Pornografia online, në rrezik seksualiteti i përdoruesve

anazapta

Adoleshentët po vuajnë përditë e më shumë pasojat e pornografisë online. Ky është alarmi i një grupi studiuesish italianë të Shoqatës së Andrologjisë dhe Seksualitetit. Sipas tyre, në vendin fqinj, 25 për qind e të rinjve të moshës 14-16 kalon shumë kohë në faqet pornografike, çka rrezikon funksionimin normal të tyre në aspektin seksual.

Sipas studimit të nisur në vitin 2005, rastet e përdorimit të faqeve porno pothuajse janë dyfishuar, duke lëvizur nga 5 milionë në 8 milionë. Prej këtyre, 10 për qind janë përdorues adoleshentë.

“Varësia nga seksi nuk është fenomen i ri. Ajo është një sjellje që karakterizohet nga dëshira seksuale anormale, e cila ndërhyn seriozisht në aktivitetin e përditshëm, madje edhe e pengon këtë të fundit, duke u shndërruar në qëllimin e vetëm të jetës. Ky çrregullim është renditur vitet e fundit në listën e varësive dhe ka një incidencë të caktuar, edhe pse në shumicën e rasteve nënvlerësohet. Varësia nga pornografia nis si një autoerotizëm i thjeshtë, por mund të kthehet në problem kompulsiv”.

Pasojat

Të kalosh shumë kohë para imazheve erotike mund të provokojë ulje të dëshirës seksuale. “Rënia e dëshirës  lidhet me faktin se varësia nga pornografia e mëson subjektin të bëjë gjithçka vetë, duke e bërë të harrojë perceptimet afektive. Autoerotizmi që gjenerohet nga pornografia online nxit rënien e kënaqësisë dhe dëshirës seksuale kundrejt partnerit. Kjo e shtyn subjektin drejt paaftësisë për t’u lidhur shpirtërisht me dikë, ndërsa zonat në tru që janë përgjegjëse për këtë aspekt vijë gradualisht duke u konsumuar, çka modifikon edhe kiminë e trurit, duke e bërë edhe më të vështirë rikthimin në normalitet”, thonë specialistët. /G.S.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *