Evolimi i teknologjisë ka bërë që dhe vjedhësit e bankave të jenë më të sofistikuar. Ky rezultat ka dalë dje nga zhvillimi i seminarit të Shoqatës së Bankave, për sigurinë e bankave. Grabitësit kanë sofistikuar format e vjedhjes dhe përballë kësaj, bankat tregtare, kërkojnë rritjen në nivele të larta të sigurisë private, ashtu si vendet e BE-së. Ekspertët e sigurisë së bankave dhe ato të policisë së shtetit kërkuan nga bankat tregtare rritjen e standardeve të zbatimit të rregulloreve për një mbikqyrje të rreptë. Vjedhjet më të shumta kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës nga 9 vjedhje secila, në 12 vite. “Banka nuk kërkon heronj, por banka kërkon zbatimin e rregullave dhe të procedurave. Strukturat e sigurisë fizike nëpër banka duhet të jenë sa më funksionale. Organizimi i hyrjeve në objektet bankare duhet të konsiderohet një faktor i rëndësishëm; minimizimi i vlerave monetare në sportele dhe respektimi i limiteve të përcaktuara ndikon në uljen e vjedhjeve në banka”, u shpreh Bajram Ibraj, ekspert sigurie në bankë gjatë zhvillimit të këtij seminari. Nga ky takim me shoqatën e bankave dhe ekspertëve të sigurisë, u kërkua të rritet bashkëpunimi ndërinstitucional, çka do të japë siguri më të madhe për paratë e mbyllura në banka. Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Fredi Agastra, kërkoi më shumë bashkëpunim mes bankave dhe policisë për të parandaluar krimin e vjedhjes. “Viti 2011 ka patur dhjetë raste që një individ i vetëm arriti të bënte disa vjedhje bankash në Tiranë dhe në Fier. Nga numri i përgjithshëm i këtyre vjedhjeve të bankave të dokumentuara e të zbuluara ligjërisht dhe autorët janë vënë para përgjegjësisë janë 19 dhe me një fuqi zbuluese prej 57.6 për qind”- tha Agastra.
Statistika
2010-2012 jane regjistruar 35 grabitje të bankave, ku 28 janë realizuar, dhe 7 mbetën në tentative. Viti 2010 shënon numrin më të madh, me 13 raste. Në 2012 ishin 3 raste, ndërsa vërehet se bankat e kanë rritur tej mase sigurinë, me 5 forma mbrojteje.
Vlora dhe Tirana shënojnë më shumë raste, ku madje në Vlorë, një dege e një banke është vjedhur tre herë.

e kane j kullaus brenda se s ka si te spiegohet 3 here nj banke te vidhet kaq lehte