Në seancën e 13-të dhe të fundit të gjyqit (datë 10.06.1949) u dha vendimi për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta.
Gjykata jep dënim kapital për Xoxen, e cilësuat si “kreu i bandës armiqësore-trockiste” dhe nga 5 deri në 20 vite dënim për katër bashkëpunëtorët e tij.
Ata dënohen edhe me punë të detyruar gjatë privimit të lirisë. Të dënuarit humbasin gjithashtu të drejtat civile dhe u hiqen gradat që kanë pasur.
Në leximin e vendimit për Gjeneral Leitnant Koçi Xoxen bie në sy se ai dënohet edhe për “arrestime, vrasje, internime të paligjshme dhe torturime të shtetasve” e gjithashtu për “përvetësimin e të hollave në dëm të arkës së shtetit dhe të partisë”.
Pandi Kristo u dënua me 20 vjet privim lirie, Vaskë Koleci me 15 vjet privim lirie, Nuri Huta me 10 vite privim lirie dhe Vango Mitrojorgji me 5 vjet privim lirie
“Në bazë të nenit 2 paragrafi i IV të Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë dhe mbi zbatimin e konfiskimit, pasi rezulton se të dënuarit e mësipërm nuk zotërojnë pasuri, gjykata vendos përjashtimin e tyre nga masa e konfiskimit” – thuhet në vendimin e shpallur në Tiranë, më 10 qershor 1949, firmosur nga kryetari i trupit gjykues, Frederik Nosi dhe anëtarët Niko Zoto, Vasil Trimçev dhe sekretar, Kozma Toçi.
(Fund)
NESËR DO TË LEXONI:
-Kërkesa e Koçi Xoxes, dënuar nga Gjykata e Lartë me ‘Vdekje me pushkatim’, drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e jetës dhe refuzimi i kësaj kërkese.
-Cila ishte kërkesa e fundit e Koçi Xoxes para zbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, ekzekutimin me pushkatim.
-Kur u ekzekutua Koçi Xoxe dhe kush ishin personat që morën pjesë në ekzekutimin e tij.

Disa udheheqes komuniste si Lenini, Titoja, Mao Ce Duni nuk denuan “shoket e tyre te idealit” me “vdekje me pushkatim”, kete gje e ka bere vetem Stalini dhe Enveri, te shquar per mizorite e tyre.
Ky ishte ai rivali,per sa i perket pushtetit,dhe kur te eleminohet ky me Emrin Xoxe,atehere keta te tjeret jan sa per sy e per faqe,per ti treguar popullit dhe Partise ,qe ne ket shtet ka “DREJTESI”?!
Edhe une mendoj si Vasili e si Beni!!
E verteta eshtë se Xoxe sipas edhe Hrushovit ne librin”Krucev”kujtime ishte agjent i UDB,drejtues i saj ne krah të Hoxhes.Krushovi thote se eshtë KGB,ajo qe kish dhe krijuar UDB qe i tregoi Stalinit se Xoxe ishte agjent i Titos,i cili ishte prishur me Stalinin,pasi sipas Krushovit,Tito ishte i dokumentuar si agjent anglez!…Eshte Stalini qe njiftoi Enverin, tregon Hrushovi, dhe detyrimisht fajet e Xoxe ishin per kohen të renda!Sot gjykojme se nuk duhej pushkatuar…Por peoblem mbetet pyetja e drejtë:” Kush e zevendesoi Xoxen si agjent ne krah të nacionalistit stalinist(keshtu e quan Krushovi)Hoxha,sepse UDB sipas dhe Milloshevicit, ne gjithe Ballkanin paguante dhe kish 2000 agjentë 50 perqind në Kosovë,Tirane dhe Shkoder!…Pra,shqiptarë!Ka autore qe thone(prof.Pirjevac libri”Luftrat në ish jugosllavi”se Hoxha investonte qe ne vitet ’60 irredentistë kosovare në Gjermani,Zvicer dhe Belgjikë!Por nga ana tjeter UDB kishte agjenture shume të forte me veriore shqiptare në Shkoder e sidomos në Tirane,bile në krah të stalinistit nacionalist Hoxha…”Krushov jep një goditje indirekte,pas mbledhjes se 81 partive komuniste në Moske,ku sipas tij”Hoxha per here të pare në bllokun tonë beri pluralizmin, por komunistja e vendosur Ibaurr menjeherë u ngrit dhe si komuniste revolucionare ja perplasi atij në fytyre duke thënë”Hoxha si një qen po kafshon dorën e atij që i jep të hajë!”(Libri Krucev,fq.211-215).Krushovi nuk e pranoi Ramiz Alinë në vitin 1961,ne mbledhjen e Traktatit të Varshaves,kur u vendos për ngritjen e Murit të Berlinit.Perse?Alia e shpjegon butesisht prishjen e mbledhjes,kokfortesi të tij qe nuk delte nga salla…Po a eshtë vertet kështu?Kush ishte zevendesues i Xoxe në krah të Enverit?Ka autore qe thone se duhej mbajtur Kosova nga ish jugosllavia e qe të behej kjo,duhej qe Banda e Veriut,agjenture serbe,te mbante në mjerim,presion varferie dhe lufte klasash Shqiperine qe kosovaret kur të kujtonin bashkim me Shqiperine të puthnin Titon,Rankovicin,Milloshevicin!Interrnimet burgimet,vrasjet gjer brenda kupoles së Hoxhes,të gjitha projektoheshin ne Beograd.Alia eleminoi duket kundershtaret e tij dhe për kamufkim veprimesh nxori në skenë një tjeter agjent me të cilin duket kish eleminuar në Paris,një stalinist nacionalist të rendesishëm jugor,Hysni Kapo.Por duket strategjia Hoxha ishte teper e thelle dhe e sofistikuar,ndofta mbeshtetur qe në luften nacionalclirimtare,nga nje superfuqi e kohes e cila pas vdekjes se tij të pershpejtuar,ndezi motoret e luftes në Kosovë!Perplasjet dhe reagimet gjer te hapura te agjentëve të UDB qe moren dhe mbajne ende pushtet në Tiranë,ishin dhe ende jane dramatike për Shqiperine,por jo për Kosoven të ciles dhe pse ju sabotua plani nacionalisto komunist i Mehmet Shehut”Shperthimi”,në Tirane(Pasi e pa planin Byroja Politike,tre dite me pas gjykohet se ai ishte prezent në Beograd,pa u dokumentuar ende kush e coi nga ish antaret e Byrose Politike) me ndihmen e faktorit nderkombetar Kosova fitoi lirine e pakthyeshme!Mbetet kush ndihmoi Beogradin të reagoi ashper me genocid në Kosove,kush furnizoi makinen e tij luftarake dhe pyetja e drejtperdrejt:Përse Alia dhe Berisha ndersa rrenuan Shqiperine,me lufte te ashper klasash, interrnime,burgosje,vrasje,tufeza dhe “mbyllje”totale,prishje me Kinen, Gjermanine,prishje të industrise,trafik të armatimit,vrasje Gerdeci,21 janari dhe tragjedi ’97,nuk perkujtuan asnjehere pioneret e luftes “irredentiste”në Kosovë,Haxhi Zekën,Jusuf Gervallen!Burgosen legjenden Adem Jashari dhe e spiunuan ate nga Tirana,nepermjet një agjenti kosovar….Xoxe mund dhe duhej të mos ishte pushkatuar edhe si agjent,por me e rendesishme është të dokumentohet dhe ndeshkohen sot ata qe e zevendesuan atë dhe ishin edhe gjer varkar të stalinistit nacionalist Hoxha!Historia do flas me fakte të turpshme kombetare për Banden e Veriut qe dhe sot drejton në Tiranë!