Kryeministri Berisha është ndalur sot në qytetin e Pogradecit, ku ka inauguruar korpusin e ri të spitalit. Duke iu drejtuar bluzave të bardha, Berisha tha se e kanë vendosur në krah të vendeve të zhvilluara përsa i përket shërbimit shëndetësor.
“Ju jeni aty ku është dhimbja e kombit. Misioni juaj është i pakrahasueshëm dhe ju në disa aspekte keni dhënë kontributin tuaj për ta vendosur vendin me dinjitet në krah të vendeve të zhvilluara. Vdekshmëria foshnjore ka qenë një problem madhor për ne nga 2005 në 2011 ndërsa tashmë vdekshmëria foshnjore pothuajse është përgjysmuar. Jeni ju që me kujdesin tuaj për nënat shtatzënë që keni bërë që vdekshmëria të bjerë në 5.8 në 100 mijë dhe kjo është një nga shifrat më të ulëta në botë. Vendet më të zhvilluara e kanë këtë tregues shumë herë më të lartë. Por nëse vështrojmë popullatën në tërësi do të gjejmë që Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët se të gjithë kombet ish-komuniste. Natyrisht që do të zemërohen sepse ka shqiptarofobë që hidhen, por në këtë botë të lirë është vetëm krahasimi. Ne mjekët, infermierët jemi aksionerë në rritjen e jetëgjatësisë së shqiptarëve”, tha Berisha.
Duke qëndruar në shërbimin shëndetsor, Berisha tha se janë ndërtuar mbi 400 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, ndërsa premtoi rritje të rrogave dhe pensioneve të ulëta.
“Ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 400 qendra shëndetësore. Qeveria jonë do të vazhdojë të rrisë rrogat dhe pensionet e ulëta. Mjeku parësor merr pagë 170% më të lartë se 6 vjet më parë.
Infermierja merr pagë 2.4 herë më të lartë, merr përafërsisht 24 rroga në vit se sa merrte 6 vjet më parë. Ne do vazhdojmë t’i rrisim ato si dhe të mësuesve, pensionistëve. Kjo është politika jonë”, tha Berisha.

o shqitare c thote ky i cmendur ky skizofren ky sharlatan per mjekesine mire na i ben o balte ekombit kur te ka ne dore i ligu murit nuk ibihet me koke na kane vene ne dore rugacet qete ndjekin ty vetem lufta qe do ti na ndan me ta po kete nuk e duam me mire te vujme dhe 97 en nuk duam larg qofte dhe se te te hame te dyzetat amin