Deputeti socialist, Erion Braçe, komenton incidentin e Berishës në Burrel dhe prononcimin e 52-vjeçarit Petrit Hoxha, pas daljes nga paraburgimi.
“Zbardhet misteri. Pas 48 orësh në polici, flet burrelsi që sulmoi Berishën: Isha i dehur, do të votoj Berishën! Një pyetje kam: Ky është i katërti apo i pesti sulm ndaj Berishës; përse të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën? Mos vallë kur sulmojnë janë esëll dhe kur kalojnë nga duart e policisë, dehen?”, shkruan Braçe në FB.
“Atentatori” i Berishës: Isha i pirë, jam penduar. Do votoj për PD
“I kërkoj ndjesë publike kryeministrit, për veprimin që kam bërë, por kam qenë i pirë”. Kështu është shprehur Petrit Hoxha dje në Gjykatën e Burrelit, ku u përgjigj në lidhje me incidentin e tri ditëve më parë në këtë qytet.
Hoxha ka shpjeguar se si u përball me eskortën e Berishës, të cilën e ka qëlluar me gurë. Hoxha është shprehur se ka qenë i pirë dhe nuk ka pasur asnjë lloj nxitjeje nga persona të tretë, por pikërisht dyshimi për këtë të fundit duket se ka qenë arsyeja që e ka mbajtur tri ditë në ambientet e paraburgimit.
“I penduari” Hoxha është betuar në sallën e gjyqit që ai dhe familja e tij gjithnjë kanë votuar për Partinë Demokratike dhe sërish vota e tij dhe e familjes së tij do të shkojë pikërisht për këtë forcë politike. 52-vjeçari që qëlloi me një gur automjetin e Berishës është neutralizuar nga punonjësit e gardës, të cilët sipas dëshmitarëve, kanë ushtruar dhunë mbi të.
Ai është dërguar menjëherë në komisariat, ndërsa incidenti është “mjegulluar” nga policia, e cila tha fillimisht se makina e Berishës ishte qëlluar me lule dhe jo me gurë. Ndërkohë, as familjarët e të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin për mediat.
Gjykata e Burrelit vendosi dje “detyrim paraqitjeje” për 52-vjeçarin.

Po rreni pak ma lezetshem.Hoxha nuk pine olkol per dijeni.Sipas jush duhej pritur me lule ne komisariat.Mendoj se nuk eshte dora e tij ajo beri veprimin,po ket e dine shume ish komunistet.Ti bejn pak formalitetet dhe I tregon nje me nje.
pse sulmohet berisha,sepse P.S ka angazhur e paguare persona qe te SULMOJNE BERISHEN.dihet mire qe P.S do te humbe ne zgjedhje dhe ska fare as shanca minimale te P.S e L.S.I te guvernojne shtetin shqiptar sepse jane te pa deshiruara nga BASHKIMI EVROPIAN.vetem me demokratin berisha shqiprija i bashkohet B-E-se.
Mark.uk ….
Kujdes ETIKEN – MODERATORI
Brace ke qene dhe mbetesh perfaqesues dinjitoz i se majtes shqiptare.Nderhyrja jote eshte ne kohen e duhur.Njerzit dine vete te nxjerrin konkluzione.
Petrit HOXHA:- Shyqyr qe nuk pate Fatin e REMZI HOXHES! Me siguri, ne gjyq ke qene ESULL