Braktisja e Papandreut dhe Ajalës nga Kaçi

anazapta

Në një prej të përditëshmes të Tiranës, politikani me fame botërore, me origjinë shqiptare e shtetësi franko-anglezo-mallakastriote, dojçi Kaç Von Islam i ka larë perfundimisht hesapet me Internacionalen Socialiste. Me sa duket, pas konsultës të rradhës me ajken e grupit liberal të socialdemokratëve të lagjes “kuçi, kaçi e maçi”, ka bërë zbulime të papara lidhur me “bashkejetesën e Ramës me Papandreun dhe Ajalën”. Ky fizikant i doktoruar ka zbuluar me thellësine që e karakterizon se Internacionalja Socialiste (I.S.) ka mare një goditje fatale nga partitë socialdemokrate europiane. Për çudinë e tij dhe të zotit Ver Llapa (kryetarit të socialdemokratëve të kryqezimit të “21 dhjetorit”), Edi Rama ende na ruajtka bashkëjetesen me despotet Papandreu dhe Ajala, ndërkohë që duhet të distancohej prej tyre e të aderonte në simotrën tjetër të saj Aleancën Progresive, themeluar në … 22 maj te vitit 2013 … 9 ditë më parë, duke filluar që sot, apo rreth 60 vjet pas lindjes të këtij pararendësi të zhvillimit të njerëzimit.

Kjo Internacionale që na e paska themeluar Frederik Engelsi në vitin 1889, është kthyer në një çerdhe ku na paskan vegjetuar figura të tilla si Husni Mubaraku, apo Ben Ali i Tunizisë. Me e tmerrshme është ajo që, kjo strofull ujqërish, i ka bërë respekt shokut Lorent Gabo të Bregut të Fildishtë, vend ky me të cilin populli ynë është i lidhur me një miqësi më shumë se dy mije vjet, kohë kur varkat e ilirve kishin një treg të fuqishëm në këtë vënd, ku fildishi ende vazhdon e varet nëpër pemë.

Nëpërmjet një pamje rrënqethëse, hulumtuesi ynë grandioz zbulon tre definicione, para të cilave tre ligjet e Njutonit nuk janë asgjë përveçse një shakaje të rëndomtë : 1) Me kryetarin e I.S. zotin Papandreu askush nuk dëshiron të dalë në foto në krahë të tij; 2) Posti i Sekretarit të Përgjithshëm qysh prej 24 vjetësh na u mbajtka nga Kiliani “i palëvizshëm” Luis Ajala, i cili sipas qënka zgjedhur përmes manipulimit; dhe më në fund 3) Ky, së bashku me kryetarin kanë keqpërdorur fondet e organizatës. Me këtë zbulim, të cilit shumë shpejt Komisioni i posaçëm shkencor në Bernë të Zvicrës, do t’i jap patentën e nivelit të Ajnshtajnit, bëhet i mundur shpjegimi i mjaft fenomeneve, duke filluar nga ajo që po ndodh në akullnajat e Polit të Veriut e deri në zbulimin e lidhjes së leshit mes Parlamentit albanez dhe galaktikës së Kashtës të Kumtrit.

Mendoj se për këtë fotografim radioaktiv që i është bërë forcave opozitare në vendin tonë në raport me I.S, e për këtë kaperxim në mënyrën e të menduarit të “homo sapiensit”, Bashkia e Tiranës mund ta perkuli pak nga sipër bishtin e kalit të Skëndërbeut e në hapsirën që krijohet, të vendos aty bustin e këtij gjigandi me këmbët gjithë tru.

Kësaj Internacionale, pas këtij momenti, nuk i mbetet gjë tjeter përveçëse të shpalli shpërndarjen e saj. Me ndjenjën e inatit të derrit e me thirjen luftarake “yp Xhixhi Kaç”, ajo tashmë duhet të shikojë nga e ardhmja, nga rrugët e New Tiranës, afër pallatit me shigjeta, nga ku projektohet e ardhmja e rendit botëror.

 

Në vend të perfundimit…

Pas këtij rrugëtimi shembullor teorik, është fare e thjeshtë që të kuptohet se përse ndërkohë që I.S. është “abandonuar”, në të ka mbetur vetëm Edi Rama i cili ka preferuar ta lërë Partinë Socialiste anëtare të saj. Ai na qenka i lidhur përfundimisht pas qerres së Papandreut dhe Ajales, e si i tillë është krejtësisht i interesuar të qendrojë pranë kolegëve të vet afrikan e aziatik, duke u detyruar herë herë të lyhet me bojë të zezë e të vari në vesh vathin e Otellos, dhe herë herë te tërheq vetullat e të vesh fustanellën e madam Baterflait, bashkë me parukën e me shtizat me helm në maje të kokes. Funksioni i tij si nënkryetar, nuk mbyllet me kaq. Në se në I.S. do të futet, ashtu siç parashikohet, edhe partia si motër e Perusë, ai e ka për detyrë të vishet e të pajiset me gjithëçka që karakterizon trediten e popullit maja, pa harruar ate kallamin karakteristik.

E pra, a ka gjë me të thjeshtë për të kuptuar përsenë e ardhjes të Ajalës në Tiranë? Në 23 qershor Edi Rama fiton dhe bashkë me të I.S. fillon te zbatoje një fazë të re manipulimi e uzurpimi, ne vendin e shqipove, ne kështjelln e pamposhtur te bllokmenëve të rinj buzë Adriatikut mavi.

 

Përfundim…

Në letërkëmbimin që autori i këtyre rradhëve, pati fatin të ketë me zotin Sigmar Gabriel, kryetar i PSD Gjermane, mori disa rekomandime në formën e porosive, të botuara në gazetën “Kaç-i-zi-maine zaitung”, te cilat po i kaloj drejt per se drejti : i) Te mbahet mire parasysh postulati i social demokracise, se dalja në fotografi me Papandreun përbën një krim të pashembullt ndaj njerëzimit e si e tille ai që do ta marri këtë guxim do të dënohet me zhytje të kokës në një fuçi të mbushur plot me uzo; ii) Eksperienca e përfituar nga Tirana albaneze. Korifeu i social demokracisë herr Kaç Von Islam, përjashtuar nga partia e vet me pretekstin fallco që lidhet me mëndjen e trupin e shkurtër, u fut në grupin kundërshtar, duke krijuar aty një kaos, apo me termat e parlamentarizmit Shqiptar një gjëndje lesh arapi, e cila siguron plotësisht premisat për humbjen fatale të zgjedhjeve nga ana e këtij grupi, i cili sipas njoftimeve të kaherëshme, për simbol ka një kafke të thyer; iii) Pas fitores së Edi Ramës, herr Islami të bëj ç’është e mundur që të përjashtohet nga grupi politik humbës, me pretekstin e çrregullimeve yjore në konstelacionin e Derrit, e të rifutet përsëri në partinë socialiste, për të bërë naftën e nevojshme në këtë parti e në krejt vendin, që e ka për fat këtë peshqesh. Ju puth halla në të dy faqet pas 23 qershorit.

Share This Article
9 Comments
  • O Bardhyl !
    Shkruaj dicka qe te kete vlere e te quhet gazetareske ..
    Boll me me fleterufete cinikoironike e tipit komunist .

  • I dashur ENO; nuk dua momentalisht te besoj se je nje kopje-oigjinale e Prof/Dr. XHUXHIT, qe per karrige ne Parlament apo Qeveri tradheton edhe gjakun e vet, e jo me PS apo me shume, sic eshte Internacionalia Socialiste qe ne gjirin e saj ka vertete burra-shteti anglo-sakson apo latino-fancez, dhe jo XHUXHA si Kac Islami apo Tos Nano (tutori i Katriot Islamit qe nga 1990).

  • Nje satire therrese, ndonese ka patur nevoje per pak me teper fgura letrare. Por ne nga anet tona e kemi pak me ndryshe. Ne themi se derri i eger sikunder dhe qeni i terbuar nuk kane dert nga saçmet. Kaçkuçzi Islam al xhihad berishe eshte nje lloj produkti i kryqezimit te nje dose te arratisur me nje qen te terbuar. T’i kushtosh vemendje nje qenie te tille, qe ne kembe duket sikur qendron ulur, eshte njelloj, ne mos me keq si te interesohesh per nje qen zgjebarak qe mbllaçit tek koshi i plehrave nje qepe te kalbur.

  • Satire e bukur kjo. Sot ky shkrim me beri kurioz rreth vertetesise faktuale ne shkrimin e Islamit disa dite me pare. Nje kerkim fare i thjeshte ne google, dhe na doli qe I.S. qenka themeluar ne 1951. Me tej, edhe pse parti te rendesishme do te marrin pjese tek Aleanca Progresive, ato do te vazhdojne te jene pjese e I.S. e keshtu me rradhe. Mire e ka ai siper, vaj me det po merremi me Kacin…

  • Ploretare te te gjithe vendeve bashkohuni.
    Sa per dijeni Papandreu nuk qendron as ne Greqi me shume se 3 dite ne 6 muej dhe eshte i mbaruar .Zor se do e ngreje ne kembe Papandreun e Ajalen ky artikull shkruesi.
    Sd gjermane dhe progresistet iken dhe ja lane Papandreut dhe Ajales Is te gezojne por fondet dhe partite kryesore iken.Nuk eshte cudi edhe Rames ti vije radha per president te Is qe nuk ekziston me.Kesaj i thone; Kalit te ngordhur ti heqesh patkojt ne se si kane rene para ngordhjes

  • e bukur satira.Shikoj ne mengjres titujt e gazetave dhe gjithmone dalloj artikujt e doktor-matematiksit Isamit,analist shkencor-politik kandidat i PD qe jep keshilla sesi duhet te jete PS.Ka llango builevardi qe brdhin per nje cope buke,ka nga ata te ushqyerit mire qe bredhin se i ha pleshti,ky Islami eshte nga te dytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *