Epidemia e duhanpirjes po vret edhe femrat

anazapta

Me kalimin e kohës femrat janë duke u barazuar me meshkujt pwr duhanpirjen. Numri i vdekjeve të parakohshme për shkak të duhanpirjes tek femrat (kancer i mushkërive, sëmundje vaskulare etj) është në rritje të vazhdueshme. Por shumë pak prej tyre janë në dijeni të një fakti të tillë, duke mos marrë masa për ta frenuar pirjen e duhanit.

Të dhënat shqetësuese janë raportuar dje në “Ditën Botërore pa Duhan” nga Instituti i Shëndetit Publik. “Femrat duhanpirëse janë po aq të rrezikuara nga sëmundjet e lidhura me duhanin, sa edhe meshkujt duhanpirës”, konfirmuan ekspertët e shëndetit publik. Pavarësisht këtij fakti shqetësues, ekzistenca shtatëvjeçare e ligjit antiduhan në vendin tonë, përveçse ka çuar dëm fonde të shumta (për organizimin e fushatave sensibilizuese), ka dështuar tërësisht. E kjo gjë shihet më së miri tek rritja e numrit të duhanpirësve.

Institucionet përgjegjëse duke filluar nga strukturat shëndetësore, inspektorati sanitar, si dhe të policisë kujtohen tek-tuk të zhvillojnë ndonjë aksion të shkëputur, i cili nuk i vjen aspak në ndihmë zbatimit të ligjit antiduhan në ambientet publike.

“Duhani është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik, më te cilin po përballet sot Shqipëria. Mbi 39 për qind e popullatës në vend është duhanpirëse, në statistika po kaq shqetësuese është edhe numri i të  prekurve nga sëmundjet kancerogjene që i atribuohen pirjes së duhanit. E nëse dikur konsiderohej vetëm si kuriozitet e më pas ves i meshkujve, sot shohim se femrat janë gjithashtu duhanpirëse të rregullta dhe statistikat tregojnë se 30-40 për qind e tyre pinë duhan”, ka vënë në dukje koordinatori i strategjisë antiduhan, Roland Shuperka.

Sipas tij, pirja e duhanit renditet si faktor i madh riskues për sëmundjet malinje, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të aparatit të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore. Duhani është shkaku kryesor i shumë vdekjeve që mund të shmangen nëse strukturat përgjegjëse për zbatimin e ligjit do të ishin më të rregullta në zbatimin e tij. Është i vetmi produkt që konsumohet legalisht që vret një të tretën deri nw një të dytën e atyre që e përdorin.

Sipas të dhënave të detajuara nga autoritet shëndetësore rezulton se në Shqipëri më shumë se 3.300 njerëz vdesin çdo vit nga pasojat që shkakton pirja e duhanit e nëse do të vijojnë këto rimte atëherë në dekadën e ardhshme është parashikuar që ky numër të dyfishohet. Në mbarë botën, duhani shkakton 5.4 milionw vdekje në vit, një shifër kjo qw pritet të rritet në 8 milionw në 2030-n nëse vazhdon kjo shkallë e përdorimit. Mbi 70 për qind e vdekjeve ndodhin në vendet e varfra dhe në zhvillim.

 

Fillesat e Ditës Botërore pa Duhan datojnë në 1987   

“Dita Botërore pa Duhan” është një ditë që i kushtohet luftës kundër duhanit. Mbahet që prej 1987-s çdo 31 maj. Çdo herë ka një temë të veçantë.  31 Maj është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore tw Shëndetësisë si dita në të cilën të gjithë duhet të promovojnë një stil të shëndetshëm jetese, duke mbajtur sa më larg konsumin e duhanit, veçanërisht në radhët e të rinjve.

Në vitin 1987 vendet anëtare të OBSH-së, duke përcaktuar këtë ditë u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit. Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit. Me rastin e Ditës botërore pa duhan, Ministria jonë e Shëndetësisë çdo vit, duke filluar që nga viti 1998, ka organizuar aktivitete informuese, edukuese në drejtim të uljes së numrit të duhanpirësve.

Por këto fushata kanë dështuar tërësisht, pasi nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi në uljen e shifrave të duhanpirësve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *