzon të jetë kryetar partie. Unë e di edhe pse refuzon. Në të kundërt ai e di që Berisha nuk të fal.
– Ka një perceptim, zoti Rusmali, që Berisha e do Bashën. Ju si mendoni?
– “E do, sigurisht që e do. Këtë e them me bindje por e njoh mirë Berishën dhe besoj që edhe Luli e di që Sali Berisha nuk do sakrifikonte një fije floku për të në rast se ai i del nga kuadri. Berisha nuk sakrifikon për askënd. Ai vetëm të sakrifikon.”
– Dhe çfarë ndodh në këto kushte?
– “Basha nuk e ka të thjeshtë. Por edhe shumë e vështirë nuk është. Sepse Lulzim Basha do apo s’do Berisha, duan apo s’duan të tjerë ka vulën e partisë. Tani a do e përdor vulën apo do pres një moment të dytë, unë nuk mund të parashikoj lëvizjet e kryetarit de juro të PD.”
– A do riktheheshit në PD? Ju mungon komisioni i ligjeve, parlamenti?
– “Absolutisht që po! Më mungon parlamenti, më mungon PD e cila sot është duke u zvarritur. Dhe nuk e di sesa ajo do zvarritet”.
– Për sa kohë të jetë Berisha, e pyes unë, dhe insistoj më qartë. Sa mendoni se do të vazhdoj të bëj rezistencë Sali Berisha?
– “Nuk dua të flas. Po fola do them ndonjë gjë të rëndë dhe po munde e kalojmë këtë moment. Nuk dua të flas më shumë se kaq. Unë dua që PD të ri-gjej forcën për t’u ri-ngritur për t’u rindërtuar. Ajo ka pasur një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rindërtuar dhe tani i është fikur edhe ai yll. PD ka juristët më të mirë. Ka pasur gjithmonë ekspertizën juridike më të mirë në këtë vend. Ka shumë vlera dhe aftësi aty brenda që duhet vetëm të gjejnë një shteg dhe të shpëtojnë një parti historike.”
Biseda me Rusmalin ishte e ngjashme me një nga ato qëndrimet në dritare kur bie muzgu. Ka paqen e flladit të mbrëmjes por nxë trazirat e një ditë të tërë. Sot ai nuk më duket ironik apo provokues i hidhur, siç më dukej dikur. Ndoshta sepse nuk është as në pushtet dhe as në opozitë. Kur je i lirë, bëhesh më i afërt me tokën. Toka, ajo prekje që i mungoi më së shumti partisë se Rusmalit kur ishte në pushtet dhe që disa thonë se ka nisur t’i
shkëputet nga këmbët edhe pushtetit të sotëm. Ndoshta pushteti është i tillë: i fortë, provokues, shkallmues, grushtues, ofendues, intrigant, dordolecian, sharlatan. Këto gjëra duket sikur i thashë unë? Janë gjuha e parlamentarëve tanë. Të cilët kur kthehen nga ajri drejt tokës, i ngjajnë një kafshe që e urrej, qelbësit.
Nuk e di nëse Rusmali do i ketë bërë këto biseda për shtetin në ato “grupet e gabuara”. Nëse po, atëherë unë e mora përgjigjen se pse ai herë pi kafe tek Coin e herë tek Cotoni. Plotësisht i lirë, aq sa edhe ka forcën për të thënë: Po më merr malli për Parlamentin.
*Rubrika LUNCH, çdo të shtunë në DITA


Politikanet e dale nga ‘autostrada’ kuvendore e partiake le te shkruajne kujtime , se marrin dhe ndonje xhixhe…Vetem te kene kujdes , t’a pershkruajne me korrektese historine e tyre duke e pastruar vetveten nga qelbesirlleqet qe i kane bere ketij vendi e mileti…Madje fajet t’ja hedhin vetem Berishes, si m’ahere vetem Enverit, pasi keta kane qene vetem profesionista dhe jo skalionista te vijes se pare te degjenerimit te shoqerise, te makuterise,te shkerdhatesise…
Pse, Rusmajli ka qene pas Berishes si kone qe ne fillimet e demokracise, dhe po te ishte vertet profesionist do te ishte larguar nje dite dhe jo te mbulonte juridikisht shkeljet ligjore te ‘atit shpirteror’ e tek e harroi pa e ulur ne sofren e re ai te nise te hungerrij…Ndaj kujt ?!…Le t’ja ngule kete ‘thike’ e keto ‘dhembe’ vetvetes njehere e mandej te shohim cfare dhimbjeje do te na percjelle…
Si kofini pas te vjeli eshte Rusmaili…Le ta mbarte gjithe jeten ne kurriz mbushur me plehrat e Berishes, se edhe tokes po ja hodhi do e thaj…
Fol,fol o rusmajl? Por dhe biografia jote vetiake me fekale është e mbushur! Një jesmen i neveritshëm ke qënë. Atë babanë tënd e kam njohur për burrë të nderuar dhe gojëmbël dhe s’dua t’ia di ç’thonë sot për të. Kohe sharlatanësh. Servilët dhe bythelépirësit me të mëdhenj te enverit,shajnë enverin!? Tani e more vesh zotrote qe saliu nuk jep asnje fije floku për lul bashën? Akoma nuk e kishe marë vesh se të gjitha qimet e saliut kanë qënë e janë vetëm për pushtetin e tij !? Megjithatë fol ? Më mirë vonë se kurrë? Mbase kthehesh nga grua në burrë!?
.tani te erdhi goja mor perzevativ i perdorur.
Flet Rusmali /Por eshte von/Tashme qe gerthet Salihi/Por kujdes se te vezhgon.Se Saliu s’pyet per ty/Por per te mbyllur gojen/Te “afron”perseri/E mandej te ben gropen.
Cuni i Cajup Rusmajlit sekretari i Partise ne Komitetin e Partise ne Elbasan e Tirane.Ja keto jane per tu mbeshtetur ne Pd nga ana e te persekutuarve
Nje njeri me 100 fytyra dhe si te gjithe PD-istet.Jam kurioz te di c’fare pune do te beje per te jetuar?! Apo s’ka me nevoje ??!!.Mbetet per te pare.Ironizimi pas pilafit eshte poshtersi me vete e te gjithe ketyre njerezve perverse.
Juve kaq ju duhet per te treguar te verteten, nje zgjenjim nga Berisha dhe papritur i nxirrni te palarat e tij. Kjo nuk eshte skuadra qe meriton Shqiperia, nuk eshte grupi qe meritojne te qeverisin Shqiptaret.
tani te erdhi zeri per te kundershtuar Berishen more qelbersire sepse deri dje e mbroje me jete. Ndersa tani qe te hoqi nga parlamenti fillove qe te nxjerresh kunja kunder Berishes. kjo eshte nje shenje e dobesise se personalitetit tend more qelbesire blu.
Shikoni se sa njerez te pafytyre qe jane keta PD-istat sepse sapo i la jashte liste saliu filluar qe ti dalin kunder dhe ta thumbojne ne cdo menyre. Deshtaket nuk e kane vendin ne parlament.
Mori guximin dhe thumboi berishen?? e cuditshme.justifikon faktin qe eshte jashte listave berisha nuk fal njeri
ehhh mor rusmajl mor rusmail te paska ngel hatri me berishen ty se ste beri deputet??? ti ke qen gjithmon nje vegel e ndryshkur ne duart e berishes dhe Topallit . Te gjithe e dine mire cfar ke ber me ligjet ti dhe sa skandale korruptive kan dal te ty!! na dilje si hero duke na i treguar te tjerve te tjerve sec duhet te ”bejne ” ..simbas urdhrave te berishes! e mban mend si cfar beri me topin dhe moisiun? ehhh more rusmajl more rusmajl qe nga hiqi u bere dikush dhe ta vuri fshesen dhe ty saliu! mos u be merak se me 23 qershor do ja vejm ne fshesen saliut dhe gjith hajdutat dhe te paaftet e tipit russmajl
Mbeti jasht dhe Rusmaili, se ja zuri vendin Kaci Dogjani e tadhtaret e tjer te se majtes qe papritur u bene PD-ista te medhenj
Ta futi Sala e dhe tani u permende ? Po normale. Berisha kokrra mashtrusit eshte, i afte ti beje te gjitha per pushtet.
Sigurisht qe tek komisioni i ligjeve nuk mudnte leme pa permendur punen dhe kontributin e padiskutueshem te Shega Ligorit, zonjes se nderuar te Elbasanit.
Te gjitheve pak nga pak do ju vere menjan diktatori, sepse tashme nuk i hyni me ne pune dhe ju ka hedh ne plhera si me qen leck e vjeter.
Mie ja beri Berisha qe e la jasht dhe kete se te gjithe derrat nje turinj kane, e ato derrat e PD jane te gjithe njesoj dallaverezxhinj e hajdute……Rri ne fund te listet ti Rusmaili sa per te plotesuar numrin.
Mos u merzit xhaxhi Rusmaili. Berisha i ka keto, do te vinte dhe ty dita kur sdo i hyje me ne pune. Greta Koci ka me shume kontribute se ty dhe e meriton te jete ne listen e PD, e perfaqeson me se mire intelektin e partis.
Rusmali ka qene vlere ne PD.
Dhe eshte e vertete qe PD-ja ka juristet me te mire te vendit.
Keta te Rames jane trapa.
Bien brenda me kembet e tyre.
Kujtoni pak si ja mori Basha Rames zgjedhjet me jurista. Ata te Bashkise se Rames, vete benin hapa para vete terhiqeshin.
Edhe tani ne qeveri e njejta gje.
Nuk marrin dot nje vendim, kot fare
e drejte.
PAAFTESIA PER TE MARRE VENDIME
Tipari kryesor i juristave te qeveriut
saliut i esht ekthyer ne bumerang fakti qe ai nuk futi te tijet ne listat e pd sidomos t ekomisionit te ligjeve por futi ca pseudo aleate dhe tradhtare nga ps ne lsitat e veta
po e la jashte se kishte kacin, saliu vdes per tradhtar, dhe ky ka vjedh sa ka dash mos ja qani hallin se ka bo lek sa te duash
aman me njeri negativ se ky rusmajli nejse aty te gjithe njesoj jane aty, po pse merzitesh o rusmajl mos i fol saliut ashtu se ai te vret e di ti pfffff ndaj duhet rilindja se keto jan te ndyre
hahahahah tu kthye dhe i joti sali kundra , qe fundja fundit e ke lene me vjedh po mendo pak popullin si do te kthehet, imagjino pra burreli me gura e priti
po si te linte greta kocin ai thua ti joooo, greta do na cojne per-para ahahahah aman keto te pd jane te dal e nga shinat te gjithe
Teper vone Z Rusmajli.
hahaha ta futi Sala o Rusmajli e ka zakon ai nqs si duhesh me te fut shkelmin e te plas rrugeve jo diktator po mafioz krye kriminel eshte po ashtu edhe ju te gjithe qe e ndiqni nga pas.
Epo cdo presim nga njerez si ju Rusmaljli qen besnik te Sales.
Te gjithe deputetet si majtas ashtu edhe djathtas po I preke karrigen e deputetit fillojne e nxjerin vrer.Asnje nuk mendon per Shqiperin apo per shqiptarin e thjeshte.
po ketij plehres tani qe filluan ti mbarojne ato qe vodhi 8 vjet dhe i kane vene shkelmin ato jashteqitjet e PE-DERAVE i ra mendja te tregoje se kush paska qene lugati? po ky viktima na e ngrinte ne piedestal dikur?po si mund ti besoj une nje felliqesire te tille qe dikur i linte edhe gruan berishes po tja kerkonte.ky i pa ftyre i ktheu komisionet ku bente pjese dikur si deshi rrumpalla,tani na hiqet si virgjereshe?mos harroni o njerez sepse KAC ISLAME mbijne cdo dite,dhe kjo eshte fyerja me e madhe qe i behet ketij populli.
KY RUSMULLI TANI QE SALA E PERDORI SI LETER HIGJENIKE TE MBYTET NE SHUREN E TIJ
me kete “rrefim” besoj se do ja hape petet lakrorit dhe ta demaskoje plotesisht. Ju lumte z. R. gjithe vendi po mban frymen… .
—
Sa per rekord publik, s’pati nje Minister “Demokrat” te thote: kete firme nuk e ve, me kete s’jam dakort, a te jape doreheqje ne raport me ligjet, parimet, financat publike. Kush nga ju u be barriere ndaj shperdorimeve e anti-ligjit? Te drejten e fjales e jane te gjithe….por… kur nuk folet atehere tani po lodheni kot. Ne pushtet vepruat si kamikaze dhe luftuat si “luane” per kauzen e Liderit, sot eshte me mire te fshiheni dhe te heshtni.
Rrush Smajli gjithnje vigjilen ne prapanicen e Saliut…por tani qe po i ngadalsohet prodhimi pretendon by…then e Bashes ku ne keto momenta e ka te mbytur me consumator……hajde rradha
Cajupi thone qe ka qene burre I nderuar…ishte komunist???? ai ishte sistemi. Por fatkeqesi eshte qe ky djali I Cajupit ka qene nje vemje, nga ata servilet dhe me te pafytyret
qe te gjithe jane rusmalia e RRUPALLIA ata qe kane hane e kane pire me qelbesiren arush te maleve ,dhe rezultati arushat e kane vendin ne koshin e plehrave.
@doktori
Nuk besohet leht i ndershmi.Kjo loje me keta dylbera te quajtur te majte dhe
te quajtur te djathte vazhdojne dylberizmin e Enverit.Dylberat dalin nje nga
nje dhe na tregojne pederastine qe kane bere ne kohen e qejfit.
Sa mbaron nje dylber me tregime,vazhdon tjeteri me historira bythesh.
Shqiperija eshte aren dylberesh doktor.
pralla me mbretere na vrane na dogjene dhe me ndimene e amerikes vrane dhe sistemin me te bukure ne bote demokracine dhe bashke te gjithe pa perjashtime kush u more me politike keto 24 vite te gjithe bashfajtore deri ne palce qe duhene varure ne mese te tiranese si perkrimin demokratike dhe pere shkatrimin ekonomike dhe vjedhjene dhe sote jane miliardera dhe tani gjoja flasin jo ky jo ai dhe nese vijne ne pushtete harohen ete gjitha ne emere te vjedhjese dhe shkatrimite te shqiperus ska ate qe beri komunizmi ne 45 ate duhete bere pasuri pa pune nuk ka dhe keta duhene denuare sic u denuane e u masakruane njerzite ne 45 se kata sote jane me gjakepirsa se ata ne 45 po perseri duhene djegure si minjte te gjithe pa perjashtim
me vjen vertet jashtezakonisht keq qe nje GAZETE qe e kam dashur qe nga dita e pare qe doli ne treg,te beje nje interviste me njeriun me te degjeneruar qe ka njohur ndonjehere komisioni i ligjeve (Komunist Rusmajlin)qe nuk la fjale nga ato qe nuk i permban fjalori pa thene ndaj kolegeve opozitar te asaj kohe,dhe tani me paturpesine me te madhe na tregon se paskerka lidhur nje kontrate me te keqen me te madhe te ketij vendi per te share e ofenduar koleget opozitar dhe TRE MILION E CA SHQIPTARE.mbase ju do mbushni editorialin por per ata qe ju deshen dhe ju duan si redaksi,eshte fyerje qe tu jepni vlere ketyre lloj speciesh.sepse kurva sdo e tregoje kurre se me ke e ka KOPILIN.me respekt JETMIR CARA (Bulqize).
Te ketilla intervista vetem ulin lexueshmerin e gazetes,jane te pa interes!
kesaj i thone te mbushim faqe gazete,jane “lajme” mashtruese.
Botuesit e gazetes Dita te mose merren me te ketilla interviste.
Ujku qimen e nderron po zakonin se harron.
Pyeteni Rusmailin sei i biri i kujte eshte?pastaj beni intervista boshe.