Edhe duke qenë krejt asnjë asnjanës, edhe duke qenë ithtar apo kundërshtar i tij, nëse për një moment do të duhej të gjykoje me logjikë krejtësisht të ftohtë, gjëja më e pamundur do të ishte që të thoshe një arsye vërtet bindëse për të justifikuar qëndrimin e mëtejshëm të Berishës në pushtet. Përkundrazi. Nuk mundet të gjendet asnjë kundërshtar apo i përkëdheluri i tij, familjar apo tej gardhit të tij që të mos e pranojë në heshtje apo me zë se Berisha duhet të iki! Duhet të iki për fajet dhe pafajësitë e tij, për arritjet dhe mëkatet e tij, për arsye politike dhe njerëzore. Thjesht duhet të iki.
Së pari, ai duhet të iki që të ketë mundësi t’i hedhë një sy raportit të sikletshëm që ka me veten e tij. Berisha në muzgun e jetës, duhet t’i krijojë vetes shansin që i zhveshur nga parzmorja e pushtetit, t’i hedh një sy njerëzor portretit të tij në vite. Ashtu tragjikisht i ndarë siç është mes dy sistemeve, me portretin e jetës së tij para, ai duhet të kërkojë ca përgjigje nga ai portret: Çfarë ishe ti, komunist apo demokrat, sekretar i partisë komuniste apo kryetar i Partisë Demokratike, i përkëdheluri i regjimit që iku apo frymëzuesi i sistemit të ri, pjesë e ingranazheve të djeshme apo çmontues i tyre. Ai duhet ta bëjë këtë patjetër. Nëse në këtë botë mund të jesh edhe i dyzuar, në botën tjetër nuk mund të ikësh kështu. Nuk mund të ikësh pa i lënë pas dyzimet dhe maskat. Por që të mundësohet kjo ai duhet të jetë, qoftë edhe për pak kohë, jashtë pushtetit.
Së dyti, ai duhet të iki edhe që të ketë kohën e mjaftueshme për të gjykuar mbi raportet e vështira që krijoi me shqiptarët. Tej gjykimit që kanë dhënë të tjerët, Berisha duhet t’i mundësojë vetes qasjen e një gjykimi individual ndaj atyre që kanë ndodhur nën hyqmin e tij. Ai duhet ta pyesë veten nëse qeverisja e parë ishte apo jo një turravrap i shëmtuar drejt modelit të kohës që lamë pas. Duhet të pyesë veten nëse mundej ose jo të shmangej viti 1997 dhe bashkë me të edhe jetët e ikura, përdhosja e shtetit dhe ulja e dinjitetit tonë deri në nivelin e baltës. Duhet ta pyesë veten nëse në mandatin e dytë dhe të tretë, i përmirësoi gabimet e mandatit të parë, apo thjesht u bë më praktik, duke ia parë më shumë hairin pushtetit. Duhet të pyesë veten pse kur flitet për Zogun, thuajse harrohet fare qeverisja e tij dhe përmendet vetëm akti i tij me Shën Naumin. Mos ndoshta ndodh edhe me të e njëjta gjë dhe pas njëqind vitesh njerëzit nuk do kujtojnë asgjë nga Berisha, veç Shën Detit?
Duhet t’i lejojë vetes mundësinë të pyesë, çfarë ndodhi që u qëllua në 21 Janar nga ato dritare nga ku nuk ishte qëlluar as në kohën e Zogut, as nën pushtimin italian e gjerman, as në kohën e Enverit. Ndoshta ai vazhdon të mendojë se ju prek nderi i kullës, por kur të jetë njeri pa pushtet do ta kuptojë se ajo kullë nuk është e tij.
Së treti, ai duhet të iki që të lirojë nga servilizmi shpifës shumë njerëz dhe me këtë veprim t’ua mundësojë rikthimin e një lloj dinjiteti njerëzor. Berisha duhet t’ua mundësojë lirinë edhe lloj-lloj gazetarëve dhe analistëve që duke shkelur mbi profesionin fisnik të medias, masturbojnë me veten sa herë përmendin emrin e tij. Ose së paku ai duhet të sqarojë veten se në këtë katund ku jetojmë, si ka mundësi që ai të adhurohet prej tyre kaq shumë, ndërkohë që jo rrallë herë ndodh që ata të shkelmojnë edhe atë që u ka bërë kokën, kur e shohin se thjesht nga mosha, a për arsye të tjera, nuk u nevojitet më. Me intuitën e tij, por edhe për shkak të moshës, ai duhet të kuptojë se këta servilë të lindur, edhe atë që u ka bërë kokën e mbajnë në krye të qoshes, për sa kohë ai ka para, ndërsa po të jetë duar thatë, a thjesht një pensionit i rëndomtë, e fshehin tutje në aneks, apo edhe më keq. Kjo duhet të shtyjë në mendime Berishën, gjë e cila nuk mund të ndodh për sa kohë ai ende ka…pushtet.
Së katërti, ai duhet të iki që të tregojë se edhe ai, nuk është gjë tjetër veçse një nëpunës, i cili u thirr në një kohë të caktuar. Ky termi “nëpunës” natyrisht nuk është shumë i gjetur, mund të gjendej edhe një term tjetër, por ai kurrsesi nuk është një prijës shpirtëror, ikja e të cilit të bëhet kaq e vështirë. Edhe Papa iku dhe bota nuk u ndalë. Edhe të gjithë drejtuesit e Lindjes kanë ikur dhe jeta ka vazhduar.
Ka edhe shembuj të mos-ikjes në vende aspak demokratike, por ne mendojmë se ata shembuj i kemi lënë pas dhe i përkasin një bote nga e cila kemi një përvojë të keqe. Ai duhet të iki edhe për motive thjesht shqiptare. Duhet të bëjë këtë për të na hequr nga memoria imazhin e një prijësi që nuk ikën, sepse ne kemi kujtime të këqija nga një imazh i tillë. Madje një kujtim të tillë e kemi si makth.
Së pesti, ai duhet të iki që t’i mundësojë vetes luksin që në kohën e mbetur, të zbresë tek njerëzorja e tij. Njeriu në pleqëri, ka dëshirën e pashmangshme që të vrapojë drejt fëmijërisë së vet, drejt rinisë së vet, por Berisha nuk mundet. Nuk mundet sepse i ka këmbët të lidhura nga pushteti dhe që të mos e privojë veten nga kjo e drejtë, ai duhet të iki.
Së gjashti, ai duhet të iki sepse më në fund e ka zgjidhur edhe problemin e pasardhësit të tij, duke e lënë partinë në duar të sigurta. Po të hidhni një vështrim nga PD-ja, gjendja nuk është aq shqetësuese sa mund të mendohet. Ndërsa brenda partisë së tij ka grindje e prapaskena, ndërsa herë forcohet njëri krah e herë tjetri, Berisha e gjeti zgjidhjen, duke e bërë fakt të kryer udhëheqësin e ardhshëm. Duket se ky udhëheqës është as më shumë dhe as më pak, por Kastriot Islami, i cili ka avantazhin e madh sepse vjen nga ato shtigje ku ka shkelur ai. Është një zgjidhje aspak origjinale, por krejtësisht e sprovuar, nëse do të besonim gojët e liga që thonë se kështu u shfaq edhe vet Berisha.
Pas këtyre arsyeve, a duhet të biem ende në kurthin idiot, të iki ose jo, Berisha!? Të gjithë ne robtë e gjallë, kemi nevojë për ca çaste vetëgjykimi, a vetëvlerësimi, para se “të thyejmë qafën” për në botën tjetër!

Mire e ka thene Sokrati: Te gjithe…..kemi nevoje per caste vetegjykimi….para se te thyejme qafen per ne boten tjeter. Dhe te gjithe kemi nevoje te clirohemi nga idhujt e perjetshem. Kemi nevoje se na jane bere disa emra makth.
Maloristi shiko si i ngjit shkallet .por ne disheze do ta thyeje qafen dhe disheza ka startuar.
Per se do mbahet mend Berisha:
1.Ne vitet e para te demokracise e besuam se do bente nje shtet demokratik, ku lufta e klasave do haroheshe dhe qeveria do perkushtoheshe per mirqenjen e popullit dhe per ta cuar sa me pare kete vend ne Europe.Fakti eshte se u krijua nje lufte e re klasash, bile ne vitet e para”te perndjekurit” dhe SHIK-u i famshem u angazhuan per te mare hak ndaj komunisteve dhe nepunsave qe kishin drejtuar ne kete vend.Pra nje lloj lufte klasash u zevendesua nje nje lufte tjeter klasesh, vetem se u ndrushua kahu.
2. U lulezuan firmat piramidale me administratore injorante qe nuk dinin te shkruanin por qe kishin aftesi per te mashtruar, ku djersa e emigranteve dhe e njerezve te thjeshte per nje kohe te shkurter iku per dhjame qeni.
A kishte dijeni SHIK-u dhe Ministria e Financave per rezikun e ketyre firmave.Sigurisht qe kishte por i lane vete qe te zhvillohen me preteksin qe nuk pengonin inisiativen e lire dhe populli me deshiren e tyre po i conte leket. Shteti me strukturat e saj eshte per te mbrojtur popullin, ka me shume informacion, i di ku jane reziqet prandaj, ky justifikim nuk qendron.
3. Per shperberjen e shtetit.
As ne Afrike apo vendet aziatike te prapambetura nuk shperbehet shteti. Te hapen depot, te kalosh ne anarki atehere ckuptim ka qe je shtet. Faji kerkohet gjetke per shperberjen e shtetit, por ne fakt e ka PD-ja qe drejtoj vendin.
4.Sikur te mos mjaftonin keto qe permenda me siper, populli e besoj perseri kete force se do luftonte korupsionin dhe ne kete vend do instaloheshe drejtesia,konkurenca e ndershme e tj. Rezultatin e pame, jo vetem qe nuk pati te pakten nje permiresim te vogel, por u thellua me shume sa themi me njeri tjetrin ne kete vend nuk jetohet, por ku do vemi. Dhe kuptohet, populli lutet: O zot, mos pafsha dyert e spitaleve, te gjyqeve se kudo qe te shkosh duhet te paguash rende dhe nuk pyet njeri a je ne pune apo jo, pra ka humbur edhe ndjenja njerezore e humane.
Atehere me te drejte shtrojme pyetjen: Kush fitoj nga demokracia. Pergjigja eshte kjo: Fituan vetem politikanet, mashtrusat”trima” qe zaptuan dhe shiten tokat e pronareve te ligjshem, bizmesmenet militante, ndera shumica fitoj varferine dhe stresin per te ardhmen qe nuk ke as garanci me minimale per jeten dhe perspektiven e femijve.
c te shkrujajme shume nga parafofolesi por vetem do te shtoj dicka .jam iprirur te besoj se ai kohe me pare ,qeberi te pa mnduren deri sa deboi leka zogun,,ndersa sillet sikur nuk kandodhur asgje …ai ka mare persiper qe ta shkateroje ate vend ..historia perseritet ,ate qe beri zogu ate kerkon te beje dhe ky ,pasuria e ketij tani ja kalon edhe zogut ,turp intelegjenca shqiptareqe mendoj se ka vdekur nuk reagon,fare …turp turp..turp
ai eshte mesuar si ishkomunist fanatik i foslizuar ne “demokrat” te ike me shkelma si ne 1997 – prandaj poplli duhet te vesh kepuce me maje ti jape shkelmin e fundit ketij gerdalle qe i ehste fiksuar ne tru qe duhet te rrij e ende ? Po per cfare ? Ai as qe e di se cafre te beje me ne kete vend – i ka bere te gjitha te keqijat.
Ne cdo moment maloku Sali ecen me gjunje te perthyera. Ai ka kullotur dhite e familjes dhe te fshatit, ne zone malore ku gjunjet rrine gjthnje te perthyera. Nuk mesohet e ecura ne Bulevard o palla Sali mbasi ke marre pashaporten 4 vjet me vonese se ke qene i pa rregjistruar per Pushtetin Popullor. I lindur ne stanin e dhive dhe shume me vone je rregjistruar ne gjendjen civile, pas luftes se 2 Boterore, si te gjithe bashkefshtaret ore sojlli del qe ne brezin e pare je malok dhe kopil. Sali ti premton vetem vdekje, ky eshte pasioni dhe zanati qe ke si VAMPIR.
me lejo te jap une disa arsye:
* asnje politikan nuk e ka autoritetin moral, politik e njerzor sot per sot as t’afrohet e jo me te barazohet me të.
* nuk mund te gjesh nje drejtues te afte te marre vendime te drejta te shpejta që ne pamje te pare duken shume te veshtira.
* KOSOVES do t’i shthej pavaresia pa lobimin e tij te fuqishem tek familja Bush.
* Rruga e Kombit do te ndertohej pas 20 vjetesh.
* Shqiperia zor se anëtarsohej ne Nato pa lobimin e fuqishem te Tom Riç te Presidenti
* liberalizimi i vizave nuk do te arrihej pa kembnguljen e tij.
* tunelin e rruges Tirane- Elbasan vetem nje autoritet si Berisha do ta fillonte dhe perfundonte.
* rrugen e Arberit vetem Berisha do ta perfundoje.
Populli shqiptar eshte aq i mençur sa do ta shfrytezoje edhe per kete legjislature kete aset te papersertiteshm ( Berisha)
mund te shkruaja shume edeh gjate.
artikullshruajtesi ne hyrje te shkrimit ben nje apel se me cfar llogjike dhe per cfar mund te rivotohet perseri Sali Berishadhe dhe i habitur kerkon se cilat mund te jene arsyet.. nuk ka nevoje te lodhesh do te them une jo disa po vetem nje qe eshte mese e mjaftueshme per ta rivotuar S. Berishen. SALI BERISHA do rivotohet per te mos par kure ne pushtet Gramoz boshevik Rucin..,Dash Myslim Pezen..,Ditmir Sulejmman Bushatin..,Ilir HAMIT beqenetj..etj e duke mbaruar me Edvin Kristaq Ramen qe pervec te tjerave shte dhe nje pervers dhe skizofren i lindur..a i kuptove o artikullshruajtes i….
Zoterinj te gazetes DITA merrni mundimin dhe hiqeni foton e KAFSHAS, edhe ne kecim se gjati shikohet mire pedana ku do te rrahi (mbeshtetet) kemba per te berre kercimin, ky Kryeministri i PD -se, me gjithe se eshte i veshur me kostrum te “lire” me hapin e tij duket sikur po ndjek dhite ne Dukagjin. Taken e kepuces e ka vendosur ne borduren e shkalles nje shkallese, qe te mos iki per lesh arapi. Me falni per lesh do te iki ai dhe familja e tij si dhe 400 hajdutet qe i rrine nga pas e qe i jane shtuar me Kacin e zi e shoket e tij.
ikja e Sali Berishes eshte nje eveniment historik jo vetem per Shqiperine por dhe per vete PD sepse ikja e tij nga pushteti do conte kete te fundit ne nje rinovim te kryesise dhe pregatitjen e saj per tu rikthyer ne pushtet pa krijuar kulte te reja eshte e domosdoshme per shqiperine qe kufizimi i mandateve te jete ne kushtetute per te mos u rikthyer ne kultin e indivdit ku disa te jene te perjetshem ne politike dhe te rinjte qe aspirojne nje rinovim te kastes se politikaneve te sotem te mos e kene kete mundesi