Bashkia i jep Gaqo Bushakës titullin “Mirënjohja e Tiranës”

anazapta

Bashkia e Tiranës ka nderuar sot me titullin “Mirënjohja e Tiranës” shkrimtarin Gaqo Bushaka. Autori i dashur i letërsisë për fëmijë është vlerësuar me këtë çmim për kontributin e tij të shquar në krijimin e një prej personazheve më të veçanta për fëmijë, “Çufon” dhe për pasurimin e letërsisë shqiptare për fëmijë me veprat e tij shumë të dashura nga të gjithë fëmijët.

“Po e fillojmë me një akt, që në fakt unë kam privilegjin të lexoj, po që besoj flet në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës, prindërve të Tiranës dhe ju fëmijëve të Tiranës dhe shumë e shumë fëmijëve që sot janë rritur me krijimtarinë e Gaqo Bushakës dhe kurrë ndonjëherë nuk ka qenë më e plotë dhe më del nga zemra kjo që po lexoj: “Mirënjohja e Tiranës” – Në emër të qytetarëve të Tiranës, i paraqes këtë mirënjohje z. Gaqo Bushaka, për kontributin e tij të çmuar, në krijimin e një personazhi të veçantë për fëmijë “Çufos” dhe pasurimin e letërsisë shqiptare për fëmijë me veprat e tij shumë të dashura nga të gjithë”, u shpreh kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e 1 Qershorit. Basha tha gjithashtu se do i propozojë Këshillit Bashkiak, akordimin e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës.

Share This Article
2 Comments
  • Z. Gaqo Bushaka me vepren e tij, eshte i nderuar dhe i respektuar per te gjitha trevat shqip folese dhe me gjere dhe eshte detyre e Presidentit Nishanlli te merret me respektimin dhe dekorimin e kesaj figure. Z. Lulzime merru me punet e Bashkise se vjedhur, se ke 2 vjet qe i ke bere mutin.Tani po merresh me zgjedhjet dhe e ke kthyer metropolin, ne nje gjendje skandaloze ne emer te investimeve pa studime , me efekt Asfalt Elektoral me paret e taksapaguesve Tiranas, ku nje pjese kalojne ne xhepin tend e te servilave qe te sherbejne. Ke me vete edhe policine shkateruese qe ka lejuar e lejon cdo ndertim ne lulishte te bere nga Edi dhe ne hapesira publike, qe i ke zene me pijetore. T U R P .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *