Aksident në Levan-Tepelenë, vdes 45-vjeçari

anazapta

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë. Sipas policisë, 45-vjeçari është përplasur nga një makinë, ndërsa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *